Banka e Shqipërisë, Nishani takon Bashën dhe Zaganjorin

redaktor

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka zhvilluar në Presidencë një takim me Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, në kuadër të konsultave për zhvillimet më të fundit të ndodhura në Bankën e Shqipërisë.

Takimi zgjati për rreth 60 minuta, ndërsa kreu i PD Lulzim Basha, është larguar pa dhënë asnjë prononcim për mediat. Mësohet se në takimin me Kreun e Shtetit, Basha ka paraqitur qëndrimin e partisë më të madhe opozitare për të mos pranuar politizimin apo cënimin e pavarësisë së Bankës së Shqipërisë nga mazhoranca duke zgjedhur si Guvernator një emër nga rradhët e politikës.

Pas kreut të PD, në ambientet e Presidencës ka mbërritur edhe Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, i cili gjithashtu po zhvillon një takim me Presidentin, arsyet e të cilit nuk dihen ende.

Ditën e djeshme Presidenti Nishani u takua edhe me kryeministrin Edi Rama si dhe me guvernatoren në detyrë Elisabeta Gjoni.

Gjatë takimit Rama-Nishani të dyja palët diskutuan rreth normalizimit të situatës në institucionin më të lartë financiar në vend, si dhe domosdoshmerinë e sigurimit të një vijimi sa më të qëndrueshëm të punës së Bankës së Shqipërisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *