Kompania Bankers Petrolium ka vendosur të mos kryej më shpine për nxjerrjen e naftës në vendin tonë. Në një njoftim për shtyp, kompania sqaron arsyet.
“Si pasojë e çmimeve të paqëndrueshme të naftës edhe në fillim të vitit 2016, Bankers ka zgjedhur të pezullojë aktivitetin e shpimit deri në përmirësimin e çmimeve me qëllim për të mbrojtur forcën e bilancit financiar të kompanisë,” deklaroi Bankers.
“Dy sondat shpuese të përdorura përgjatë vitit 2015 janë ndalur përkohësisht në muajin dhjetor. Aktiviteti i shpimit do të rinisë me rritjen e çmimeve, sondat do të qëndrojnë në vend dhe do të jenë të gatshme për të rinisur aktivitetin në një të ardhme të shpejtë”, vijon më tej deklarata.
Kompania sqaron se prodhimi i naftës ka pësuar ulje gjatë vitit të shkuar, por se gjatë këtij viti do të rikuperohet.
“Si pasojë e çmimeve të paqëndrueshme të naftës edhe në fillim të vitit 2016, Bankers ka zgjedhur të pezullojë aktivitetin e shpimit deri në përmirësimin e çmimeve me qëllim për të mbrojtur forcën e bilancit financiar të kompanisë. Dy sondat shpuese të përdorura përgjatë vitit 2015 janë ndalur përkohësisht në muajin dhjetor. Aktiviteti i shpimit do të rinisë me rritjen e çmimeve, sondat do të qëndrojnë në vend dhe do të jenë të gatshme për të rinisur aktivitetin në një të ardhme të shpejtë”, thotë kompania.
Në 2015, Bankers shpoi në total 61 puse horizontale, duke përdorur dy sonda shpuese. Në tremujorin e katërt u shpuan 14 puse : 9 puse horizontal, një pus horizontal multi-lateral, 3 puse lateral të ri-shpuar dhe një pus për depozitimin e ujit.
Shitjet dhe Çmimet e Naftës
Në vitin 2015, shitjet e naftës arritën një mesatare prej 19,546 fuçi në ditë, kundrejt mesatares vjetore prej 20,678 fuçi në ditë në vitin 2014. Gjatë tremujorit të katër, shitjet mesatare ishin 18,561 fuçi në ditë kundrejt tremujorit të mëparshëm prej 19,730 fuçi në ditë. Inventari i naftës bruto në 31 Dhjetor 2015 u reduktua në 258,000 fuçi kundrejt 297,000 fuçi në 30 Shtator 2015.
Në tremujorin e katërt çmimi i naftës ishte afërsisht 33.62 dollarë për fuçi (77% të çmimit Brent prej 443.69 dollarë/fuçi) kundrejt 39.5 dollarë/fuçi në tremujorin e tretë (79% e Brent prej 50.26 dollarë/fuçi).
Shitjet në tregun e eksportit gjatë tremujorit të katër përfaqësuan 91% të shitjeve totale, me një çmim mesatar eksporti prej 77% e Brent.
Pjesa më e madhe e prodhimit u shit në tregjet e eksportit në tremujorin e katërt, për të kapur çmime më të larta gjatë muajve të dimrit. /Dita/
