Banka Botërore, 150 milion dollarë Shqipërisë për sektorin energjitik

Bledar Lumani

Banka Botërore ka miratuar dje një fond prej 150 milion dollarë për Shqipërinë, që do të përdoret për sektorin energjitik.

Fondi do të përdoret në veçanti në përmirësimin e furnizimit me energji elektrike dhe qëndrueshmërinë financiare të këtij sektori.

Sektori i energjisë në Shqipëri po ndeshet me sfida serioze financiare dhe operacionale, duke përfshirë një deficit të lartë të pa financuar prej rreth 550 milionë dollarësh dhe një nivel të madh të humbjeve teknike dhe komerciale prej rreth 42 përqind, më i larti në rajon, për shkak të mospagesës së faturave të energjisë elektrike nga ana e konsumatorëve, si dhe normat e ulëta të mbledhjes së borxheve.

Prodhimi i Energjisë mbështetet pothuajse tërësisht në hidrocentralet e vendit, që do të thotë se importet e energjisë janë shpesh të nevojshme gjatë stinëve kur vendi ndeshet me thatësira dhe mungesë të reshjeve të shiut.

Përpjekjet e qeverisë për reformimin e sektorit të energjisë përfshijnë diversifikimin e burimeve prodhuese, pakësimin e nivelit të humbjes së energjisë gjatë shpërndarjes, përmirësimin e pagesës së energjisë nga konsumatorët, dhe përmirësimin e modelit të tregut të energjisë në përputhje me standartet e BE-së.

 Një Plan gjithëpërfshirës për Rimëkëmbjen e Sektorit të Energjisë do të zbatohet për të trajtuar çështjet e ngutshme me të cilat ndeshet ky sektor, veçanërisht qëndrueshmërinë e tij fiskale”, tha  Tahseen Sayed, menaxherja e re e Bankës Botërore në Shqipëri.

Projekti i Rimëkëmbjes së Sektorit të Energjisë mbështet zbatimin e reformave të qeverisë, dhe do të ndihmojë në rritjen e investimeve, përmirësimin e menaxhimit dhe performancës, veçanërisht në shpërndarjen e energjisë dhe pakësimin e shumave të papaguara të borxheve”, tha Sayed.

 

Share This Article
4 Comments
  • jam shume i gezuar nga kjo kredi.deri tani punonim 3 deri ne 4 ore per te lare kredite e bb dhe fmn.tani do te punojme 5 ore per te njejtin qellim. urra.

  • Hajde mo sepse s’është ndonjë gjë kjo kredia? Shqiptarët jo qeveritarët do ta paguajnë? Edhe unë kur ma kanë shtruar të tjerët ndonjë tavolinë për të ngrënë e pirë bëj shumë porosi? I paguan ai që ma ka shtruar!? Bëni gati xhepat ju shqiptarë,këtë bëni dhe mos u merni me llafe pazari ? Kredia kredi është ? Me 5-6 gërma është? Hiçgjë! Tung!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *