Për herë të parë, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë është mbledhur nën drejtimin e Guvernatores në detyrë, Elisabeta Gjoni. Bordi vendosi që të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.50%.
“Sot, në datën 24 shtator 2014, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin Mujor të Politikës Monetare. Pasi u njoh me zhvillimet më të fundit ekonomike e monetare në vend, si dhe në vijim të diskutimeve mbi ecurinë e pritur të tyre në të ardhmen, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.50%”, thuhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.
Ndërkohë po vijojnë hetimet lidhur me vjedhjen në Bankën e Shqipërisë, ku akuzohen edhe ish Guvernatori Adrian Fullani dhe Eliver Golemi. /E.K
