Banka bën copy-paste

Dita

Përshëndetje Dita! Së fundmi banka qendrore e Shqipërisë uli përsëri normat e interesit me qëllim që kapitalet të investohen në ekonomi në vend që të depozitohen në banka. Kjo do të kishte sens nëse në Shqipëri do të ekzistonte bursa dhe kështu ndodh në vendet me bursa siç janë bile edhe Maqedonia, Bosnja, Mali i Zi.

Individët në rastet kur interesat bankare janë të ulëta, transferojnë kapitalet duke blerë aksione të cilat janë me risk më të madh se në rastin kur përfitonin interesat bankare. Në një vend si Shqipëria ku nuk ka bursë, nuk ka sens që ulja e interesave do të shkojë në financimin e ekonomisë formale, por do të rriste rrezikun e tërheqjes së lekëve nga bankat siç po ndodh dhe do të çojë në dhënien e lekëve me fajde të cilat shpesh përfundojnë keq sepse jepen në mirëbesim dhe nuk kthehen. Pra ulja e interesave bankare në një vend si Shqipëria veç se rrit rrezikun e individëve dhe ul të ardhurat sidomos të shtresës së mesme.

Banka jonë qendrore thjesht po bën “copy paste” të politikave monetare të bankave qendrore si ajo e Europës dhe Japonisë, qëllimi i të cilave është transferimi i kapitaleve nga sistemi bankar në drejtim të bursave për stimulimin e ekonomisë reale. Po në kushtet e Shqipërisë ku do të shkojnë lekët?

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *