Bangkok, 27 të vrarë dhe 80 të plagosur nga sulmi me bombë

redaktor

27 persona, shumica turistë të huaj, janë vrarë dhe mbi 80 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një bombe në kryeqytetin tajlandez, Bangkok.

Sipas raportimeve, në vendngjarje është gjetur edhe një bombë e dytë e pashpërthyer që është çaktivizuar.

Deri më tani askush s’e ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës të ndodhur në vendin e shenjtë Erawan, që ndodhet në qendër të qytetit.

Qeveria tajlandeze e ka cilësuar sulmin si një përpjekje për të dëmtuar ekonominë dhe turizmin, pasi siç bëhet me dije, objekt i sulmit kanë qenë kryesisht turistët e huaj.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *