Bedri Islami
Nuk e di rezultatin e zgjedhjeve bashkiake në Dibër dhe , thënë të drejtën, nuk më bën edhe aq përshtypje se kush do e udhëheqë këtë bashki veriore, në të cilën, asnjëri nga hallet nuk do të hiqet dhe shumë pak nga premtimet e bëra këto dy javë do të mbahen. Për kaq pak kohë, në atë trevë malore, janë bërë aq shumë premtime sa që askush nuk do të mund t’i mbajë, edhe po të qeverisë 10 vite e më shumë. Aq më pak një opozitë, e cila ka në dorë veç çelsat e kashtës dhe që, si duket, do të rrijë në opozitë edhe katër vitet e mëpasme, për të mos thënë më shumë.
Dibra, në këto zgjedhje bashkiake, ku njëri nga kanditatët bashkiakë nuk kishte as të drejtë vote, se nuk është banor i saj, është në fakt trendi më i keq i pritshëm në zgjedhjet politike të qershorit të ardhshëm; është droja e madhe se në Shqipëri do të përsëritet viti 1996, por kësaj here në sensin e kundërt, ku, opozita e sotme, pozita e vitit 1996, do të bëjë gjithçka që është e mundur forcërisht, për të ardhur në pushtet.
Do ta bëjë këtë sepse, si duket, më shumë se gjithë të tjerëve, në strukturat e saj është frika e Sistemit të ri të Drejtësisë, për të cilën mendojnë, jo pa të drejtë, se, duke qenë në pushtet, mund ta heqin nga vetja, krimet që ka bërë, përvetësimet e jashtëzakonshme, grabitjet, mjerimin e vrasjet.
Meqenëse është sjellur në këtë mënyrë me drejtësinë, edhe kur ka qenë në pushtet, edhe kur ka qenë jashtë pushtetit ,por e pushtetshme në sistemin që kishte ndërtuar vetë, pëdëistët politikë e banditë , më shumë se gjithçka tjetër drejtësisë i a kanë vënë dy këmbët në fyt, dhe, si kanë dashur, i a kanë liruar paksa fytin, vetëm kur është dashur të prononcohen në të mirë të shqupasve të sotëm, gërdecarëve të djeshëm dhe njëzetenjë janarsve vrasës gjakftohtë.
Në të vërtetë çfarë ndodhi në Dibër në këto tri javët e fundit? Pse qëndron droja se e gjithë kjo mund të pësëritet edhe në vitin e ardhshëm? Cili është rreziku që rri mbi kokën e shqiptarëve dhe mbi fatin e Shqipërisë?
Dibra, jo për fajin e saj dhe jo nga njerëzit e saj, është shembulli më i pistë se si mund të importohet dhuna revolucionare nga qendra në bazë. I ngjan një lëvizje kastriste, por në drejtimin e kundërt; ku kryeqyteti dhe liderët e mëdhenj rrethojnë një bashki provinciale dhe këtë e bëjnë jo me ide, vizion e mendim,por përmes dhunës.Dhe përmes forcave paraushtarake.
Në Dibër këto ditë anë qenë të pranishëm disa nga figurat më të stërkëqija të Opozitës, misteri i shumë enigmave vrastare rëndon mbi to. Ashtu si rëndon misteri i njohur i tregtimit të drogës, sajimit të provave të rreme, krijimit të grupeve të krimit dhe falangave të tij; mbi këto njerëz që ishin të pransihëm në Dibër rëndojnë aq shumë akuza, të cilat nuk u zbardhën vetëm se ishin në pushtet dhe se pushtetarët e sotëm nuk kanë këllqe, sa që do të mjaftonin për disa gjykata speciale.
Figura të spikatura të pararojës së dhunës pëdëiste , mes tyre Noka, që si bandit kërcënon me pistoletë, Sefgjini, njeriu më i akuzuar për vrasjen e një militanti të luftës në Kosovë, Kuliqi, njeriu që ishte i pari në vdekjen e Trebickës, figura të tjera që nuk janë ndodhur rastësisht pesë vite më parë në Vlorë kur u vra gjykatësi Konomi, nxitës të vrasjeve të 21 janarit, mes tyre edhe ish ministri i brendshem, Basha, që çirret gjithë ditën për të varfërit, kur vetëm njëra nga orët e dorës së tij mund të mjaftonte për një muaj bukë për gjithë Maqellarën,ku metingashët pëdëistë janë shndërruar në policë; ku njerëz të aventurës politike, si një Spahiu, duke u kapërdisur në veturat e shtrenjta, blerë ,ose me paratë e kohës së Këshillit të Lartë të Drejtësisë ose të shfrytëzuara nga naiviteti njerëzor; ish policë, ish gardistë, deri tek garda me emrin e Azem Hajdarit.
PD-ja e shëndrroi të gjithë fushën e Korabit në fushë beteje, për të pasur një precedent si mund të ushtrohet trysni përmes banditizmit.
Ata bënë njerën nga provat e përgjithshme të vitit të ardhshëm, përmes së cilit precedent, do të krijojnë premisat për një shtrirje të gjërë kudo që të munden, sidomos në veriun e Shqipërisë.
Ata e duan këtë bastion, e duan edhe pse e kishin harruar e rishtas do e harrojnë. Jo rastësisht lideri i tyre real, Berisha, që nga salla e Kuvendit, ku prej kohe është vetëm nga toleranca budallaqe e socialistëve, pak ditë më parë lëshoi kushtrimin se socialistët nuk e duan veriun. Rigoroz në qëndrimin e tij për ndarjen me thikë jug – veri, ai në fakt bëri thirrjen e përmbysjes me çfarëdo mjeti, dhe fill pas tij, duke u nisur nga zënkë e zakonshme mes qeverisë dhe bashkive, doli edhe një grua nga qyteti im për të bërë denoncimin sipas vazhdimit politik të Berishës.
Pastaj vërshoi edhe më tej sulmi bandit.
Dibra u bë qendër e rishfaqjes së një viti të prapshtë, pas së cilit kanë ardhur kaq zezona për Shqipërinë.
Demokratikasve aq u bën për zezonën e këtij vendi. Banditët nuk njohin asgjë tjetër veç banditizmit.
Lexova një deklaratë politike të kësaj partie. As më shumë se 25 rrjeshta, por përmendet mbi 20 herë krimi, pastaj kriminale, hakmarrje, forcërisht, ndejkje, ndëshkim, deri tek kërcënimi publik parlamentar se “ ju keni thyer dhe do ju thyejmë …”
Era e Dibrës, pavarësoisht se cili do të jetë kryetari i rii bashkisë të hënën në darkë, është më e prapshta për këtë vend.
Është fatale. Është kob.
Ata që e kanë bërë një herë këtë vend kobzi, si në majin e vitit 1996 e një vit më pas, kur ende kishte një grupim që mund të quhej i ndershëm, ata do e bëjnë tani, shumë herë më keq. Sepse tani, veç të tjerave, është vënë në lojë edhe jeta e tyre, e ardhmja e familjeve të tyre, pasi pasuria që kanë ngritur mund t’u hiqet.
Dibra , jo si bashki, por si shfaqje politike e importuar nga Tirana, saktësisht nga forcat paraushtarake të demokratikasve, duhet të mbetet një rast i vetëm, i rëndë, por i vetëm.
Nëse kjo do të vazhdojë të shtrihet më tej dhe të marrë përmasa të reja, viti 1996 do të na duket si një lulëzim, dhe askush nuk do e dijë të ardhmen e këtij vendi.
Çuditërisht, por jo rastësisht, e ardhmja e këtij vendi po kobëzohet pikërisht nga ata që thonë se u ngritën për ta demokratizuar dhe për ta bërë si gjithë Europa.
Për fat të keq.
******
Karikatura, nga Medi Belortaja

Z.BEDRI JU LUMT PENA E MENDJA QE NA MBANI FRYMEN GJALLE TE D I T A.PD ESHTE P.KRIMINALE DHE SA TE JET SB ATY NUK DO KET PAQE NE KETE VEND.PD E DINTE SE NUK DO FITONTE NDAJ NUK E MORI SHKEPUTJEN NGA TIRANA,DUKE QENE ME KEMBE NE DIBER E KOKEN NE TIRANE.DHE DIBRANET PO TREGOHEN TE MENÇEM.ATA E DINE SE KUSH JANE BANDITET E SALIUT QE KA VJEDHUR ÇDO GJE E VRARE NE KETE VEND.E ÇUDITESHE ESHTE SE DREJTESIA NUK VEPRON NDAJ NOKES QE RREH E NXJERR ARMEN VOTUESIT.SI NUK JEP PERGJIGJE PER MJELLIN..I CILI ISHTE PER NDIHME MYSLIMANEVE E JO TE VOTUESVE..ETJ.DHE DREJTESIA DO VONOI PASI KY ESHTE QELLIMINI SB…TE SHPETOI VJEDHJET E KRIMET E TIJ.LULI KARAGJOZI PO DESHTON MEBTURP EDHE KETE HERE…AI DUHET TE IK NGA KY VEND OSE TE LARHOHET NGA MENDESIT E SB
Ja pra Bedri. E majta po rifiton perseri ne Diber. Duket qe dibranet nuk jane aq budallenj dhe frikacake sa qe te tremben nga bandat e Berishes. Ka ikur ajo kohe. Zgjedhjet ne Diber deshmuan se populli, veri- jug, mbeshtet reformat e qeverise. Zgjedhjet po ashtu ripohojne fitoren e pritshme te Partise Socialiste ne zgjedhjet e ardhshme legjislative. Kur nuk fitoi as ne Diber, megjithe angazhimin e saj te stermadh, PD-ja nuk ka per te fituar me ndonjehere. Ajo rrezikon te kthehet keshtu ne partine e trete ne vend. Shqiptaret nuk i durojne dot ulurimat, fyerjet, sharjet, shpifjet dhe perbaltjet e diarrese se monstres nga Viçidoli. Prandaj kam bindjen se me shume humbi PD-ja sesa fitoi PS-ja.
Të gjitha dakord , Bedri , pērveç krahasimit me kastrizmin.Një gazetari si ty nuk i lejohet një krahasim alla Stefai…….Kastrizmi nuk është kastrizëm ….Ishte një lëvizje popullore revolucionare kundër Batisēs dhe oligarkëve fashistë që e mbanin në pushtet .Ishte një revoltë e mjerimit kundēr shtypjes dhe shfrytëzimit kafshëror që i bēhej popullit kuban nga kasta e shitur tek moltinacionalet e sheqerit dhe duhanit .I ke bërë ndonjëherë pyetje vehtes pērse Kuba reziston akoma , pas 56 vitesh…..I njeh kushtet e jetesës të atyre shteteve që janë rrotull Kubës …Èshtë një sugjerim miqësor
Hajde analize hajde. Mbajua frymen gjalle o Bedri ketyre mjeraneve me hartime mediokre. Edhe hienat dhe shkabat e mbajne frymen gjalle me kerma dhe jane te kenaqura kur shqepen me to edhe pse kuterbojne dynjane. Ky eshte nje hartim i tipit “para partizane”. Nese do te flasim per bandat atehere duhen perrmendur edhe bandat e pushtetit, prania e njerezve me rekorde kriminale, krunde te larguara nga parlamenti per shkak te dekriminalizimit, frikesesimi me heqje nga puna, shperndarja e parave dhe thaseve me miell, kercenimi i kryeminstrit se nuk do te kete investime nese nuk fiton kandidati i majte e plot te tjera. Sa per oren e shtrenjte te Bashes mund te shtoje edhe syzet gjashtedhjetemije dollareshe te Doshit, oren e Taulant Balles, canten firmato te Spiropalit (zonja pese milione dollare), e plot kodosher te tjere te pushtetit, 300 milione dollaret e te ashtuquajturave koncesioneve te shendetesise me te cilat do te ishte bere rruga e munguar e Arbrit me gjashte korsi, 260 milione dollare te munguara nga evazioni fiskal dhe vedhjet ne dogana, 600 mije euro te hedhura kot per palamat e autostrades qe nuk qendruan as nje vit sepse filloi shkulja e tyre, 500 milione dollare te CEZ-it te djalit Stefan Fyles e plot zullume te tjera, dhe miliardat e njerezve te pushtetit qe lazaratizuan Shqiperine me Hashash. Vazhdo Bedri prodho kerma per langojte, shkabat dhe hienat, sepse po te te dhimseshin ty fukarenjte dhe interesi publik do t’i kishe permendur edhe bandat dhe zullumet e krahut tjeter.
Grupi i regjizoreve te politikes dhe producenteve te mafies ekonomike na dhuroi nje film te bukur me lufte ne trevat e Skenderit.Filmi mbaroi .Tashti tu kthehemi halleve tona se shpejt fillojne pregatitje per filmin tjeter.
Ne keto cfaqje po u investuam fitojne te gjithe regjizore e producente qe mbushin xhepat si dhe ne mbushemi e na vezullojne syte nga shpresa qe na mban gjalle.
Plotesisht dakort me shkrimin. Ka ardhur koha qe t’i priten duart banditizmit. Pushteti fitohet me dashuri e largpamesi e jo me banditizem. Falangat Naziste duhen ndeshkuar, te kujtdo krahu qe te jene.
Une nje gje nuk arrij te kuptoj, kjo trupa paramilitare qe mban emrin e Azem Hajdarit , nuk eshte nje eksperience e re . Kush nuk i kujton uniformat e murrme ne Gjermani , apo te zezat ne Itali . Dihet se çfare rezultati sollen . Ne nje fare forme (pa uniforma por me pardesy te bardha) keto forma jane zbatuar edhe ne ne vitet e zjarrit 1991-1992 deri sa moren pushtetin dhe emri ishte i njejte Azem Hajdari Nuk e kuptoj si nevleftesohet kjo gje , ketu tek ne ,si nga qeveria , si nga PS por edhe nga opinioni ne pergjithesi ?Per mua nevleftesimi eshte miopi qe uroj te mos na kushtoje nje dite .