Kriza financiare dhe bankare ka kohe që ka mbërthyer ekonominë Shqipëtare, tashmë një ekonomi ‘zombi’, dhe ishte opozita më efektive kundër maxhorancës aktuale që vulosi rotacionin e pritur politik. Por kjo krizë është tanimë opozita më efektive kundër maxhorancës së re legjitime.
Programi i Rilindjes së Përshpejtuar, pra ai socialist bashkë me programin e LSI-së, është shpresëdhënës sepse është program zhvillimi. Prandaj, Kryeministri dhe maxhoranca legjitime mbartin mbi supe shpresat e popullit jashtë dhe brënda vëndit për zhvillim dhe mirëqënie. Ky është objektivi i maxhorancës legjitime!
Ka pafundësisht probleme, prapambetje dhe kriza në vënd; nuk ka rritje ekonomike, nuk ka pune, nuk ka kredi, dhe nuk ka mirëqënie. Por me të cilën krizë duhet të fillohet goditja me politika zgjidhjedhënëse?! Ekonomia vuan nga shumë kriza por kriza financiare dhe bankare është padyshim më vendimtarja për të ardhmen e saj. Në mendimet pro dhe kundër, duhet gjiithmonë të kihet parasysh se varfëria është shkaktuar pjesërisht më shumë nga mungesa e politikës monetare dhe instrumentave financiarë sesa nga ekzistenca e tyre.
Arsyjet e prapambetjes përgjatë gjithë jetës së Shqipërisë Moderne është e vështirë të artikulohen në këtë atikull. Por duhet thënë një e vërtet universale dhe vendimtare; Shqipëria Moderne nuk ka arritur të krijojë një sistem të zhvilluar financiar dhe bankar. Ky është problemi!
Në kohën e Zog-ut ishte ndihma Italiane që ndërtoi Bankën Qëndrore dhe printoi lekun. Në kohën e partisë-shtet dhe Enverit nuk ditëm se çfarë të bënim me Bankën Qëndrore dhe me kursimet, dhe kokë-fortësia e izolimit nuk na lejojë të mësonim nga jashtë. Në fillim të tranzitcionit nuk ditëm si të ndërtonim një sistem bankarë që zhvillon. Përkundrazi, paaftësia dhe trashëgimia komuniste kultivoi dhe lejoji mashtrimin piramidal. Erdhi FMN-ja dhe krijoi Bankën Qëndrore dhe sistemin bankar që kemi sot. Politika monetare u vendos të ishte konservatore dhe minimaliste.
Sot Banka Qëndrore ka dështuar dhe sistemi bankarë nuk krediton ekonominë. Banka Qëndrore minimaliste dhe jo-intervencioniste është një relike e viteve 90 dhe ‘samurai i fundit’ i paradigmës që politika monetare duhet ndare nga politka fiskale, dhe që roli i Bankës Qëndrore ka të bëjë vetem me inflacionin. Te dyja, politika fiskale dhe ajo monetare, ndikojnë në ekonomi drejtëpërdrejtë, prandaj është e domosdoshme që të dyja të jenë bashkëvepruese dhe efektive. Kështu që në fund politika fiskale dhe monetare të jenë komplimentuese dhe të punojnë për zhvillim dhe mirëqënie. Programi për një Rilindje të Përshpejtuar, i cili është një program zhvillimi, mund të realizohet vetëm me një politikë monetare më fleksibël dhe intervencioniste, dhe një sistem bankarë kreditues dhe kompertitivë. Ky është thelbi!
Roli i Bankës Qëndrore edhe në këtë ekonomi ‘zombi’ vazhdon të jetë konservatore-minimaliste dhe e paaftë. Minimaliste sepse qëndron vetëm me objektivin parësor stabilitetin e cmimeve, dhe (keq)përdorqë vetëm normën e interesit si metodë monetare për të stimuluar ekonominë. Është e paaftë sepse ka dështuar me politikën e normës së interesit që nuk e stimuloi ekonominë, si edhe ka dështuar për të adresuar në kohë dhe përfundimisht krizën e borxhit të keq dhe moskreditimin nga bankat tregtare.
Politika konservatore dhe minimaliste e Bankës Qëndrore është një gabim strategjik për një ekonomi akoma të pazhvilluar dhe që nuk po zhvillohet më. Ekonomia shqipëtare është e pa zhvilluar dhe është tashmë një ‘zombi’ i etur për ‘gjak’. Ka nevojë për një Bankë Qëndrore pro-aktive që përdor metodat dhe politikën monetare për të zhgjidhur përfundimisht krizën bankare, dhe për të ndërtuar një sistem bankar kreditues dhe kompetitivë që zhvillon ekonominë. Është gjithashtu parësore, që Banka Qëndrore të jetë pro-aktive në lehtësimin e kredimarjes dhe për të përhapur micro-financimin. Ky duhet të jetë roli i Bankës Qëndrore!
Politika monetare është e dretjë sovrane e një shteti. Shqipëria ende nuk është e kushtëzuar nga Banka Qëndrore Europiane apo FMN-ja për të mos zhvilluar një politikë monetare më fleksibël dhe intervencioniste. Ekonomia ‘zombi’ kërkon një politikë monetare që e ‘ushqen’ atë dhe që e ndihmon të zhvillohet. Politika fiskale dhe monetare duhet të bashkë-veprojnë për ta shëruar dhe zhvilluar ekonominë! Nuk është momenti ende për të thërritur FMN-në që do të imponojë një program fiskal dhe monetar minimalist dhe shtrëngues. Ky është paralajmërimi!
Shtypja e Lek-ut është një alternativë ndryshe nga rritja e taksave dhe shkurtime të thella në shpenzimet dhe stimulon direkt dhe indirekt ekonominë. Kjo është politika monetare që çdo Bankë Qendrore në botën e zhvilluar dhe te tjera vënde në zhvillim kanë përdorur për të adresuar krizat e tyre respektive. Ne mund të kemi frikë inflacionin por pyetja është sa e dhimbshme dhe destruktive është alternativa e kolapsit total ekonomik?! Rreziku i hiperinflacionit duhet ta influencojë politikën monetare por jot ta përcaktojë ate, sidomos kur financat dhe bankat janë në krizë dhe inflacioni nuk është problem.
Në mënyrë që të jenë efektivë, stimujt monetarë duhet të zgjasin mjaftueshëm për të rivendosur besimin dhe të kenë një ndikim të vërtetë e real në ekonomi. Një plan katër-vjeçar është një fillim i mirë. Qëllimi kryesor i kësaj politike monetare është për të nxitur si shpenzimet e brendshme ashtu edhe investimet. Si një efekt, normat e ulëta reale zakonisht dobësojë monedhën si edhe mund të ulin importet. Por, kjo gjë përmirëson konkurencën duke ulur cmimin e mallrave të prodhuara në vend. Nëse politika është e suksesshme në ringjalljen e kërkesës së brendshme, ajo përfundimisht do të çojë në rritjen e exporteve, në rritjen e produktivitetit dhe prodhimit. Kjo është alternativa!
Është e rëndësishme që Banka Qëndrore dhe Qeveria të konsultohen dhe jo të kondicionohen nga jashtë. Të mësohet sesi politika monetare mund të luaj një rol të ri në ekonomi dhe sesi politika monetare të jetë më fleksibël dhe intervencioniste, por në të njëjtën kohë e përgjejshme dhe transparente. Ne jemi mëse të aftë të mësojmë ekonominë makro politike dhe cfarë është më mire për ekonominë tonë.
Banka Qëndrore duhet që së bashku me maxhorancën legjitime, dhe në bashkëpunim me bankat tregtare të zhvillojnë mikro-financimi në vënd, dhe të sajojnë menjëherë skemat kredi-lehtësuese për grupe të ndryshme s.p.sh. për çiftet e reja për blerjen e një banese, për sipërmarrësit e ri për zhvillimin e biznesit, për studentët për pagesën e studimeve, etj. Kjo gjë është e nevojshme edhe për të mbështetur rregullimet strukturore që synojnë zhvillimin e forcës punëtore në përputhje me kërkesat e veçanta të teknologjisë moderne (një rrugëdalje nga papunësia e të rinjve).
Në fund, Banka Qëndrore me politikën monetare duhet ta zhvillojë ekonominë dhe jo të shkaktojë kolapsin e saj. Është koha të mësojmë sesi ekonomia mund të shpëtohet dhe të zhvillohet me politika monetare dhe financiare. Është koha të ndrërtojmë një sistem bankar dhe financiar që e krediton ekonominë dhe e zhvillon atë. Kjo është sfida e maxhorancës legjitime që do të përcaktojë fatin e saj dhe të vëndit!
*Autori ka një Master të Arteve nga Universiteti St. Andrews në Skoci dhe një Master Shkencor nga London School of Economics. Ai jeton dhe punon në Londër

Pershendetje nga nastradini per masterat e shumta, por duhe te dish se ne asnje vend te Botes Banka Qendrore nuk “blen” nga qeveria hotele te falimentuara si ai i hotel Dajtit. Kjo qe beri krimineli Fullani eshte REZILI dhe TURPI i shqyptareve ne syte e Botes. Prandaj edhe teorite bankare famoze per stimulimin e ekonomise se falimentuar qe ke renditur ne kete shkrim nuk “pijne uje” ne kushtet aktuale. Banken Qendrore nuk e krijuan italianet, por themelet e saj i hodhi Ismail Qemal Beu dhe Myfid Bej Libohova si ideatori dhe realizues i Bankes Shqyptare ne vitin 1913, ndersa ne vitin 1926 filloi emetimi i monedhave LEK. Kur gjyshi i nastradinit shkoi pas kesaj ne Banken Qendrore Shqyptare, qe ate kohe ishte edhe si Banke Tregetare dhe kerkoi nje huaj afategjate per te zhvilluar biznesin e tij te sapunit a e di or mik me mastera te shume se cfare i tha atehere drejtori i Bankes qe ishte edhe miku i tij? Ai i tha:
“Kredia apo huaja qe kerkon te marresh nga Banka varet sesa vende pune do te hapesh me binzesin tend. Prandaj ik, mendohu dhe hajde te mbushesh formularin.”
Kjo histori afro 90 vjet me pare. Ku jemi sot? Jemi tek Banka e Fullanit dhe e Saliut. A e kupton diferencen tragjike?
Per cfare na duhet shkollimi i mire dhe masterat e ketij djali me emrin e nje qyteti te bukur? Per fatin tone te keq, ketu preferohen diplomat fallco!
Djem te tille si ty, o djale i shkolluar, me tru e trim duhet qe t’i duhen Shqiperise!
Gjithmon Banka qendrore bazohet ne politikat e cdo qeverie qofte,te djathte apo te majta!
Ne rastin tone,kapitalizmi nuk shfaqet si ne vendet e industrializuara,duke vene ne levizje mekanizma financiare,si psh.Bursa!
Fullani edhe mire qe po e mban vleren e Lekut ne nje stabilitet,qe nuk ka devolvime qe shkaktojne turbulence e panik tek qytetaret!
Me menyren primitive,te nje ekonomie te varfer Fullani ka lehtesuar rrugen drej Borxheve,ku kolapsi ekonomik edhe mundet te shkatroheshe shum shpejt,ne rast se nuk funksiononte Bono Thesari,por qe nuk ka efekte pozitive tek ekonomia shteterore,ashtu sic veprohet ne shum shtete perendimore,por efekte per individe te vecante,apo Banka te nivelit te dyte qe investojn ne keto interesa te majme,ne kuriz te popullit!
Po te shohim se cfar ndodh ne ekonomit perendimore,popullit me teper i grabitet kapitali,me menyren efikase te mashtrimit,se sa priviligjohet nga interesa te majme!
Keshtu zhvillohet ekonomia ne Kapitalizem,e jo priviligjeve te Bankave te dyta!
Te pergezoj qe ke ndermarre iniciativen te shkruash. Bie dakort me kritiken qe i drejton nivelit aktual te Bankes Qendrore dhe zotit Fullani. Megjithate, nuk me pelqejne zgjidhjet qe tenton te japesh, ku del nganjhere shume jashte sferes se veprimit te nje banke qendrore.
ps.Te lutem zgjidh nje tjeter redaktor (nqs ke) sepse na lodhe nga syte me kete pikesim pa sens dhe fjalet plot gabime. Fjala ‘shqipètar’ nuk ekziston, thuhet ‘shqiptar’.
Nje sugjerim: thuhet Shqiperi e jo Shqipri, keshtu per pasoje thuhet Shqipetar e jo Shqiptar!
komentusi beni nuk dua te bej debate me ju po ju me duket se nuk e lezooni mire shtypin te pakten nga marim lajmet po une te sugjeroj te futesh po faqen e shtypit shqip me adresen wwwgazeta sot com e te maresh vesh se kush eshte ky sharlatan dhe sa para mer ky kapo dhe krahasoje me pagat e kolegeve te bankave te tjera ,,,ky eshte varmihesi i ekonomise shqiptare
Mbase ke te drejte,une lexoj sa per orientim,vete jetoj qysh nga 2 korriku 1990 ne perendim,por ama jam i prire per ,kur drejtoj shum para te futura ne burse!
Ky esht thjesh nje mendim i imi!
Shkrim i shkelqyer. Epos, me shume argumente do qe me mire. Sa per dijeni BSH ka filluar ta ushqeje qeverine me para.
Po lexoja kete shkrim e te pergezoj, o djale.
Sa te verteta jane keto qe ke shkruar rreth dy vjet e gjysem ma pare.
Ne Shqiperi nuk duhen ekonomiste te nivelit tend, te cilet ne fakt duhet te drejtonin vendin, sepse, per fat te keq, vetem sahanlepiresit pelqehen.