Banka Botërore i jep Shqipërisë 75 milionë dollarë hua për furnizimin me ujë, miratohet edhe granti 6.3 milionë

J L

Shqipëria do të përfitojë një mbështetje të konsiderueshme për reformimin e Sektorit të Ujit përmes një financimi nga Banka Botërore, që përfshin një hua prej 75 milionë $ dhe një grant prej 6,3 milionë $, miratuar sot nga Bordi i Drejtorëve i Bankës Botërore.

Kjo hua është pjesë e Programit Kombëtar prej 135 milionë $ për modernizimin e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve në Shqipëri që bashkë financohet nga Qeveria e Shqipërisë.

Granti financohet nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO) dhe do të menaxhohet nga Banka Botërore, sipas një njoftimi zyrtar për shtyp.

Programi synon përmirësimin e aktivitetit dhe gjendjes financiare të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve si dhe ofrimin e shërbimeve të përmirësuara të furnizimit me ujë në Shqipëri.

Shqipërisë nuk i mungojnë burimet e bollshme ujore për t’i ofruar ujë të pijshëm, të freskët dhe të sigurt gjithë popullsisë. Vitet e fundit, Shqipëria ka hartuar një kuadër rregullator të plotë për ofrimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe ka bërë ndryshime në organizimet institucionale për përmirësimin e ofrimit të shërbimit.

Megjithatë, shumica e shoqërive të ujësjellësit në Shqipëri vijojnë të kenë performancë të ulët si teknike, ashtu edhe financiare. Kjo ndikon cilësinë e shërbimit për popullsinë dhe bizneset, si dhe pamundëson ofrimin e shërbimeve aty ku mungojnë, veçanërisht për popullsinë më të cenueshme në zonat periferike dhe rurale të vendit.

Rreth 20 përqind e popullsisë rurale nuk mbulohet nga rrjeti i tubacioneve të ujësjellësve. Shumica e shoqërive të ujësjellësve, 37 nga 58 prej tyre varen thuajse tërësisht nga fondet e qeverisë qendrore. Sektori i ujësjellës-kanalizimeve (UK) ka nevojë për reformim lidhur me modelet e menaxhimit dhe organizimit që do të mundësojnë arritjen e synimeve kombëtare.

“Nevojiten ndryshime radikale për përmirësimin e cilësisë dhe qëndrueshmërisë së shërbimeve të furnizimit me ujë. Ne përgëzojmë Qeverinë për angazhimin në reformimin e këtyre shërbimeve në Shqipëri”, tha Emanuel Salinas, Menaxher i Zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë. “Banka Botërore do të mbështesë sektorin përmes një instrumenti novator financimi të quajtur Program për Rezultate. Kjo do të thotë që në vend që të sigurohen financime për infrastrukturën, të përqendrohemi në mbështetjen e reformës institucionale, ose siç e themi në mënyrë jozyrtare ‘në vend që të rregullojmë tubat, të rregullojmë institucionet që duhet të rregullojnë tubat’.”

Programi për Shërbimet e UK-së do të ndihmojë në transformimin e thellë të sektorit për përballimin e sfidave strukturore. Kjo do të forcojë planifikimin dhe programimin e investimeve, si në nivel vendor ashtu edhe qendror në sektorin e UK-së, duke mundësuar shtrirjen e investimeve publike në zonat gjysmë urbane dhe rurale.

Në kuadër të këtyre reformave, shoqëritë e ujësjellësit priten të përmirësojnë performancën e tyre, duke u mbështetur më pak nga fondet publike. Përdorimi efikas i fondeve publike do t’u sjellë përfitime jo vetëm familjeve, por do të përmirësojë edhe ekonominë. Shërbimet më të besueshme dhe me cilësi më të lartë për familjet dhe bizneset do të kenë ndikim pozitiv në industrinë e turizmit, hapjen e vendeve të punës dhe uljen e varfërisë, si dhe në zvogëlimin e hendekut midis zonave urbane dhe rurale.

Projekti i sapoaprovuar përdor instrumentin e financimit Program-për-Rezultate që lidh drejtpërsëdrejti disbursimin e huasë me arritjen e rezultateve specifike të programit. Ndërsa Granti do të sigurojë financim për asistencën teknike, ngritjen e kapaciteteve në institucionet qendrore të sektorit, për zbatimin, monitorimin, si dhe për vlerësimin e rezultateve të programit.

Programi është hartuar dhe do të zbatohet bashkërisht me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Mbetjeve (AKUM), si dhe me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, përfundon njoftimi për shtyp.

Monitor

j.l./ dita

Share This Article
5 Comments
  • O gjigand ! O Skenderbe !
    Lere mer ujin se nuk dum uj fare. Vari karin….pfff uje e drita….sikur jena ne shekullin e 19.
    Ato satelitet, shif e na thuj. Ku ka ngec puna, se jena ne merak…

  • Pensionisti që Edi Rama e vjedh çdo muaj me kallashnikovin e faturës së ujit në dorë. says:

    Bordet e ujsjellës kanalizimeve janë vrima të zeza kusarie ku zhduken pa lën gjurmë, deri në qindarkën e fundit, paratë që shqipëtarët japin për ujin që konsumojnë aq sa nuk paguhet as energjia elektrike që konsumohet për furnizimin me ujë.

    Ujëjellsin e zonës sime e ndërtoj një shoqatë bamirse engleze dhe e administronte komuna por ………jooooo….duhet të ……. përmirsohet shërbimi……. dhe u bë pronë, bashkë me ujsjellsat e tjerë rural, në dorën e kusarëve që quhen bord i UK që

    mori një dor parash, 6000,0L të rinjë vetm për ripajtimin për her të tretë të konsumatorëve dhe vendosjen për her të tretë të matsave të ujit duke i paguar nga 4000,0 L të tjerë dhe

    cilsia e vetme e “shërbimit” nga vrima e zezë e bordit qe ngritja e çmimit dyfish të ujit se përsëri uji nuk pihet dhe paguajmë përsëri ujin për të pirë që

    me kujdesin e ngritjes së çmimeve të çdo gjëje nga krimineli kryespekulant i luftës horri Edi Rama, e ka rritur edhe ai Kondi, çmimin 20%.

    Njerëz qy bordi hajdutëve të UK, megjithëse ngriti çmimin për një shërbim të mirë , mbas një viti si u bë pronar kuçedër i ujit të pijshëm që na fal natyra gratis, si kusar që vjedhin nën shëmbullin e kryekusarit Edi Rama, jo me maskë, në errësirë, me kallashnikov në dorë,

    por pa maskë, me kallashnikovin e faturës në dorë, vuri dhe taksën e po të shërbimit dhe
    çdo muaj kusarët e UK, na xhvasin edhe 100 L të tjera por ka akoma,

    kusarët janë dobiça se e dinë që ne populli jemi skllevër pa dinjitet dhe, me teorinë ekonomike të kusarisë na marin edhe taksën e TVSH 20 % për tarifën e shtuar të shërbimit, duke na xhvatur paturpësisht edhe 20,0 Ltë rinjë.

    Më besoni se nuk u gënjej, fqinja ime që është vetëm fillikat dhe kostua e ujit që konsumon është mesatarisht 100,0 L të rinjë, paguan 100,0 l tarifë shërbimi, 20,0 L është taksa e TVSH për koston por ….o zot na ruaj nga kusarët ….edhe 20,0L për taksën e TVSH për taksën e shërbimit dhe

    pensionistja e vetmuar paguan 240,0 L të rinjë, më tepër se 2 herë se kostua e ujit dhe kështu horri Edi Rama me horrat e tij të bordeve , ujin që çojnë në shtëpi ton e kanë kthyer jo në mirqënie , por mjet djallëzor kusarie për të vjedhur pensionistët e mjerë që kan ngelur pa emigruar.

    Më besoni, duke ditur lartësinë e depos ku grumbullohet uji nga elektropompa , duke ditur sasinë në m kub që konsumoj dhe çmimin e energjis elektrike, dhe energjin që duhet për të ngritur këtë sasi uji deri në depo, u befasova që shpenzimi i ujsjellsit për energjinë elektrike ishte 4,1 % të pagesës sime mujore bordit të kusarve të UK dhe

    nuk mund të konceptoj se si nuk qënkin në gjëndej këto borde të paguajnë energjinë elektrike OSHE që nuk kaloka as 5% të parave që grumbullojnë na konsumatorët dhe horri Edi Rama buçet me dinakri që janë borxh UK moreeee…. OSHE…

    nga shkojnë paratë tona ……….!!!!!!?????

    Të mos zgjatem është një kusari e hapët që hajdutët futin në xhepat e tyre miljarda dhe

    kjo i ka ngacmuar gjëndrat e hormoneve të kusarisë dhe krykusarit Edi Rama po i del lëng nga goja dhe do ta menaxhoj ai vet këtë kusari marramëndse dhe së shpejti uji që na fal natyra do të ketë një pronar të vetëm, Edi Rama, që do tja kaloj edhe kuçedrave të legjendave që hanin njerëz të gjall kur vinin për të shuar etjen në burimin e tyre.

    Njerëz pregatituni që ta quani mallkim çdo pikë uji që do tu shes kuçedra e burimeve , kusari Edi Rama.

    Të jeni të sigurt dhe këto miljona dollarë borxh do të vidhen e do të ndahen nga kusari Edi Rama dhe kusarët zyrtar të bankave ndërkombëtare që sikurse thon me djallëzi hajdutësh që nuk do të harxhohen për “tuba që sjellin ujë” në shtëpit tona por ……për përmirsimin e menaxhimit dhe programimit të bordeve të kusarëve të ujit se nga kjo paska vuajtur sistemi i ujsjellsave dhe për të reformuar menaxhimin u dashkin miljonat borxh.

    Kusari modern i bankave nuk është më Lupeni klasik që hapte llagëme posht themeleve të bankave por është kryeministri që vjedh miljardat për të mbushur thesin e tij , në bashkpunim me kusarët zyrtar të bankave ndërkombëtare, duke mar borxh faturuar popullit të tij, edhe atyre që s’kan lindur akoma, me pretekstin e investimeve për ujsjellsat, për HEC, për rrugët, për tunelet dhe shoku Edi është kusari modern i nivelit global të bankave ndërkombëtare, pa llagëme posht bankave vetëm me “llagëmin” komod të borxheve që nuk pushojnë, çdo javë do të shpiket nga mëndja diabolike e kusarit një borxh shumë miljonësh për thasët e pangopur të Alibabës ton të marrosur.

    Është biri satanait kobzi dhe ndërsa, në mos gabohem Mauzoleu i lashtësisë, çdo gjë që prekte me dorë i kthehej në ar, magjia që ka përfshir qënien e këtij njeriu është që çdo gjë, ujin, naftën, dheun e begat, shërbimin mjeksor, blegtorin, bujqësin, rrugët , portet, aeroportet, objektet arkeollogjike, ushqimet, mallrat ……. çdo gjë, kur i prek dora e birit të satanajit kthehet nga mirqënie në mallkim për popullin mjeran shqipëtar dhe kthehet në para, dollar, euro për atë vetë dhe luvgetrit e zinjë biznmesmenë që hedhin vallen e çmëndur të ngritjes së çmimeve rrotull satanait duke shqyer xhepat e çdo blersi që bije në dorë të luvgetërve.

  • Kjo fjala “Grant” mos është emër i përveçëm që u shkruaka me “G” të madhe në tekst?! Dhe çfarë do të thotë?! Nuk ka fjalë shqip që ta zëvendësojë?! Duhet ditur dhe pranuar se jo të gjithë lexuesit kanë kulturën dhe kapacitetin e veçantë të gazetarëve të “Ditë”-s!

  • Dy ane te problemit Ne 1986 genjeshtari R Alia planifikoj qe per 5 vjet do te perfundonte sigurimin e ujit ne cdo skaj te Shqiperise sikurse Enveri beri realitet elektrifikimin Fundi ketij zotimi dihet Ne 1990 Edi Rama me shoket e ti beri fajtor sitemin ‘komunist ‘ te Ramiz Alise dhe tha ka faj sistemi Ka 32 vjet qe ka ‘ardhur sistemi demokratik’ dhe uje prap nuk ka dhe per me keq ‘demokracia’ nuk cakton as afatin e zgjidhjes sic e caktonte dhe i permbahesh komunizmi Vetem se ndrohen emrat dhe problemi fillon nga fillimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *