Banka Botërore: Ekonomia shqiptare, rritjen më të madhe në rajon

Bledar Lumani

Banka Botërore mbështet dhe vlerëson përpjekjet e Qeverisë në lidhje me sektorin energjitik.

Përfaqësuesja e Bankës Botërore Ellen Goldstein theksoi se pagesat e faturave të energjisë elektrike janë shumë të rëndësishme, ndërsa inkurajoi Qeverinë që të vijoi të ndërmarrë hapat e duhur për të përmirësuar situatën në sistemin energjitik.

Goldstein theksoi se operacioni i nisur kundër vjedhësve të energjisë është një tjetër hap në luftën kundër korrupsionit.

Këto komente Goldstein i bëri gjatë prezantimit të raportit të Bankës Botërore. Sipas raportit, rritja ekonomike e rajonit gjarë 2014 ka qenë e dobët dhe ishte vetëm 0.2%, duke shtuar se  Shqipëria vlerësohet të ketë performancën më të mirë në rajon dhe pritet përmirësim i mëtejshëm i aktivitetit ekonomik shqiptar.

Sipas raportit “gjatë muajve të fundit të 2014, rritja ekonomike është gjallëruar si rezultat i përmirësimit të kreditimit, pagesës së detyrimeve të prapambetura nga ana e qeverisë, si dhe rritjes së besimit të biznesit”.

“Pavarësisht luhatjeve dhe goditjeve në tremujore të ndryshme, pavarësisht dhe një mjedis i jashtëm jo i sigurt rritja ka ardhur nga konsumi i brendshëm dhe investimet.

Rritja ka ardhur si pasojë e likuiditetit dhe pagesat e prapambetura. Kreditimi është rigjallëruar, megjithëse normat kanë qenë të ulëta.

Kjo tendencë për rritjen ekonomike vazhdon të jetë më e fortë. Kjo varet dhe nga sjellë e shumë faktorëve”, thekson raporti i BB.

Gjatë 2014, BB vlerëson se ekonomia shqiptare ka pasur një performancë të mirë dhe ekonomia shqiptare e ka kapur një pikë kthyese.

“Është rritur treguesi i besimit. Pritjet janë dhe për një përmirësim të mëtejshëm. Pjesëmarrja e forcës së punës është rritur, punësimi dhe dëshira për punë ka qenë e përhapur. Përmirësim kanë pasur dhe treguesit për papunësinë, konsolidimi fiskal ka vazhduar.

Ka pasur një vonesë të investimeve publike, sidomos në 6 mujorin e pare, megjithatë kjo është rregulluar në 6 mujorin e dytë. Klima e biznesit është përmirësuar ndjeshëm.

Siguria energjetike, reforma që ka filluar është shumë e rëndësishme ul barrën fiskale që ka pasur ky sektor. Ky sektor ka qenë një nga gjerat që Shqipëria ka çaluar deri tani.

Kthimi në stabilitet financiar është shumë i rëndësishëm”, thekson BB.

Sipas raportit një tjetër pikë është dhe përmirësimi i qeverisjes si dhe rritja e transparencës, llogaridhënies së institucioneve publike.

 

Share This Article
16 Comments
  • “Eshte rritur teguesi i besimit te banka…” – ulerasin lakuriqet e nates.

    Nese shqiptaret e humben per here te pare besimin ke bankat shqiptare ne 1997-en e firmave piramidale, ne 2014-en, kur parate e kursimtareve dhe taksapagueve dhe pensionisteve “fluturuan ne xhepat e fullhajnerve, e humben perfundimisht.

    Ata qe i derdhin parate ne arkat e shpuara te bankes shqiptare dhe kujtojne se i kane te sigurta jane debila te lindur.

  • SHQYPNISE NUK I DUHEN RRUGE FSHATI ME KTHESA, POR AUTOSTRADA TE DREJTA PER TE ARRITUR RRITJEN EKONOMIKE TE NEVOJSHME PER TE PAGUAR BORXHIN MAKABER PUBLIK.

    Rritja ekonomike 0,2 % ne kushtet e mungeses totale te prodhimit konkurues me mallrave dhe sherbimeve me TVSH te larte eshte mjaft qesharake per nje qeveri qe ka ardhur nepushtet me remtimin per hapje 300 mije vende pune te reja. Prandaj edhe pyetja per kete zonje te BB qe po i jep kuraje shqyptareve si Papa Francesko i Vatikanit, sepse nuk ka c’te beje gje tjeter eshte:

    SI DO TE PAGUAJE BORXHIN E SAJ MAKABER SHQYPNIA ME RRITJE EKONOMIKE 0,2 % NE NJE KOHE QE TREGUESI GDP PER FRYME KA MBETUR NE VEND NUMERO?

    kur dihet se edhe shifra 4% ose 5 % jane te pamjaftueshme per te filluar pagesat reale qe do te reduktonin kete borxh.

    • persekutuar denuar,
      Me lejo te te sqaroj te lutem :

      – Perfaqesuesja e BB thote : ” Sipas raportit, rritja ekonomike e rajonit gjarë 2014 ka qenë e dobët dhe ishte vetëm 0.2%, duke shtuar se Shqipëria vlerësohet të ketë performancën më të mirë në rajon dhe pritet përmirësim i mëtejshëm i aktivitetit ekonomik shqiptar.”

      Pra o,2% ishte rritja ekonomike e rajonit dhe jo e Shqiperise.

      – Sa per dijenine tende borxhi publik eshte 9miljarde dollare dhe interesat e ketij borxhi qe qeveria duhet te paguaje cdo vit jane gjysem miljon dollare.

      Pershendetje

    • Zoteri i persekutuar e denuar,
      mos i lexo mbrapsht shifrat. Rritja 0.2 % eshte per vendet rreth nesh, ndersa per Shqiperine rritja eshte 2.1 %. Nuk e kuptoj kujt i sherbeni ju qe doni me cdo kusht t’ia beni mendjen “pordhe ” ketij populli. Ndoshta per kete ju kane denuar.

      • E ve ne dyshin edhe kete 0,2 % rritje ekonomike kur GDP per fryme e Shqypnise e matur ne USD ka mbetur ne vend numero qe nga Koha e Qepes e Enverit dhe eshte pikerisht BB qe publikon zyrtarisht cdo vit te dhenat per kete tregues te rritjes ekonomike dhe standardit te jeteses per cdo vend. Po shyqyr qe sot nuk te shpall njeri ARMIK dhe nuk te ras brenda po te kundershtosh statistiken e Partise se Punes te Edvinit sic ndodhte ne Kohen e Qepes te ANTIKRISHTIT qe i gezohesh kaq shume ti. Prandaj degjo nje perralla para gjumit te nates qe te mos te fanepsen ARMIQ te Partise dhe Popullit:

        “Nje fshatar prodhonte 1000 kastraveca te freksket ne sezon dhe i shiste te gjitha fet e fet qe te mbante familjen e tij me buke, sepse kishte qene i persekutuar si antikomunist dhe vendosi te rrise prodhimin dhe me shume zor arriti te prodhoje 1100 kastraveca dhe tha: “Prodhimi im u rrit me 10 % kete sezon. Oh sa mire!” dhe piu kafen me nje teke raki te rrapi ne oborr. Nje fshatar tjeter qe ishte edhe fqinji i tij ish komunist dhe enverist i perbetuar, gjithashtu prodhonte edhe ai tranguj, por ngaqe ishte dudum ziliqar dhe dembel nuk arrinte te prodhonte me shume se 10 kastraveca te fishkur dhe te shemtuar ne sezon dhe nga zilia e shtoi edhe ai prodhimin me shume zoritje dhe mundim arriti te prodhoje 12 tranguj ne sezon dhe kur shkoi tek tregu ne Tirane askush nuk ja bleu sepse helbete jetojme ne ekonomi tregu kapitalist dhe nuk vendos Partia e Punes se ku te blesh trangujt dhe domatet si ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes. Por megjithate komunisti asnjehere nuk dorrezohet dhe ai tha:

        RRITJA IME KOMUNISTE NE RPODHIMIN E TRANGUJVE ESHTE 20 % KURSE E KOMSHIUT BALLIST ESHTE VETEM 10 %. HE PRA KUSH ESHTE I PARI NE FSHAT?

        Keshtu eshte edhe me rritjen ekonomike te Shqypnise Komuniste pa kurfare prodhimi sagllam me TVSH te larte qe mund te shitet dhe tregetohet ne Boten e konkurences.

        Kjo ishte perralla e nastradinit per sot.

        • perkthyesi,
          Me vjen keq por nuk arrij te kuptoj se ku e ke gjetur kete rritje ekonomike te GDP-se per fryme te popullsise. GDP per te gjithe boten eshte prodhimi bruto industrial i nje vendi ne nje vit dhe jo prodhimi bruto industrial per fryme te popullsise ne nje vit. Sipas llogjikes tende i del qe nuk eshte e vertete qe Kina sot ka GDP me te larte ne bote, sepse ne se GDP e Kines do te ishte per fryme Kina do te donte ndoshta nje mije vjet qe te arrinte edhe Shqiperine.
          Desha te te njoftoj se Shqiperia ka eksportuar neper bote qysh ne kohet e lashta dhe jo me tani. Kujdes TVSh eshte taksa per prodhimet qe shiten ne vend dhe jo per prodhimet qe eksportohen jashte shtetit.
          Me vjen keq por ajo perralla qe tregove eshte per kopesht femijesh.

          Pershendetje

  • Genjeni ,genjeni se ky popull i ha te gjitha,me ju qe na jepni kredi ,na ndihmuat ne privatizimin e suksesshem te KESH-it ,te Albpetrolit ,etj ne do ja u kalojme gjithe vendeve te rajonit.CEZ-i si privatizim i suksesshem i juaji dhe Saliut, bashke me mbeshtetjen financiare per te i kushtoi popullit jo pak por 600 milion euro per t’i paguar.Dhe kuptohet qe popullit qe s’ka buke te haje do i servirni keto shifra te rritjes ekonomike per t’a qetesuar ashtu sic bente Saliu qe i thoshte se jemi pas Gjermanise per rritjen e PBB -se. TURP!

  • Po car ritje me te madhe ka Shqiperia kur ka rritje prej 1.8% IRJM 3.5% kurse Serbia ka 0,5% rritje.Tani kjo u duket ritja me e madhe ne rajon?

  • ME CFARE MATET KONKRETISHT KJO RRITJE EKONOMIKE DHE CFARE KA PRODHUAR ME SHUME SHQYPNIA SE NJE VIT ME PARE?

    Pse nuk publikohet nje tabele e holleshishme e prodhimeve tona kombetare qe kane reflektuar ne rritjen famoze ekonomike kur treguesi kryesor qe e mat ate GDP kombetare ka mbetur ne vend numero po nga te dhenat e kesaj BB qe i publikon per cdo dhtet te Botes cdo vit kalendarik?

    HE PRA PSE KESHTU?

    • perkthyesi,
      Mos valle edhe Banka Boterore eshte nje institucjon komunist APO si ? Sa per informacjon nga data 1 deri 22 korrik 1944 ne Bretton Woods ne shtetin New Hampshire, ministrat e financave dhe guvernatoret e bankave qendrore te 24 shteteve te ardheshme fituese, u krijua sistemi financjar Bretton Woods dhe per zbatimin dhe kontrollin e vendimeve te Bretton Woods u krijua Banka Boterore dhe Fondi nderkombetar i valutes.

      Pra BB eshte nje institucjon Kapitalist dhe jo komunist qe ti nuk e beson. Kuptohet se ky eshte problemi yt dhe jo imi.

      Pershendetje

  • Po boll hengret me lugen e florinjte ke Dulla dhe me cekun e bardhe ke Sala tani shtroni bythen ne pun e mos beni politik kafeneve ngelet duke mallkuar kam bindjen cdo shqiptar eshte politikani me i madh ne Europe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *