Bankat e nivelit të dytë, rritet 30% fitimi në tremujorin e parë

redaktor
=DG= Od 2. ledna je možné nakupovat novou spoleènou evropskou mìnu euro také v poboèkách èeských bank.

Sistemi bankar rezultoi me një fitim prej 5.86 miliardë lekë në tremujorin e parë të vitit 2015, duke shënuar një rritje prej 31%. Kjo sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Sipas këtyre të dhënave, raporti mes shpenzimeve dhe të ardhurave zbriti në 50.4%, niveli më i ulët që nga vitit 2004. Një raport më i ulët mes shpenzimeve dhe të ardhurave tregon se bankat janë më efeciente në aktivitetin e tyre, sepse për të siguruar të njëjtën sasi të ardhurash, shpenzojnë më pak. Për shembull, nëse vitin e kaluar bankat shpenzonin mesatarisht 64 lekë për çdo 100 lekë të ardhura, në tremujorin e parë të këtij viti kanë shpenzuar rreth 50 lekë.

Përmirësimi i raportit të efikasitetit lidhet në një masë të madhe me stabilizimin e kredive me probleme. Ky tregues tashmë është në ulje të lehtë dhe nuk përbën më barrë të rëndë shpenzimesh për provigjione në bilancet e bankave. Madje, në tremujorët e fundit, bankat kanë rikthyer sasi të konsiderueshme nga rezervat e mëparshme, duke ndikuar në një rritje të ndjeshme të fitimeve viti ishte 31% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014. Sistemi bankar ndodhet në një pozicion financiar shumë më të fortë, çka dëshmohet edhe nga niveli i kthimit nga kapitali, që është treguesi më domethënës i përfitueshmërisë së një investimi financiar. Për tremujorin e parë të vitit, kthimi nga kapitali i sistemit bankar ishte 20.3%, niveli më i lartë që prej vitit 2007.

Tre arsyet e rritjes së fitimit

Së pari, të ardhurat neto të veprimtarisë u rritën me gati 11%, duke arritur në 11.4 miliardë lekë.

Së dyti, të ardhurat nga veprimtaritë e tjera u rritën ndjeshëm, duke rezultuar neto në 1.1 miliardë lekë, nga gati zero që kishin qenë në tremujorin e mëparshëm.

Së treti, shpenzimet për provigjione, që dikur ishin një nga faktorët kryesorë që gërryenin fitimet e bankave, ishin minimale në tremujorin e parë të vitit, madje bankat kanë filluar të rekuperojnë këto fonde.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *