Banka e Shqipërisë ka lajmëruar emetimin e një kartëmonedhe me vlerë 10,000 lekë e cila do të shërbejë si mjet pagese vetëm në vitin 2020.
Aktualisht kartëmonedha është në fazën e dizenjimit dhe konfigurimit, teksa gjatë vitit tjetër do të futën në qarkullim prerje të reja të kartëmonedhave ekzistuese 200, 500 dhe 1000 lekë.
Në fund të vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë miratoi tematikën që do të pasqyrohet në kartëmonedhën shqiptare me kurs ligjor me vlerë 10000 lekë.
Kjo kartëmonedhë do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të “Flamurit Kombëtar”, si dhe një varg të zgjedhur nga “Himni Kombëtar”, që njihet edhe si HIMNI I FLAMURIT “Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshir’ e një qëllim”.
Krahas kësaj, u miratuan tekstet shoqëruese që lidhen me emrin e bankës, vlerën nominale, si dhe u miratuan përmasat e kartëmonedhës.
o.j/dita

Sh.mire qe do te kete nje prerje me me shume vlere.