Banka e Shqipërisë do të vendosë një kufi për interesat e kredive konsumatore për individët. Projekt rregullorja me ndryshime iu është dërguar tashmë bankave dhe institucioneve të mikrokredisë. Vendosja e këtij tavani, pritet të mundësojë interesa më të favorshme për individët.”
Sipas projekt rregullores që është në proces konsultimi me grupet e interesit, përcaktimi i normës së re do të bëhet bazuar mbi mesataren e thjeshtë të normës së interesit për kredinë konsumatore të cilës do t’i shtohet edhe një e treta e saj.
Për llogaritjen e mesatares së kësaj norme, institucioni do të marrë në konsideratë të gjitha kreditë e disbursuara në tremujorin e mëparshëm, të cilat duhet të jenë vetëm për individë.
Po ashtu, këto hua duhet që të mos jenë të siguruara me anë të hipotekës apo sigurime të tjera dhe shuma e disbursuar nuk duhet të kalojë 10 milionë lekë.
Norma maksimale e interesit si nga bankat ashtu edhe nga institucionet jo banka do të bëhet çdo kategori e kredisë konsumatore, e cila do të ndahet edhe sipas shumave të huave. Më konkretisht sipas dokumentit, për shumat deri në 200 mijë lekë, për ato nga ky nivel deri në 2 milionë lekë dhe si dhe nga 2 milionë deri në 10 milionë lekë.
Një ndërhyrje e tillë e bankës qendrore mund të lidhet me normat e larta që kanë aplikuar deri më tani kryesisht institucionet financiar jo banka. Kjo edhe për shkak të lehtësisë në dokumentacion dhe afateve më të shkurtra kohore të përfitimit të kredive ku në të shumtën e rasteve transaksionet mund të kryhen brenda ditës.
Personat që i drejtohen më së shumti institucioneve të mikrokredisë janë individë që kanë një kulturë të dobët financiare e të ardhura të pakta, si dhe fermerët, nj kategori që nuk gjen shumë mbështetje nga sistemi bankar për shkak të problematikave që ka sektori.
o.j/dita

Banka e Shqiperise duke vendosur kete kufi ruan popullesine dhe hallexhijte nga grabitja financiare.e bankave te nivelit te dyte dhe nga institucionet e tjera financiare. Bankat e Nivelit te dyte marrin nga Banka e Shqiperise leke me shumice dhe me norme interesi te ulte . Dhenia e kredive te vogla nga keto banka nuk duhet te jete shume me e larte se norma e interesit me te cilen ato marrin leket nga Banka e Shqierise apo nga interesi qe u paguhet depozituesve. I lumte Bankes te Shqiperise qe po ven nen kontroll sadopak aktivitetin e bankave private te nivelit te dyte dhe po merr keto masa shume te rendesishme per mbrojtjen e popullesine.
si gje me mende duket…….
Bsh e beri kete pasi i shkoi muti ne gryke dhe u korruptuan me vite, duke thene qe nuk eshte pune e tyre. Kjo mase eshte rrjedhoje e disa presioneve nga inst te tjera…