Banka e Shqipërisë: Përdorimi i tepërt i valutës së huaj, rrezik për ekonominë

J L

Përdorimi i tepërt i valutës së huaj përbën rrezik për ekonominë.

Ky shqetësim u evidentua sot në mbledhjen e Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar (GKSF), duke theksuar nevojën për uljen e përdorimit të valutave dhe fuqizimin e përdorimit të monedhës kombëtare.

“Përdorimi i tepërt i valutës në ekonomi, jo rrallë edhe si mjet pagese, mbetet një nga burimet e rëndësishme të rrezikut financiar dhe ndikon në uljen e efektivitetit të politikave ekonomike dhe financiare. Për këtë arsye, të pranishmit diskutuan rreth nevojës dhe mundësive që masat për uljen e përdorimit të valutave dhe fuqizimin e përdorimit të monedhës kombëtare, aktualisht të përqendruara në sektorin bankar, të shtrihen në mënyrë të kujdesshme edhe në sektorët realë të ekonomisë. Për këtë qëllim, të pranishmit u angazhuan për bashkëpunim ndërinstitucional, i cili mund të mbështetet edhe me ekspertizë nga institucionet financiare ndërkombëtare”, u evidentua në mbledhje.

Sa i përket sistemit të bankave dhe atij financiar, gjendja u konsiderua e shëndetshme dhe se ekonomia është treguar rezistente ndaj pandemisë.

Në prezantimin e BSH-së me fokus tek vlerësimi i gjendjes financiare të sektorit bankar, u theksua se gjatë 2021 zhvillimet ishin pozitive, duke reflektuar rezistencën e ekonomisë ndaj ndikimit të pandemisë.

“Tregjet financiare funksionuan normalisht, ku normat e interesit mbetën në nivele të ulëta dhe treguan luhatshmëri të ulët në lëvizje. Veprimtaria e sektorit bankar u zgjerua në mënyrë të ndjeshme, në kushtet e rritjes së fortë të depozitave të publikut dhe drejtimit të tyre në investime ndërbankare, tituj dhe kredi. Kreditë me probleme zbritën në rreth 41 miliardë lekë, duke bërë që raporti i kredive me probleme ndaj totalit të kredisë të bjerë në nivelin 6.2% në muajin nëntor. Në rënien e këtij treguesi ka ndikuar edhe rritja e mirë e nivelit të kreditimit. Treguesit e rreziqeve të tregut nuk shfaqën ndryshime te rëndësishme gjatë vitit. Aftësia e sektorit bankar për të përballuar rreziqet vlerësohet e fortë në kushtet kur gjendja e likuiditetit është mjaft e mirë dhe kur veprimtaria bankare paraqitet fitimprurëse dhe e mirëkapitalizuar. Vijimi i përmirësimit të cilësisë së kredisë, edhe disa muaj pas ndërprerjes së masave rregullative mbështetëse të BSH-së, është inkurajues. Megjithatë, gjate vitit 2022 BSH do t’i kushtoje vëmendje të posaçme analizës së kredive me probleme, nëpërmjet veprimeve të dedikuara mbikëqyrëse në sektorin bankar”, u theksua në mbledhje.

Në këtë mbledhje, e cila u drejtua nga Ministrja e Financave, Delina Ibrahiaj, morën pjesë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë (BSH), Kryetari i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Drejtori i Përgjithshëm i AMF-së, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD) dhe përfaqësues të tjerë të këtyre institucioneve

j.l./ dita

Share This Article
5 Comments
  • E di si eshte puna, ekonomia e Rep se Shqiperise eshte inekzistente. Vetem shikoni ku eshte Shqiperia ne krahasim me Bullgarine, vendin me te varfer te BE-se.
    Para rreth 10 vitesh, dallimi midis ekonomise se Shqiperise dhe Bullgarise e matur nga PPB per fryme ishte rreth 50%. Me pak fjale, qe Shqiperia te barazonte Bullgarine duhej qe ekonomia e saj te rritej me 50% (te themi 4-5 vite me 10% rritje (hipotetike) ne vit dhe arrinim nivelin e Bullgsrise).
    Sot, po te shihni numrat e PPB per fryme, Shqiperia eshte rreth 85% me e varfer se Bullgaria (pra PPB jone duhet te rritet me 85% te arrije ate te Bullgarise).
    Te dhenat i gjeni tek Wikipedia (GDP per capita per country). Keni tre burime per te dhenat: ato te FMN-se, Bankes Boterore dhe te Kombeve te Bashkuara (UN).

    Ky eshte perparimi i madh i Rep se Shqiperise! Imagjinoni ku jemi me vendet «pak me te pasura» se Bullgaria.
    Tani Baka e Shqiperise thote te largojme valuten (euron) nga qarkullimi. Me kete inflacion qe ka Shqiperia, blerja e eurove nga bizneset e njerezit e thjeshte (pra kthimi i lekeve ne euro) te siguron nje fare mbrojtje financiare.
    Nje shtet qe sprodhon asgje, me rini qe vetem do te largohet, me qeveri te paafte ne kulm qe kujton se me replikat ne facebook e kreu detyren… situata vetem me keq do behet.
    Burimet e nentokes e mbitokes ja u uzurpuan oligarket e lidhur me politiken (me Manet e kompani qe uzurpuan kromin, e me te tjeret qe uzurpuan naften e bakrin etj etj).
    Si te mos mjaftoje kjo, problemi me token qe eshte edhe strumullari i gjithe kesaj katastrofe as qe eshte be kandar te zgjidhet.

    Kapitalizmi ka ne rrenje fjalen kapital, dhe kapital do te thote e para e mbi te gjitha pronat e patundshme. Paraja shkon e vjen, bankat printojne para cdo dite per te mbeshtet ekonomine, por pasuria e patundshme eshte kapital mbi parane. Si mund te kete kapitalizem me kete ligj pronash?! Si mund te kete kapitalizem kur njerezve u tjetersohet kapitali kryesor qe eshte i patundshem?! Kush eshte ai idiot qe vjen e investon ne nje vend te tille me keto ligje?!

  • Kreu i Forumit Ekonomik Boteror Klaus Schwab thote se deri me 2030-en: “You will own nothing, and you will be happy”. Perkthehet nuk do te kesh asgje ne pronesi dhe do te jesh i lumtur.

    Bejeni vete bilancin se c’fare duan te bejne nepermjet Politikaneve dhe marionetave te tjera si puna e ketij Sejkos. Me pak fjale Komunizem Diktatorial Global Teknokrat,ku nje grusht njerezish kane c’do gje, nderkohe qe shumica e cila do mbijetoje deri atehere, edhe breket do ti marre me qera.

    Kjo eshte axhenda dhe kane vite qe po punojne per shkaterrimin e pavaresise ekonomike individuale dhe prones private Kjo eshte axhenda ” Covid-19 and the Great Reset”.

    Natyrisht qe keta tanet si servila dhe te zellshem qe jane ndaj pronareve te tyre, i kane nxjerre ujin e zi Shqiperise keto 30-vite.

  • ndalimi i perdorimit te euros e dollarit, aty do shkoje
    qe vetem ‘paria e vendit’ te kete akses ne valute

    me nje llaf izolim i nje niveli tjeter
    ktu s’ke nga ta zesh me pare perdite nje cmenduri te re nga sekti i kryeperversit

  • Po mos te fusnin refugjatet para ne shqiperi , ne do ishim me keq nga ekonomia se sa sot , nuk do mbijetonim dot .Me gjithe se ky Seiko bandilli shejtan budalla i politikes , e ka ulur voluten e huaj karastrofikisht me koshjence ,prandaj propogandon si idiot , pse perdoret voluta , qe demton eko….?? Simbas tij , qe eshte ulur dollari dhe euro , ekonomia e Europes perendimore eshte ne “renie” katastrofike , kurse shqiperia , ka super prodhim eshte ne ” “shkelqimin” e pa pare si ne bujqesi e ne industri , pamvaresisht qe nafta e kromi i Manes qe qendrojne
    mbrapa politikanet ,eshte edhe kjo me humbje ..Por nuk ka faj , ka punesuar ne BSH te gjithe te afermit e mafjes politike me roga te majme .. I ka ardhur dita , duke vjedhur parane nga djerse e refugjateve te robtuar , prandaj propogandone ky i ” zgjuari ” Seiko . Vetem kete bo mu..t po gatuan ky Seiko ..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *