Bankat në Shqipëri zotërojnë 22 miliardë lekë pasuri të patundshme (rreth 160 mln euro), të cilat janë duke denatyruar rolin primar të bankave në ndërmjetësimin e financiar, duke kthyer një pjesë të funksioneve të tyre në “real estate”.
Banka e Shqipërisë njoftoi sot se vlera e kolateraleve në pronësi të bankave, pasi kanë dështuar shitjet nga përmbaruesit, është rritur ndjeshëm më 2015.
Nga 5 miliardë lekë 2012 zotërimet e bankave në formën e pasurive të paluajtshme në fund të vitit të kaluar janë mëse katërfishuar në rreth 22 miliardë lekë.
Banka e Shqipërisë arsyeton se nga pikëpamja e autoritetit mbikëqyrës, është e rëndësishme të vlerësohet ndikimi që ka mbajtja pezull e ketyre pasurive te sekuestruara nga mospaguesit e kredive.
Rreziku i çmimit përbën rrezikun kryesor që lidhet me pasuritë e paluajtshme.
Një rënie e çmimit të pasurive të paluajtshme, gjatë periudhës së mbajtjes në bilanc, mund të zvogëlojë si vlerën e aktivit në bilanc, ashtu edhe të ardhurat që mund të realizohen nga shitja e kolateralit pasuri e paluajtshme.
Njëkohësisht, një shitje në masë e këtyre kolateraleve nga ana e bankave (fire sale) mund të dëmtojë rëndë tregun e pasurive të paluajtshme, duke ndikuar jo vetëm mbi të ardhurat e bankës, por edhe mbi vlerën e kolateraleve pasuri e paluajtshme të pranuar gjatë procesit kredidhënës – raporton revista ekonomike Monitor.

E keni per turp ta citoni Monitorin e?
Nje dite bb dhe fmn do jete pronari i gjithe te patundshmevet.
Do jete vone
Nje artikull me vlere per tregun e pasurive te paluajteshme ,por edhe per ruajtjen e nivelit te cmimit te ketyre pasurive. Cfare po ndodh me Bankat ne pergjithesi? Ne disa raste pronat e konfiskuara nga Bankat pas kalimit ne pronesi te kesaj te fundit, kane humbur vleren dhe jane shkaterruar fare edhe si prona qe kqne patur nje destinacion te caktuar duke bere qe te humbasin vendet e punes nje numer punetoresh.Kjo ndodh sepse Bankat nuk kane specialiste per ti administruar keto prona, Arsyeja tjeter eshte se me konfiskimin e ketyre pronave Banka del ne treg me nje cmim gati ne kosto dhe ndikon shume ne prishjen e tregut te imobiljareve, Po si mund te zgjidhen keto :
Per mendimin tim duhet nje takim me i zgjeruar midis te gjitha paleve qe te terhiqet nje mendim i kualifikuar dhe qe do ti sherbente me mire te gjitha komuniteteve, atij te biznesit,sistemit Bankar si dhe imobiljareve.Por rolin primar duhet ta luaje Qeveria sepse ajo nuk duhet ta shkaterroje kete biznes qe ka rreth 8 vjet ne agoni.
Berltold Brehti paska thene “Nuk e di nese eshte krim me i madh te vjedhesh apo te hapesh nje banke