Antonio Banderas dhe Juliette Binoche do të jenë dy protagonistët e filmit të ri, që bazohet mbi historinë e 33 minatorëve kilianë që mbetën të bllokuar nëntokë për 69 ditë në vitin 2010.
Banderas do të interpretojë rolin e Mario Sepulveda, i cili u kthye në simbolin e minatorëve dhe u pagëzua me pseudonimin Supermario (në foto me aktorin).
Ndërsa Juliette Binoche interpreton rolin e motrës së një prej minatorëve të bllokuar, Maria Segovia, e cila po ashtu u shndërrua në personazh pasi për 69 ditë qëndroi në mbështetje të tyre, në kampingun e ngritur pranë minierës.
“Ata i dhanë botës një mësim të madh mbi vlerën e jetës njerëzore”, është shprehur Banderas gjatë një takimi me minatorët dhe presidentin kilian, Sebastian Pinera (në foto).







Banderas eshte aktori model i jetes bashkeshortore.