Banka e Shqipërisë ka ulur pritshmëritë për rritjen ekonomike të vendit. Guvernatori i kësaj banke, Gent Sejko deklaron se nga 2.7%, rritja ekonomike parashikohet të jetë 2.5%.
Me këtë rishikim të parashikimit, ulet pritshmëria e qeverisë, e cila pretendonte se rritja do të ishte 3%. “Ajo që ne presim dhe parashikojmë është që ne në vitin 2015 do të kemi një rritje ekonomike në nivelin 2.5 pavarësisht se shifrat shpesh herë argument për interpretim ose manipulim, e rëndësishme është që kjo shifër është më e lartë se rritja 2% e vitit 2014”, thekson ai.
Sejko bëri me dije edhe vendimin e Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë për të ulur sërish normën bazë të interesit. Kështu, norma bazë shkon në 1.75%, duke u ulur me 0.25 pikë. Ky është minimumi historik.
“Inflacioni mesatar i tremujorit të tretë rezultoi në nivelin 1.8%. Kjo normë ishte e ngjashme me atë të tremujorit paraardhës, por inflacioni regjistroi luhatje të ndjeshme brenda periudhës. Në pjesën më të madhe, këto luhatje u ndikuan nga ecuria e çmimeve të produkteve ushqimore”, sqaroi Guvernatori.
Ai thotë se në periudhën afatshkurtër presionet inflacioniste do të vijojnë të mbeten të ulëta. “Inflacioni mesatar i vitit 2015 pritet të luhatet rreth nivelit 2% dhe ai i vitit 2016 pritet të luhatet rreth nivelit 2.2%. Në afat të mesëm, inflacioni parashikohet të vijë në rritje dhe të kthehet në objektivin tonë prej 3% brenda tremujorit të parë të vitit 2018. Gjallërimi gradual i ekonomisë do të jetë faktori kryesor për kthimin e inflacionit në objektiv”, shton më tej.
Sipas shefit të Bankës së Shqipërisë, aktiviteti ekonomik regjistroi rritje vjetore prej 2.5% në tremujorin e dytë, duke rezultuar afër parashikimeve të Bankës Qendrore. “Rritja ekonomike u mbështet nga investimet dhe nga përmirësimi i bilancit të shkëmbimeve tregtare me jashtë. Në të kundërt, konsumi privat u reduktua, si pasojë e forcimit të prirjes për kursim të familjeve. Të dhënat e disponuara sugjerojnë se ekonomia shqiptare do të regjistrojë norma të ngjashme rritje edhe në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2015”, u shpreh gjithashtu. /Dita/

Gjallerimi i konsumit vjen vetem duke u mbush xhepat qytetarve me letra te printuara pra 1€ te kostoj 150lek dhe 1$te kap kuoten e 140lek duke rit ndjeshem konsumin ne te kundert do te sjell ulje te konsumit e me pak 20%tvsh kete ben edhe amerikanet ne koh krize russet ,turqit?
Nje travel per qytetarin e thjesht shqiptar ne europ amerik apo ne ndonje vend tjetr qe afrojn agjensit turistike te jet vertet lluks per menyren e blerjes se nje €per faktin qe voluta te rije ne vend e te sherbej per rimekembjen e ekonomis se brendshme e jo per tu mbush bythen tregjeve europiane me parat e shqiptarve ket gjen ben russet duke e cuar rublen ne 70 rubel kur me par ishte 37 duke bere qe te mbillet prodhimet ne russi e jo te importohet leku i tyre ne europe e ne travel per tu sherbyer ekonomive te huaja!
Nga Banka e Shqiperise kerkojme shume me teper…Kerkojme analize te politikave ekonomike dhe te prospektivave te zhvillimit…Analiza e besimit te konsumatorit dhe e kredive bankare…analiza dhe thellimi ne kredite per kompanite dhe mireshperndarja e tyre…keta thjeshte i bejne kafene Rames…Jeni bataku i mediokritetit…turp per ju..