Lufta në Ukrainë do të frenojë rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë në Shqipëri, për shkak se çmimet e larta do të ulin konsumin dhe do të rrisin kostot për bizneset, vlerësoi Banka Botërore në raportin e Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor, “Manovrim mes krizash” që u publikua të mërkurën.
Banka parashikon se sipas skenarit bazë, rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të ngadalësohet në 3.2 për qind në vitin 2022. Kjo mbështetet në supozimin se faza më kritike e krizës do të arrijë të zbutet në tremujorin e dytë të 2022, edhe nëse efektet e sanksioneve vazhdojnë gjatë gjithë vitit 2022, madje edhe në vitin 2023.
Megjithatë, kriza në Ukrainë, në rast se zgjat, mund të ndikojë në ekonominë shqiptare nëpërmjet disa kanaleve të transmetimit.
Çmimet e larta të mallrave, veçanërisht të naftës dhe drithërave, pritet të jenë kanali kryesor i transmetimit të goditjeve. Në përgjithësi, lidhjet e drejtpërdrejta të tregtisë, remitancave dhe emigracionit me Rusinë dhe Ukrainën janë të vogla, dhe përbëjnë më pak se 3 për qind të totalit.
Megjithatë, Rusia dhe Ukraina janë prodhues dhe eksportues shumë të rëndësishëm të disa mallrave, të cilat janë me rëndësi jetike për shqiptarët, përfshirë drithërat.
Çmimet e larta të energjisë pritet të çojnë në rritje të çmimeve të transportit dhe të shkaktojnë rritje të mëtejshme të çmimeve tek mallrat e tjerë të shportës së konsumit.
Inflacioni pritet të përshpejtohet në rreth 5 për qind në vitin 2022 krahasuar me parashikimin prej 3 për qind sipas skenarit të zhvilluar para konfliktit. Me rritjen e kostove të importit, deficiti i llogarisë korente ka të ngjarë të rritet në 9.6 për qind të PBB-së.
Duke qenë se çmimet e larta ndikojnë në rënien e fuqisë blerëse të familjeve dhe rritjen e kostove për bizneset, edhe parashikimet për rritjen ekonomike janë gjithashtu më të ulëta.
Nëse rritja e çmimeve të energjisë reflektohet në rritje të çmimeve të importit të energjisë elektrike, kjo goditje mund të përkeqësojë situatën financiare të NSH-ve të energjisë elektrike. Kjo mund të rrisë rreziqet fiskale nga këto ndërmarrje.
Borxhi publik pritet të stabilizohet në 73.9 për qind të PBB-së në vitin 2022, përpara se të ulet gradualisht në periudhë afatmesme. Megjithatë, hapësira fiskale mund të përkeqësohet akoma më shumë sipas një skenari negativ, ku lufta vazhdon për një periudhë të zgjatur duke çuar në ngadalësim të mëtejshëm të rritjes ekonomike të BE-së dhe si rrjedhojë në rënie të eksporteve shqiptare drejt partnerëve më të rëndësishëm tregtarë në BE që përbëjnë 60 për qind të eksporteve të saj.
Banka vlerëson se, në këtë rast, qeverisë mund t’i duhet të shkurtojë shpenzimet kapitale për të parandaluar një rritje të raportit të borxhit ndaj PBB-së. Për më tepër, duke qenë se Shqipëria po mbështetet gjithnjë e më shumë në burimet e jashtme të financimit, rreziqet e kursit të këmbimit, normës së interesit dhe rifinancimit mbeten të larta.
Gjitjhashtu, Shqipëria për rritur mbledhjen e të ardhurave dhe për të realizuar konsolidimin fiskal, duke mundësuar në të njëjtën kohë kryerjen e shpenzimeve të konsiderueshme që forcojnë rritjen ekonomike. Rritja ekonomike parashikohet të përshpejtohet në 3.5 për qind në periudhë afatmesme.
Konsumi privat parashikohet të kthehet në faktorin kryesor shtytës të rritjes së PBB-së. Investimet private mund të mbështesin më tej rritjen nëse zbatohen reformat për përmirësimin e klimës së biznesit. Deficiti i llogarisë korente pritet të ngushtohet në periudhë afatmesme, pasi eksportet e shërbimeve, përfshirë turizmin dhe zgjerimi i shpejtë i operacioneve të procesit të biznesit, pritet të rriten duke reflektuar tendencat parapandemisë.
j.l./ dita

Matrapazet e qeverise mjafton te adminstrojne pa e zhvatur energjine eprodhuar dhe Shqiperia nuk ka pse te kete probleme. Po keshtu edhe me dritherat, vajin e produkte te tjera primare mjafton te mos i lere ne dore te 3-4 matrapazeve. Eh po nuk te le Kriekaqoli se e ka mendjen vec tek leku e kapadailleku. Gezuar shoke e pijeni me fund per shendetit e partise.
Shqiperia goditur e mbaruar eshte prej kohesh nen qeverisjen e nje kryeministri Rama me nje Ahmetaj pas kepuce qe nga Ekonomia kuptojne aq sa Gomari nga muzika.
vete shqipkaret e kane fajin nga qe jane mendje shkurter.
kur e dini qe jeni zorre shqyer per te ngrene buke, pse nuk mbillni grure ne fushat e lena djerr e te mbuluara me ferra ? Edhe polirika si gjithmone pret me sy nga qielli e nuk promovon fshatarin.
A te keqen e mendjes ty!
Tokat na i dha shteti pa leke, taksa e shpenzime per tu mbajtur s’kane futi nje tabele toka shitet dhe ja hedh fukarallekut Merr aq leke sa nuk i merr duke punuar gjithe jeten pa u lodhur fare .
Le te ngrihen cmimet sa te duan. Populli ushqehet me pordhat e Rames dhe Ballukut.
Shqipëtarë, ne mund ta kalojmë këtë krizë megjithë parashikimet me syza të zeza të BB që kan parasysh qeverisjen dhe të bërit ekonomoi nga piktori Edi Rama dhe ministret e llojit Balluku e Karfica dhe kusar biznesmenët oligarkë që nuk prodhojnë fare por vetëm importojnë. Mund ta kalojmë këtë krizë se:
– ne jemi eksportues të naftës dhe nuk humbasim nga ngritja e çmimeve të naftës në botë por fitojmë në qoftë se nafta nuk do të menaxhohet nga kusarët;
– se energjinë elektrike nuk e prodhojmë me naftë dhe gaz por me ujë shiu dhe ne nuk prekemi nga ngritja e çmimit të energjisë elektrike në botë dhe po të mos i menaxhojnë kusarët HEC, ne nuk humbasim por fitojmë se çmimi i ujit të shiut nuk është prekur nga lufta në Ukrainë por është 0 euro;
– në qoftë se kryeministri nuk do të tallet me idenë e shkalluar që do ham bukë aeroporti dhe ministrja e bujqësisë nuk do të mbjell grur në mars dhe nuk do të mbjell grur në fushat e Sërbisë dhe kusarët agrobiznesmenë të mos spekullojnë , bashkë me kryespekullantin Edi Rama si me uren që kushton më shtrenjtë se sheqeri dhe në qoftë se do të ngrihet çmimi i grumbullimit të qumshtit dhe subvencionimi i blegtorëve për qumshtin. Po të ketë politika që dalin jo nga mëndje të çakërdisura dhe idjote por nga mëndje që njohin bujqësinë dhe do të jenë në interes të bujqëve dhe blegtorëve, do të kemi pse jo edhe bollëk me grurin , misrin, qumshtin, mishin, perimet , frutat, vajin, sheqerin duke i prodhuar në vënd e jo të presim vaporrët e kusarëve oligarkë të importit që duan që asgjë të mos bëhet në vënd madje dhe kastravecin ata e duan të huaj dhe jo vëndas bashk me shokun Edi dhe ministren e bujqësisë Karfica.
– ne mund të bëhemi komodë nga pikpamja ekonomike dhe energjitike në qoftë se SPAK do të zbuloj kush vjedh parat e tranzitit të gazit, Damjan Gjiknuri apo Haxhinastua apo Edi Rama me Ilir Metën dhe të detyrohet ministrja e energitikës Balluku të çpoj një vër me trapano dore në tubacionin TAP dhe shqipëtarët të marin gaz sikurse marin grekët dhe italianët apo është e ndaluar për shqipëtarët të marin gazin se janë specie inferiore në krahasim me fqinjët. Në qoftë se është e ndaluar për shqipëtarët të marim gaz nga TAP, unë propzoj që ta shkulim tubacionin dhe ai të kaloj jashtë teritorit të Shqipërisë ose ta çojmë për skrap tek Kurumi sikurse çuam me sukses për skrap edhe rafinerinë e fundit të naftës.
Mendoj gjithëashtu që për të menaxhuar krizën duhet një qeveri teknike jo më një qeveri që prodhon bukë aerodromi dhe mbjell grur në mars dhe në Ukrainë ,Serbi dhe Rusi dhe mjel lopët e Sërbisë, jo më një qeveri që do sjell gaz nga SHBA kur gazi kalon lum në TAP edhe matan Shqipërisë, një qeveri qeveritarësh profesionistë të përgjegjshëm që naftën, HEC nga mallkim ti kthej në mirqënie për popullin, një qeveri me këmb në tokë dhe jo një qeveri që fluturon në kozmose abstrakte dixhitale shumëngjyrshe midis pikturave që laparosin muret dhe tavanet e ndërtesës që dikur ka qënë selia e qeverisë sot atelje e piktorit më të “mirë” që në shoun e tij të përditshëm gebelsian mediatik luan pa sukses (madje është një dështim total) rolin e kryeministrit të munguar të Shqipërisë.