Sipas vrojtimit të Baknës së Shqipërisë, mesatarja e të ardhurave mujore e një familje shqiptare është 80.115 lekë.
10% e familjeve me të ardhura të larta, zotërojnë 32% të totalit të të ardhurave të gjithë popullsisë.
Të dhënat e konsumit tregojnë që: shpenzimet mesatare mujore të familjeve për ushqime dhe shërbime janë 35.388 lekë, ku shpenzimet mesatare mujore të familjeve për ushqime janë 28.293 lekë.
Pjesa tjetër e shpenzimeve ka të bëjë me shpenzimet për energji elektrike, ujë, gaz, telefon e internet; shpenzimet për ushqime brenda shtëpisë dhe shpenzimet për energji elektrike përbëjnë përkatësisht 69% dhe 11% të totalit të shpenzimeve.
Në aktivet që familjet shqiptare posedojnë, kryesojnë pasuritë e patundshme, të cilat bëjnë 80% të totalit, kryesisht banesa. Vlera e mesatares të banesës kryesore janë përkatësisht 5 milionë dhe 5.9 milionë lekë. (Metoda e matjes së vlerës së banesës kryesore nuk bazohet mbi çmimin e tregut, por mbi pritshmërinë e familjeve mbi vlerën me të cilën ato do të mund ta shisnin atë në kohën kur janë pyetur.)
93% e familjeve shqiptare janë pronarë, të plotë ose të pjesshëm, të banesës së tyre kryesore.
Aktivet e tjera të rëndësishme janë automjetet, të cilat zotërohen nga 40% e familjeve, ndjekur nga pasuritë e tjera të patundshme, të cilat zotërohen nga 36% e familjeve. Ndër pasuritë e tjera të paluajtshme (veç banesës kryesore), 71% e familjeve zotërojnë një tokë, 12% e familjeve një fermë bujqësore, ndërsa 17% e tyre zotërojnë një formë tjetër pasurie të patundshme
Aktivet që zotërohen më pak nga familjet janë bizneset familjare, që zotërohet nga 13% e familjeve, si dhe sendet me vlerë, që zotërohen nga 12% e familjeve. Mediana e vlerës totale të pasurisë reale, bazuar në vetëdeklarimin e bërë nga familja është 5.9 milion lekë, ndërsa mesatarja është 6.8 milion lekë.
Për sa u përket aktiveve financiare, ato përbëjnë mesatarisht rreth 7% të pasurisë së familjeve shqiptare. Të dhënat mbi normën e zotërimit të aktiveve financiare tregojnë që 16% e familjeve kanë të paktën një aktiv financiar, duke dëshmuar për një përfshirje të ulët financiare të familjeve. Parë sipas kategorive të ndryshme, vërehet se 10% e familjeve kanë llogari rrjedhëse, 7% e familjeve kanë depozitë, 5% e familjeve u kanë dhënë para borxh të tjerëve, dhe një pjesë shumë e vogël e familjeve kanë fonde pensioni dhe letra me vlerë të qeverisë. Mesatarja e vlerës së aktiveve financiare për familje është 0.53 milionë lekë, por mediana është shumë më e ulët, në vlerën e rreth 0.3 milionë lekëve.
Familjet shqiptare të anketuara nga BSH, mbi kredimarrjen kanë zbuluar se kërkësa për kredi është në përpjestim të zhdrejtë me nivelin e të ardhurave dhe pasurinë neto të familjeve.
Pra familjet në nevojë kanë refuzimin më të lartë dhe kjo ulet me rritjen e të ardhurave. Dhënia e kredisë është e lidhur njëkohësisht si me statusin e punësimit të personit të referencës, ashtu edhe me të pasurit e një pasurie të patundshme, e cila lihet si garanci për shlyerjen e kredisë.
Të dhënat tregojnë se më së shumti kërkesa e kredisë u është refuzuar familjeve ku personi i referencës ka paaftësi të përkohshme apo të përhershme, përkundrejt të tjerëve.
Të dytat renditen familjet shqiptare që e kanë personin e referencës të vetëpunësuar, që mund të lidhen me faktin që burimi i të ardhurave të tyre mund të jetë më i luhatshëm përkundrejt grupeve të tjera. Ndërsa familjet që e kanë personin e referencës të punësuar kanë një normë më të lartë mos-refuzimi. Parë sipas moshës së personit të referencës, duket që refuzimin më të lartë e kanë familjet që e kanë personin e referencës në grup-moshën 45-54 vjeç.
Sipas anketës, një familje shqiptare mund t’i rezistojë një goditje në të ardhura 4 deri në 7 muaj, sipas nivelit të të ardhurave. Por, 47% e tyre mund të rezistojnë asnjë ose maksimumi në 3 muaj. Ndërsa
Vetëm 19% e familjeve kanë një rezistencë më shumë se 1 vit.
Burimi kryesor i të ardhurave i familjeve shqiptare është puna, me 49-64% të totalit dhe burimi i dytë, remitancat me 14-23%.
Shqetësuese është shifra e familjeve shqiptare që nuk kursejnë. Sipas studimit 62% e familjeve në total nuk kursejnë, ndërsa pjesa tjetër po.
Shumica e familjeve që kanë kursime, i kanë me qëllim edukimin e fëmijëve apo kursime pleqërie./Tema
a.m/dita

Ata qe nuk kane asnje kursim, do te jene politikanet e shkrete. Populli ka bizneset e vogla;
A mund te kesh besim tek Bankat Shqiptare per te vendosur kursimet?Banka qe takson pagat kur merren ne to.Banka qe te mba nga llogaria (kursimi depozituar) per “komisjone”inegzistente.Kur kursimet jane ne valute te huaj,mbajtja eshte edhe me e madhe.Asgje nuk eshte transparente dhe cdo gje behet ne menyre”ligjore”alla shqiptarece.
Megjithate ato 62% e familjeve qe nuk paskan llogari bankare dhe qe perbejne rreth 80% te popullsise se Shqiperise nuk kane pse shqetesohen se shumica e tyre JANE TE …PASUR ,sipas ministres
adoleshente te Finances,qe si beqare e stazhionuar qe eshte ,nuk ia ka haberin se si mbahet nje familje me 4-5 pjestare vetem me 126 euro!!
Pse permend vetem ministren e Financave, qe te pakten i ndihet zeri, ku i ke Bora Muzhaqin, Edona Bilalin, Frida krifcen, Mirela Kumbaron e Milva Ekonomin qe nuk dihet se cfare bejne, vetem shetisin me vetura, mbajne bodigarde i ruan Edi Rama me ushtare tek dera?!
Depozitat valutore neper bankat ( per te cilat flitet ketu )nuk jane tregues reale , per te thene se i gjithe vendi ka vetem aq depozitues dhe kursimtare . Jane edhe disa dhjetra perqind te tjera , qe i mbajne kursimet e tyre ne shtepi , sepse aty i kane me te sigurta , te gateshme per t`i perdorur ne cast kur ua lyp nevoja , te pa ditura nga askush tjeter qe mund t`i rrezikoje per grabitje dhe qe nuk jane te detyruar per t`i dhene llogari askujt per burimin e asaj pasurie . Keto deklarata te institucioneve shteterore , jo vetem nuk e njohin gjendjen reale , por veprojne pa asnje pergjegjesi , duke perhapur dizinformacion dhe diskreditim te qytetareve shqiptare !