Bankomatë për… gjetjen e fëmijëve të zhdukur!

Leda Hysa

 

Për herë të parë në botë, policia holandeze ka shpikur të ashtuquajturat bankomatë për gjetjen e fëmijëve të zhdukur.

Rreth 300 sportele bankomatësh kanë filluar të tregojnë fotot e të miturve, gjurmët e të cilëve kanë humbur.

Ky veprim bëhet për të rritur mundësitë e gjetjes.

Iniciativa përfshin organizatën holandeze “Vermist Kind Alert” dhe rrjetin ndërkombëtar “Amber Alert”, të specializuar në ndihmesën e gjetjes së fëmijëve të rrëmbyer ose fëmijëve të zhdukur.

Për momentin përdoren sportelet që gjenden në aeroporte, qendra tregtare dhe vende turistike.

Dëshira e organizatave është që një numër më i madh institucionesh bankare të vënë në dispozicion ekranet e sistemeve të tyre automatike.

Videoja e fushatës sensibilizuese fton qytetarët që të regjistrohen te dy organizatat, në mënyrë që të marrin njoftime për fëmijët e zhdukur.

l.h/ dita

 

Share This Article
1 Comment
  • PO mire, o njerez perendie, po jeni te tille; si ka mundesi qe humbasin femijet sikur jane bishta cigareje, ne diktature nuk humbisnin as dhite?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *