Banesa merr flakë, lëndohen dy shtetas në Tiranë

Ornela

Dy qytetarë kanë mbetur të plagosur këtë të martë pasdite në Tiranë, pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët.

Policia njofton se zjarri ka rënë në banesën e 55-vjeçarit me iniciale B.R. në bulevardin “Zogu I”. I plagosur ka mbetur 55-vjeçari dhe 78-vjeçarja me iniciale B.R.

Të dy shtetasit janë në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që nuk dihet nëse ka qenë pakujdesia apo arsye të tjera që shkaktuan zjarrin.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *