Banka dhe kuptimi i ri i “skenarit grek”

redaktor

“Të hysh në një vit elektoral me Berishën dhe ministrin e tij të Financave, Bode, pa monitorimin e FMN-së, është njësoj sikur të shkosh në zgjedhjet e vitit 1996, kur ishte president Berisha dhe ministër Financash Bode, pa monitorimin e OSBE-së”.

Deklarata e mësipërme është e kreut të Partisë Socialiste në opozitë, Edi Rama, bërë në fund të shtatorit 2008. Qeveria Berisha po përgatitej të shkëpuste marrëdhënien monitoruese me Fondin Monetar Ndërkombëtar, siç edhe ndodhi shumë shpejt. Rama premtoi se pas fitores elektorale të së majtës në 2009-ën, gjëja e parë që do të bënte qeveria e re ishte marrëveshja e re me FMN-në. Çfarë meraku kishte kreu i socialistëve? Vetë ai nuk mungoi asokohe ta shprehte:

“Largimi i FMN-së nga Shqipëria, mungesa e monitorimit të këtij institucioni do ta çojë vendin drejt një krize të madhe ekonomike dhe financiare”. Nga ana e tij, kryeministri Berisha pohonte se pikërisht rritja e cilësisë së jetesës dhe e të ardhurave për frymë të shqiptarëve, e mundësonin shkëputjen nga tutela e Fondit dhe ecjen me këmbët e veta të ekonomisë dhe financave. Për kundërshtarët, largimi i FMN-së ishte thjesht një liri veprimi e tij për të luajtur elektoralisht me financat dhe paratë publike pa i hyrë gjemb në këmbë.

Në 2009-ën socialistët nuk fituan, dhe si rrodhën ngjarjet e dimë të gjithë. Por faktikisht, gjëja e parë që bëri mazhoranca e re pas fitoren elektorale të 23 qershorit 2013, ishte rikthimi tek marrëveshja me FMN-në. Nëse Rama e kishte problem mungesën për një vit të mbikëqyrjes nga Fondi, çfarë mund të kishte ndodhur për katër vite?

Ajo që ka ndodhur është se qeveria Berisha ka marrë vazhdimisht borxhe dhe hua tregtare me interes të lartë, duke e rritur borxhin e jashtëm të vendit. Vetëm brenda një viti (të dhënat dolën në korrik 2012) rezultoi se borxhi i jashtëm ishte rritur me 15%, duke e çuar atë në 70% të GDP-së në fund të vitit 2013. Viti i fundit kur ky borxh ishte (të paktën zyrtarisht) brenda limitit të 60%-it të përcaktuar me kushtetutë, ishte 2010-ta kur shifra u vlerësua në 59%. Kuptohet që të dhënat vinin nga institucione ndërkombëtare, sepse INSTAT-i shqiptar fliste një herë në hënë, dhe atëherë kur fliste, rendiste vetëm suksese dhe arritje.

Kjo është njëra anë. Ana tjetër e mungesës së FMN-së, që nga janari 2009 e përfundoi misionin e saj, ishte mungesa e monitorimit dhe kontrollit në Bankën e Shqipërisë. Zor se në rrethana të tjera do të bënte vaki në BSH që ky institucion “të blinte” me prokurim të drejtpërdrejtë hotel Dajtin për 30 milionë dollarë nga shteti, thënë ndryshe për të mbushur disi arkën e zbrazur.

Po ashtu, lënia qëllimisht e paplotësuar e strukturës administrative të Bankës, duke nisur nga zv.guvernatori i dytë i munguar, dhe shndërrimi i BSH në një agjenci punësimi qeveritar të profilit të lartë, e shndërroi “pavarësinë” e institucionit në mungesë flagrante llogaridhënieje. Ne dimë vetëm të dhëna fragmentare mbi largimin jashtë shtetit të valutave nga bankat e nivelit të dytë drejt kompanive mëmë, një gardh që duhej vendosur nga Banka Qëndrore. Ne dimë që zyrtarisht, BSH ka ruajtur parametrat e inflacionit dhe, në kushtet e krizës globale, ka ulur me kujdes dhe lezet normën e interesit. Por nuk dimë se deri sa dhe në ç’masë ka shtypur para në kartmonedhën lek kjo Bankë, me sebepin e zëvendësimit të parave të dala jashtë qarkullimi, dhe në këtë pikë ku ndodhemi, nuk dimë gjendjen reale të parametrave financiare.

Sigurisht, mungesa e llogaridhënies së ish kreut të Bankës Qëndrore dhe Këshillit të cunguar Mbikëqyrës, kishte një kufi. Dhe ky kufi ishte kryeministri i kaluar. Këmbëngulja e Berishës që guvernatori të mos prekej nuk është e rastësishme. Po ashtu, paralajmërimet e tij mbi njëvjeçare për realizimin e një “skenari grek” në ekonominë shqiptare, nëse vijnë në pushtet socialistët. Njëri krah i këtij kumti prej Kasandre, është afërmendsh fakti që Berisha më mirë se kushdo, e dinte mirë se çfarë ekonomie dhe financash po u linte pasardhësve, por kjo është ana e dukshme dhe e kuptueshme e historisë. A mos është ana tjetër, ajo e errët që pritet të zbardhet tani, pikërisht gropa e vërtetë që është krijuar në Bankën e Shqipërisë, përtej 7 milionë dollarëve të vjedhur? Sa është vjedhur realisht dhe ku kanë shkuar paratë, çfarë kanë financuar? A mos është BSH një kuti Pandore që Berisha sugjeron të mos e hapim, se nuk e përballojmë dot atë që do gjejmë brenda?

Në këtë fazë të zhvillimeve ka vend për gjithçka, me përjashtim të panikut. Kryeministri Rama ka hedhur hapa shumë të kujdesshëm përgjatë gjithë këtyre momenteve, dhe po kështu nuk duket të nxitohet për emrin e pasardhësit në krye të Bankës Qëndrore. Nuk do ishte çudi që ky proces të shtyhej disi në kohë, dhe siç thonë burime autoritare në fushën e financave, në BSH të vijë përkohësisht një ekspert bankar me profil ndërkombëtar, për të skanuar paanësisht dhe me skrupulozitet gjendjen reale.

Ndërkaq, ajo që mësojmë nga kjo histori është se nuk dimë të nxjerrim mësime. Berishën e bëmë dy herë “nuse”, dhe ai e “nusëroi” po njësoj këtë vend.

 

Share This Article
17 Comments
  • Bodia nuk ka thene asnje fjale si ish Minister i Financave.
    Pas Fullanit e ka radhen Bodia.
    Pas Bodes e ka radhen Saliu.
    Por edhe Xhosepina aty do t’i gjeje , se helbete, edhe ksehasen me njeri tjetrin.

    • Ore, a e kuptoni se c’fare eshte bere me parate e bankes. Sa jane asgjesuar kush e di!?.Kush I ka numuruar,kush ka shenuar numrat e kartmonedhave,kush ka qene grupi qe I ka djegur,asgjesuar!? Sa Para te pista ka lare Fullani,sa perqind ka marre dhe me ka I ka ndare!? Kush ka qene sekseri.!?Behet fjale per miliarda dollare! Kush do ti zbuloje !?

  • Ky shkrim eshte shum shum siperfaqaor shyqyr qe populli nuk kopton se si funksionon sistemi bankar, se po te kuptone neser ne mengjes do te fillonte revoluzioni. Saliu ka bere shume te keqija , por me fondin nderkombetar eshte sjellur ne menyre perfekte. Shqiperia me monedhen e saj lekun nuk duhet te kaloje ne krize . Gedafi nuk u vra sepse ishte diktator . Por e vrane sepse donte te krijonte f , m afrikan . Banken afrikane , dhe monedhen afrikane , pra te fitonte pavarsine e afrikes nga fmn , dhe nga skllaveria e dollarnaftes.

    • Ti ose di te numerosh deri ne 10 ose je i dehur kur shkruan
      1}Te thuash qe Saliu eshte sjelle ne menyre perfekte me FMN
      ESHTE TE VESH KUJEN
      2} Shiko ca me pak filma me armiqte kapitaliste ,eviton kto krahasimet infatile
      3 } Rivenia ne qarkullim e nje monedhe qe duhej asgjesuar dhe shtypja e monedhes se re me justifikimin se kishin hequr ate te vjetren ,dmth
      sistem ekonomik informal mafioz ne cdo qelize te ktij shteti
      4}Mosditja me saktesi e demit financiar , ku fillon dhe ku jane efektivisht investuar ,fshehur kto leke dmth nje piramide e rrezikshme qe nuk zgjidhet me 1 muaj ,dhe sjell nje katastrofe .
      Pervec kesaj ,lenia ne detyre e nje njeriu qe eshte po aq fajtore ,ne mos me shume se Fullhajni ,sepse ka firmosur letra kuturu pa ber asnje kontroll nuk e dime per sa vite ,e ben fare lemsh kte situate ….{duhet ta lusim si perendine ate R.Trocin te na i heqi qafe sa me pare dhe kte tjetren }
      Ky nuk eshte nje skenar grek ,eshte nje skenar Saliu ,vetem ai mund ti bej kto gjera ,dhe mire thote Alqi ,nuk na mjaftoi 97 .Jo vetem qe e di mire se cfare ka bere ,por dhe kercenohet …te mos e prekim .
      ke te drejte per revolucionin ,por jo per ate bankar …do vajtur dhe do terhequr zvarre shpellari ,qe nga zyrat luksoze me kto piramida financiare qe dime vetem majen e aisbergut ….sepse fundi nuk i dhet

      me gjithmend sakte zt. Alqi 🙂

  • BRAVO ALQI PER KOMENTIN… E KEQIA ESHTE SE NE SHQIPERI JANE AKOMA NJE PJESE E KONSIDERUSHME NJERZISH QE DEGJOJNE DHE BESOJNE TE TORODHAKU BERISHE! PO NUK KANE VENE MENDE LE TA VENE TE
    . DHE NJEHERE DHE DI AI SE CA I BEN ATIJ VENDI..

  • Ore ca behet me keta shqiptare, ka shume po fare shume kur komentojne e ngaterrojne germen Ll me germen Dh. Ca beni more trima? shkoni pushkatoni mesusen e klasesse pare.
    Shiko Markon, Torodhaku shkruan. eshte torollaku o torolllkau marko

  • Jam dakord me “Nastradinin”
    Ato qe tha per FMN qendrojne dhe nuk i luan as Topi, Putini bashke me Kinen po mundohet te krijoje FMA “Fondi Monetar Aziatik”. FMN kudo qe ka hyre ka sjelle vetem Rrenim te MADH per Popullin dhe pasurim te MADH per Milioneret (psh: ARGJENTINE– KILI– BOLIVI—VENEZUELE”para Cavez”—-Brazil, etj, etj,) Bile ne KILI nuk lejehet askush te mbushe as edhe nje bidon me uje nga Lumenjte pasi jane private, madje as ujin e shiut nuk te lejohet te mbledhesh, “ligji per ujin e shiut ekziston me duket edhe ne Amerike por pa qene i sigurte”

  • po ministri i financave te edi rames ka thene ndonje gje,cili ka qene komenti i tij? HESHTJE,HESHTJE E PERSE?KU FLE LEPURI,KU ESHTE ARESYEJA? A DI GJE APO I KANE THENE MOS FOL,MOS FOL SE NA GREMISE TE GJITHEVE.

  • Kur tematika e nje ceshtjeje tejkalon kapacitetin e gazetarit atehere jemi tek Alqi Kociko dhe deshira e paepur per te thene dicka.
    Nje ceshtje kaq e rendesishme si kjo e vejdhjes se BSH, kerkon nje hetim te plote nga eksperte te fushes. “Interpretimet” ne formen e thashethemeve apo te fallxhoreve me filxhanin e kafes ne dore, nuk duhet te jene pjese e ketij hetimi.
    Z.Kociko,,,nje keshille shoqerore. Per gjera qe nuk je specialist,,,eshte me e mire perdorje e asaj shprehjes se urte. Fjala eshte argjend, heshtja flori.
    Edhe Prokuroria jone hesht, pas arrestimit te Fullanit, megjithese dyshimet sa vijne e shtohen qe vjedhja eshte edhe me e madhe nga c,kemi degjuar. A edini pse?

    Nje aktakuze mbeshtetet mbi fakte, ne kete rast mbi shifra. Le te presim fjalen e atyre qe e kuptojne me mire kete profesion.!!

    • Po mire o Troplini, ti rri dhe prit te marresh vesh ndonje gje nga ata qe heshtin!
      Gazetari ben komentin nga kendveshtrimi i tij. Ti bej komentin tend me argumentat e tua. Askush nuk po ngre aktakuze, sepse nuk e kemi kete tager!

      Saliun e beri “nuse” Nano-kurva, nga inati qe socialistet nuk e zgjodhen president. Te jeni te sigurte qe Saliu nuk ka pase shumicen e votuesve as ne 2005 dhe as ne 2009!

  • Nga te gjitha komentet qe lexoj edhe shkruaj natyrisht ,fjala me me vend esht ajo qe thot SEKRETARJA ,dhe do ishte zgjidhja perfundimtare e te gjith ksaj ngarkese me ter te keqiat qe mundet te mbaj ajo brenda saj ,krim,vjedhje,tradhti,korupsion,corganizim i organizuar e degjenerim total i shtetit , TE TERHIQET ZVARR SHPELLARI e vetem ateher do dal ylberi te paralajmeroj se po hapet koha ne Shqiperi ! Esht ruga me e shkurter, me e sakt me rezultativja qe me shpejtesi n e drites do ndryshoj Shqiperia ! Kjo kuceder ka zen rugen dhe Shqiperia po lengon nen peshen e tij

  • Me 2002 u largova nga shqiperia.Ne qeveri ishte Nanua dhe Kaci.nje dollar ishte ne ate kohe 147 lek te reja.ku i cuan ndihmat dhe dollaret Nanua dhe kompani? A kish bekimin e Fmn-se?

  • Te gjitha qendrojne… ka shume hapesira per koment…Shqiptaret si gjithnje fillojne e debatojne shume (pjese e se ciles jam edhe une) por askush nuk fokusohet tek ajo qe ka ndodh tamam tamam dhe tek njerezit pergjegjes direkt !

    Pas Full-hajnit, e mira eshte te mos shperndahemi por te insistohet qe Personi krahu i majte dhe i djathte i tij Znj zevendsguvernatore te jape llogari njelloj (ose ca me shume ) se ai. Ajo eshte personi qe ka lejuar….gjithshka… Fullani smund ti bente gjerat vetem… por ajo ka qene shume e heshtur dhe e perkushtuar ne detyren e saj. Ajo eshte nje militante qe jo kushdo e njeh dhe prandaj eshte akoma edhe me me shume pikpyetje pozicioni i saj. Prandaj mos e spostoni vemendjen po hidhni drite tek njerezit e papergjegshem qe lejuan kete katraure. Shqiptaret gjithnje levizin nga boshti i bisedes e merren me te tjera gjera( qe ne fakt jane shume) duke zbehur keshtu rendesine e rolit qe ka pas kjo guvernatorja Elisabeta GJONI !

    Kush e njeh ate do te thoje qe kjo femer me buzeqeshje te ngrire ne fytyre ka bere ne insitucionet ku ajo ka punuar te njejten gje qe ka bere Fullhajni por pa pompozitein e tavave te peshkut… Zoterinj prokurore dhe drejtesia te degjoje dhe vleresoje popullin, fjalet e tij pasi populli i njeh gjerat.. degjon.. por sot ka ardhur momenti qe ajo te denohet njelloj dhe ca me shume se ai

  • ore trapa kush na e solli peshqesh sali qenin ne krye te vndit ata jane fajtor per varferine, po ndolle ne shqiperi dhe ata i dine te gjitha se cfar i ka ba keti vendi dhe po i bene dhe tani gjasme se eshte ne opozit dhe eshte nje deputet i thjeshte , per s nuk levize as dhe nje kontrate ose marrveshje e meparshme e vendosur nga ai , dhe keta qe moren 1 miljon vota dhe rrine dhe bjene sehire , pra mos ja vini fajin saliut se ai ka shum shok si ata te vetet qe i ka ne grup por ka me shumice dhe nga partia e shal gjatit , qe nuk po e kuptoni se ai ka marre rrolin e mbulusit te gjurmeve te saliut , dhe te atyre qe e komandojne nga pertej atlantikut dhe ne bashkpunim te ngushte me beogradin dhe athine e nje pjes e brukselit , pra saliu eshte nje kriminel dhe spiun i ndyre por perkrahjen me te malle brenda vendit e ka nga socjalistet e djeshem dhe te sotem dhe aleati yne qe na done aqe shum sa deshten te na ofronin armet e sirise , se nuk jua pranonte kush tjeter , por ne nuk kena rrug zgjidhje tjeter ne dac salen ne dac njalen se keshtu na e kan lene zgjedhjen si huni ne bithe e bitha ne hu , pra kjo eshte demokracia qe serviret ne shqiperi vec tere botes demokratike dhe nuk ke zgjidhje tjeter , pra pa u keputur trekendeshi ushiton beograd athine keshtu qeverishe shqipfosish do te kemi kriminelat dhe tralletare neper istutucjone dhe varferi dhe gjak te derllur si lume , pa llene kush llogari per krimet makabre qe po i behen nje kombi te ter pre 10 miljonesh tung.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *