Bankat, interesat e depozitave tkurren dy herë më shumë se të kredive

anazapta

Bizneset dhe individët kanë mundësi që të përfitojnë nga kreditë më të lira në lekë. Sipas statistikave mujore të Bankës së Shqipërisë, në nëntor, interesi mesatar i kredisë së re në lekë për të gjitha afatet e maturimit zbriti në 9.4 për qind, një nivel i ulët rekord historik ky, nga 9.7 për qind që ishte në tetor. Ulja e kostos së kredisë në monedhën vendase ka reflektuar si politikën monetare lehtësuese të Bankës së Shqipërisë, që ka reduktuar vazhdimisht përgjatë tre viteve të fundit normën bazë të interesit (aktualisht ajo ka arritur në 3 për qind), ashtu dhe rënien e yield-it, interesave të bonove të thesarit (që shërbejnë si referencë për caktimin e kostos së kredisë), që zbriti nga rreth 7 për qind në dhjetor 2012, në më pak se 4 për qind në dhjetor 2013. Interesat e kredive në lekë, me afat maturimi 12 mujor, në fund të nëntorit ishin vetëm 2.7 për qind dhe ky një minimum historik. Tkurrja e normave të depozitave është shumë më e lartë se ajo e kredive. Në raport me fundin e 2012, përfitimet që individët mund të marrin nga bankat për kursimet e tyre vjetore ishin 2.5 pikë përqindjeje më të ulëta, ndërkohë që interesat e kredive ishin vetëm 1.4 për qind më të lira për të njëjtat referenca kohore. Interesat e depozitave kanë shënuar veçanërisht një tkurrje të fortë që nga korriku, kur ato ishin 4.3 për qind .

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *