Banka e Shqipërisë reagon pas kërkesës së PS për shkarkimin e Malajt

Leda Hysa

Banka e Shqipërisë ka reaguar për herë të parë pas kërkesës së PS-së për të shkarkuar anëtarin e Këshillit Mbikëqyrës të këtij institucioni Arben Malaj.

Sipas deklaratës, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës duhet të veprojnë në interesin më të mirë të Bankës së Shqipërisë, si dhe të sistemit bankar në Shqipëri.

“Kodi i Etikës përcakton shprehimisht se çdo veprimtari tjetër e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës, e cila kryhet jashtë detyrave të tij të përcaktuara në Ligjin për Bankën e Shqipërisë, nuk duhet të ketë ndikim negativ mbi detyrimet që ai ka ndaj Bankës së Shqipërisë dhe nuk duhet të dëmtojë imazhin e saj.

Kodi i Etikës parashikon vetëm një rast kur anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës i lejohet të ndajë qëndrimet e veta nga ato të Bankës së Shqipërisë. Në publikimin e artikujve shkencorë, apo akademikë, anëtari mund të qartësojë se artikulli mund të mos përfaqësojë qëndrimin zyrtar të Këshillit Mbikëqyrës apo të Bankës së Shqipërisë”.

Gjithashtu, BSH-ja shprehet se nga momenti i emërimit, deri në përfundim të mandatit, anëtarët përfaqësojnë në çdo situatë, organin më të lartë drejtues të institucionit dhe se me deklarimet apo veprimet e tyre mund të dëmtojnë imazhin e tij.

“Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës duhet të respektojnë kufizimet e Kodit të Etikës mbi veprimtarinë e tyre politike dhe publike, të vendosura ligjërisht dhe për shkak të natyrës së veçantë të pozicionit dhe funksionit të tyre.

Çdo qëndrim individual që bie ndesh me karakterin publik të rolit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës dhe detyrimin e tyre për të promovuar besimin publik në integritetin, paanësinë dhe efektivitetin e Këshillit Mbikëqyrës, duhet detyrimisht të trajtohet si jopërfaqësues i institucionit dhe në kundërshtim me rregullat e Kodit të Etikës” mbyllet deklarata.

Në kërkesën e firmosur nga PS-ja thuhet se Arben Malaj në cilësinë e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës në asnjë nga daljet publike nuk ka trajtuar çështje që mund ti shërbejnë publikut për edukimin e tij ose për informimin mbi veprimtari bankare.

Sipas socialistëve temat e trajtuara nga Malaj në daljet publike janë të një natyre thellësisht politike.

l.h/ dita

Share This Article
7 Comments
  • Sipas Bankes interesi i Bankes eshte kunder interesave kombetare. Malaj pohoi qe ka dokumentacion qe provojne se beni grabitje kombetare.
    Kesaj si do i pergjigjeni? Si Ramuti per videot e Bild, qe fajin e kane ata qe dhane videot dhe jo fajtoret?

  • Bravo Banka e Shqiperise,qe i dhate nje grusht turinjve ketij kryeministri arrogant,hakmarres dhe diktator!
    Shembullin e Malajt duhet ta ndjekin te gjithe ata qe e ndjejne veten te plotesuar si intelektuale ne fushat e tyre te dijes e profesionit,per t’i dhene te kuptoje ketij sharlatani se po sundon ne Shqiperi si AVENTURIER!

    • O Tomorrak ske kuptuar asgje nga cthuhet ne Deklaraten e Bankes. “Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës duhet të respektojnë kufizimet e Kodit të Etikës mbi veprimtarinë e tyre politike dhe publike, të vendosura ligjërisht dhe për shkak të natyrës së veçantë të pozicionit dhe funksionit të tyre”. Eshte grusht ndaj Malajt dhe jo ndaj Qeverise. Lexoje disa here se mbase nxe ndonje gje.

  • Ne banken e shqiperise te gjithe punonjesit jane kushurinj te pare ose te dyte, ose nga nje familje ose burre e grua dhe padyshim super hajdute si ridvan bode , te zgjedhur direkt nga kryeministri. Mbi njezet persona ne banke jane zgjedhur direkt nga dy oligarke.
    Asnje nuk e di apo nuk e kupton, se cfare roli luan banka e shqiperise

    • bravo eshte e vertet funksjionon njelloj si byroja politike qe vetem me kodin e enverit byroja kishte tedrejt te bente seks jashte bllokut, pra te gjithe kollonisni brenda mureve,tani e. njejte eshte dhe banka e shqiperis te gjithe fare e fis,

  • “—-Antari i keshillit mbikqyres duehet te veproje ne interes te bankes dhe te sistemit bankar ne Shqiperi..” Interesi i bankes e donte qe ato 700 milion leke te vjedhura nga punonjesit e bakes te ktheheshin ne banke ,por fakti qe nuk u kthyen dhe Fullani mori edhe demshperblim”moral”tregon se ky keshilli mbikqyres dhe drejtusi i bankes shikojne vetem te ruajne e mbrojne njeritjetrin_Pra ne banke keta njerez a nepunes shkojne vetem per tu pasuruar dhe keto ja u siguron ky “kodi i etikes” i hartuar sic duket nga ata veteper te ruajtur interesat e njeritjetrit nga”sulmet “e jashteme!Banka eshte Pasuri dhe thesar i kombit dhe atje te vendosen njeres te perkushtuar per vendin dhe jo per interesat e tyre e te grupit te bankes!

  • “—-Antari i keshillit mbikqyres duhet te veproje ne interes te bankes dhe te sistemit bankar ne Shqiperi..” Interesi i bankes e donte qe ato 700 milion leke te vjedhura nga punonjesit e bakes te ktheheshin ne banke ,por fakti qe nuk u kthyen dhe Fullani mori edhe demshperblim”moral”tregon se ky keshilli mbikqyres dhe drejtusi i bankes shikojne vetem te ruajne e mbrojne njeritjetrin_Pra ne banke keta njerez a nepunes shikojne vetem per tu pasuruar dhe keto ja u siguron ky “kodi i etikes” i hartuar sic duket nga ata vete per te ruajtur interesat e njeritjetrit nga”sulmet “e jashteme!Banka eshte Pasuri dhe thesar i kombit dhe atje te vendosen njeres te perkushtuar per vendin dhe jo per interesat e tyre e te grupit te bankes!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *