Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Bankers rifillon prodhimin, rinisin eksportet e naftës
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Ekonomi > Bankers rifillon prodhimin, rinisin eksportet e naftës
Ekonomi

Bankers rifillon prodhimin, rinisin eksportet e naftës

Elton Tafaruci
Published June 8, 2016
Share
SHARE

Pas një ndërprerje gati një javore, Bankers Petroleum njoftoi se ka rifilluar prodhimin në fushën e Patos-Marinzës, pas zhbllokimit të terminalit të Petroliferës në Vlorë. 

Në 6 ditët e fundit Bankers reduktoi në maksimum prodhimin në vendburimin e Patos-Marinzës deri në 4 mijë fuçi në ditë për shkak të pamundësisë për të eksportuar dhe mungesës së kapaciteteve magazinuese.

Kompania kanadeze prodhon mesatarisht 20 mijë fuçi naftë në ditë në fushën e Patos-Marinzës. Pjesa dërrmuese e këtij prodhimi, rreth 90 për qind, shkon në eksport duke qenë një nga zërat kryesorë të eksporteve shqiptare.

Por prej gati një javë eksporti i naftës nga Shqipëria ka qenë i bllokuar tërësisht, për shkak të pezullimit të punës në terminalin e Petroliferës.

Përveçse terminali më i madh, “Petrolifera” është edhe porta kryesore e eksporteve të naftës për shkak të avantazheve jo vetëm logjistike, por edhe në kosto, të cilat burojnë nga afërsia e këtij terminali me vendburimet më të mëdha të naftës në vend.

Por një javë më parë, pikërisht gjatë ngarkimit të një anijeje me naftë bruto, pati një incident që përfundoi me derdhjen e naftës në det dhe ndotjen e 5 kilometrave vije bregdetare në plazhin e Zvërnecit.

Menjëherë pas ngjarjes, terminali është bllokuar nga Prokuroria, e cila është duke kryer procedurat hetimore. Por bllokimi ka çuar edhe në pezullimin e eksporteve të naftës çka pati pasoja jo të vogla për ekonominë.

Elton Tafaruci June 8, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • Pingback: Pas një ndërprerje një javore, Bankers Petroleum ka rifilluar prodhimin e naftës » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?