Banka e Shqipërisë: Do shtypen lekë

Leda Hysa

Ekonomia ka nevojë të furnizohet me kartëmonedha të reja. Këtë njofton Banka e Shqipërisë me arsyetimin për të rritur kapacitetin dhe garantimin e furnizimit me kartëmonedha të ekonomisë.

Kështu, Banka argumenton se paratë në qarkullim nuk do të mungojnë, për të plotesuar kërkesat e tregut për para fizike po ashtu duke siguruar stok të mjaftueshëm, për të përballuar nevojat në rritje të ekonomisë shqiptare.

Si një masë për krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia, Banka do të përdorë instrumentin duke shtypur kartëmonedhat e reja për të përballuar situatën.

Ndërkaq pak ditë më parë, drejtori i politikës monetare në Bankën e Shqipërisë, Erald Themeli tha:

Në lidhje me shtypjen e kartëmonedhave është një definicion pak popullor i instrumenteve që ka në dispozicion Banka e Shqipërisë, mund të them që është në listën e planeve kontingjente të Bankës së Shqipërisë. Jo thjesht në shtypjen e parave por në kuptimin e blerjes së letrave me vlerë të qeverisë në tregun sekondar ato që në literaturë njihen si programet e lehtësimit sasior dhe që synojnë të rrisin likuiditetin në ekonomi.

Pra duke filluar nga sektori bankar duke vijuar më tej nëpërmjet zinxhirit funksionues të tij që në ekonomi të rritet sasia e mjeteve monetare që ka në qarkullim ose në dispozicion blerje dhe shpenzime. Po janë pjesë e planeve tona kontingjente. Ndërsa përdorimi i rezervës është një masë e ekstremit të fundit që shpresoj të mos të na duhet ta aktivizojmë dhe jam i bindur që nuk do të shkojmë deri në aktivizimin e saj. Por po programet e lehtësimit sasior janë në listën e planeve strategjike të Bankës së Shqipërisë.

-Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë deri në datën 23.4.2020, paraja në qarkullim është rritur me 6.4 miliardë lekë krahasuar me 31.3.2020 dhe me 9.6 miliardë lekë krahasuar me fundin e vitit 2019.

Në muajin prill, paraja në qarkullim krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur me 5.7 miliardë lekë dhe nga fillimi i vitit është rritur me 9.4 miliardë lekë.

Ndër masat e tjera që mori Banka janë:

-Ulja e normës bazë të interesit nga 1% në 0.5%

-Shtyrja e kësteve të kredisë për tre muaj

-Banka e Shqipërisë po punon për prodhimin e kartëmonedhave të serisë së re, prerjet 1000 Lekë dhe 10000 Lekë, të cilat do të hidhen në qarkullim brenda këtij viti.

 

l.h/ dita

Share This Article
9 Comments
  • Pikerishte tani e nxhori koken koronavirusi dhe ideja perse u leshua. Ne kete krize te madhe qe ka mberthyer planetin , vendet e varfera do perjetojne katastrofen. Dhe faji do bjere jo mbi Globalizmin por tek korona.
    Kudo iflacioni do kete permasa qe do na kujtojne depresionin e madh. Na duhet kjo propogande per te genjyer veten . Mos harroni cfare tha ish ministri i financave te Greqise . Hakmarja e Marksit o vjen me shpejtesi.

    • Po per Zotin, Marksi ia ka rrujt sumen korones, lekut dhe kapitalizmit. Akoma nuk ju mbush mendja ju truthareve?

  • Në kohë lufte ndodh që hidhen në treg para të reja por me afat përdorimi pastaj mbeten pa vlerë. Hedhja e parave shtesënë treg , siç thuhet do ketë këto pasoja: inflacion, çvlerësim leku, rritje e valutës, vjedhje brenda “brekusheve” të punonjësve të bankave, rritje çmimesh, dhe nxitje të krizës me dashje nga administratorët publikë. Por populli për të shpëtuar nga këto pehlivanllëqe të administratorëve të bankave dhe jo vetëm të atyre, rruga e saktë është sipar historisë “përmbysja e klasës politike” dhe kalimi i përkohshëm i pushtetit në duart e ushtrisë.
    Ky është një variant por ka dhe të tjerë që ky popull i di më mirë se kushdo
    Coronavirus wuahan

  • E gjet zgjidhjen gjigandi!!
    Do tjau ngopi te gjitheve me kartmonedhat e reja !!
    Ne fakt çfare mund te presesh tjeter nga nje piktor !!
    Nuk e ka idene çfare ben dhe problemi eshte se
    asnje nga ushtria e fugsave nuk guxon te pipetije !!
    Nuk besoj te harroje qe ta leri kursin e euros sa eshte
    sot qe te vjedhi edhe emigrantet nga pak !!

  • na shpëtoi universali ynë!!
    rrofsh o universal në ç’lloj vlere shkëmbimi i ke bërë pasuritë e tua??
    o njësh që u çave në 14 pjesë po na fut brrylin??
    vjedhja në niveli më të lartë të përfytyrueshëm në shqipëri!!
    sudja e gjenerali do të duken fëmijë në pelena pas kësaj vjedhje që po bën dobiçi i burgajetit!!
    ndryshimi është i vogël!!dobiçi e ka kuptuar se nuk duhet vjedhur INDIVIDI SHQIPTA,por duhet vjedhur shteti!!
    të vjdhësh shqiptarin!?ha plumbin
    të vjedhësh shtetin shqipta!?shqiptari kërkon të bëhet pjesë në vjedhej!!
    dhe këtë e ka kuptuar fare mirë dobiçi zhuls i burgajetit!!

  • Jam nje lexues i Rregullt i Gazetes Dita,dhe ndjekes i ngjarjeve Ekonomiko Shoqerore ne Vendin tone.Me krijohet pershtypia qe ekspertet financiare te atashuar prane Qeverise dhe Bankes Kombetare mjaft siperfaqesore ne dhenien e Perfundimeve. Nuk arrij te Kuptoj se si ka Mundesi qe nje Shtet si Shqiperia e cila e Shtyp vete Monedhen e Saj te jete ne kete DEREXHE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *