Banka Botërore: Në maj do përcaktojmë sektorët ku do të financojmë

Dita

Drejtorja e Bankës Botërore, Tahseen Sayed, deklaron se për 4 vitet e ardhshme do të ofrohen më tepër fonde.

Komisioni parlamentar i Ekonomisë zhvilloi një seancë konsultimi më përfaqësuesit e BB për Shqipërinë, të cilët paraqitën këtë projekt me prioritetet dhe sektorët strategjikë që ka përcaktuar qeveria shqiptare për 4 vitet e ardhshëm.

Përfaqësues të Bankës Botërore, kanë zhvilluar një sërë konsultimesh me qeverinë shqiptare, njësitë vendore, por dhe institucione të tjera të vendit, për të identifikuar sektorët dhe fushat kryesore që ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Ky draft-kuadër do t’i paraqitet në fund të Majit, Bordit Drejtues të BB për miratim, duke miratuar në këtë mënyrë dhe sektorët ku do të financohen projektet./ E.K

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *