Bankat perëndimore reduktojnë pozicione në vendet e Europës Lindore

redaktor

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në kuadër të Nismës së Vjenës, publikoi dje raportin e monitorimit të kredisë dhe procesit të tkurrjes së bilanceve (deleveraging)  për tremujorin e katërt 2013, në vendet e Europës Qendrore, Lindore e Juglindore (CEESE), ku përfshihet dhe Shqipëria. Sipas raportit, bankat e BIS*  reduktuan pozicionet e tyre të jashtme ndaj vendeve të CESEE me 0.3% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB), pothuajse në të njëjtin ritëm si në tremujorin e tretë. Shkalla e reduktimit të fondeve vazhdoi të varionte në mënyrë domethënëse midis vendeve në tremujorin  katërt. Hungaria dhe Maqedonia përjetuan reduktimet më të mëdha në financimin  bankave të huaja, me rënien që u përshpejtua në raport me tremujorin e tretë. Shtete të tjera, që panë një ngadalësim të reduktimit të fondeve përfshijnë Rusinë, Bullgarinë dhe Estoninë, ndërsa ritmi u ngadalësua në Kroaci, Letoni, Rumani, Serbi dhe Slloveni. Brishtësitë vazhdueshme dhe panorama e dobët makroekonomike vazhdojnë të peshojnë në pritshmëritë e bankave për cilësinë e aktiveve dhe përfitueshmërisë në këto shtete. Në kontrast, flukset e parave mes bankave të BIS u kthyen pozitive në tremujorin e katërt në Bosnjë dhe Hercegovinë, Lituani dhe Turqi dhe vazhduan të zgjerohen në Poloni dhe Ukrainë. Sipas grafikëve të publikuar nga FMN, (që masin rënien e financimeve të bankave të huaja –funding- në vendet CES të Europes  -grupeve bankare që raportojnë tek BIS Basel), ku përfshihet dhe Shqipëria, rezulton se fluksi është kthyer negativ në tremujorin e fundit të vitit 2013, në rreth më pak se 1% të PBB-së (si për të gjithë sektorët, ashtu dhe për bankat (shih grafikun në fund).

Si ka ardhur largimi i fondeve

Sipas raportit të FMN-së, procesi i tkurrjes së bilanceve në vendet e Europës Qendrore Lindore e Juglindore ka kaluar në dy faza. Së pari, pas falimentimit të Lehman Brothers, bankat e ekonomive të përparuara u gjendën nën presione të ashpra likuiditeti dhe u detyruan të ndërprisnin huadhënie e re ose të shisnin aktivet. Dhe së dyti, në mesin e vitit 2011, kriza e borxheve kombëtare në zonën e euros [oi në një rritje të presionit të tkurrjes së bilanceve (deleverage), teksa bankat evropiane u përballën me kosto më të larta financimi gjithashtu dhe me presione të rritje nga autoritetet rregullator për të përmirësuar treguesit e kapitalit. Ndërsa faza e dytë e këtij procesi u shkaktua nga presionet e bilanceve ë bankave (faktorët e ofertës), me shumë shtete evropiane që ranë në recesion, kërkesa e dobët për kredi luajti një rol gjithnjë e më të rëndësishëm. Në fazë e dytë u pa gjithashtu një fillim i tranzicionit tek një model i ri financimi për bankat përtej kufirit, në të cilin degët e huaja u nxitën që të vareshin më shumë në financimin e depozitave lokale.

Share This Article
2 Comments
  • Eshte e vertete qe te gjitha bankat po shohin pozicionimin ne Europen lindore. Psh ne shqiperi procredit po shitet, Credit agricole do blihet nga societe generale, raifeisen po vlereson ikjen, po ashtu edhe Intesa Sanpaolo. Gjitha keto jane shenja qe shqiperia eshte nje vend fare pa interes per europen saqe edhe bankat e tyre nuk do te kene filiale ketu. Me se shumti do vije ndonje banke me origjine lindore islamike si puna e BKT qe eshte Turke. Sa per ne nuk dime te bejme banke, mjafton te shikoni Credins

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *