Banka Botërore vlerëson se tarifat e energjisë elektrike duhet të rriten nga 15-20 për qind, të paktën për shpërndarjen, në mënyrë që në vitin 2016 kompania të kthehet në kompani me fitim.
Aktualisht sot çmimi mesatar i energjisë për konsumatorët fundorë familjarë është në 9.53 lekë për kilovat/orë. Banka Botërore gjykon se kjo tarifë nuk përfaqëson koston reale të sistemit.
“Projektimet tregojnë që me investime intensive, tarifa që reflektojnë koston dhe me një menaxhim të mirë mund të përmirësohet situata e kompanive dhe ato mund të kthehen në të shëndetshme financiarisht brenda një periudhe të arsyeshme”, shkruhet në raportin e Bankës Botërore.
