Bankat presin rënie të kredisë dhe rritje të interesave

Dita

Bazuar në raportin e vrojtimit të aktivitetit kreditues, Banka e Shqipërisë raporton se kredia si për bizneset dhe për individët është bërë më e vështirë.

Që prej vitit 2014, standartet e kredisë për blerje banese dhe konsumi rezultojnë më të shtrënguara.

Shkaku kryesor për rënien e kredisë për shtëpi është situata në tregun e pasurive të patundshme dhe gjendja financiare e individëve.

Ndërsa për biznesin, kredia është shtrënguar në segmentin e ndërmarrjeve të mesme e të vogla, ku shkak kryesor është evidentuar raporti i kredive me probleme.

Krahas ngadalësimit të aktivitetit kreditues, bankat presin që në tre muajt e ardhshëm të ketë edhe rritje të interesave si për huatë në valutë, edhe për ato në monedhën kombëtare.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *