Bankers pezullon arbitrazhin ndaj shtetit

redaktor

Pas negociatave të zhvilluara nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe Agjencia Kombëtare të Burimeve Natyrore me Bankers Petroleum është arritur marrëveshja për caktimin e një eksperti për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në lidhje me raportin e auditit për vitin 2011.

Bankers Petroleum është dakordësuar që të pezullojë procesin e arbitrazhit në të cilin kishte paditur shtetin shqiptar.

Eksperti i përzgjedhur është “PricewaterhouseCoopers”, kompani e njohur ndërkombëtarisht e cila do të asistohet edhe nga ekspertët e kompanisë “Navigant Consulting”, e specializuar për analizën e shpenzimeve hidrokarbure.

Raporti përfundimtar i ekspertëve mbi mosmarrëveshjen mes shtetit shqiptar dhe Bankers Petroleum parashikohet të jetë gati brenda 4 muajsh.

Negociatat mes institucioneve shqiptare dhe Bankers Petroleum janë zhvilluar në përputhje me vendimet e Gjykatës së Arbitrazhit dhe parashikimet përkatëse në marrëveshjen hidrokarbure.

Në procesin e negocimit, institucionet shqiptare janë asistuar nga Avokatura e Shtetit si dhe kompani ndërkombëtare të mirënjohura avokatie si Curtis, Mallet-Prevost, Colt & Mosle LLP.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë bashkë me Bankers Petroleum kanë rënë dakord gjithashtu për nisjen e një procesi negociatash për amendimin e marrëveshjes hidrokarbure, me synim përmirësimin e termave financiare të marrëveshjes, duke korrigjuar problematikat e hasura deri më tani dhe përmirësuar procedurat për një kontroll më efikas të strukturave të shtetit.

Share This Article
1 Comment
  • Me pak fjale, meqe shteti eshte NUL, leket e shqipetareve do ti have avoketerit e Rames…Me siguri do te fitoje Bankers, dhe rama do paguaje gruan e Blair nga parate e taksave… por amaaaaaaa e ben per interesin tone…popullit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *