Dhjetëra banorë të Dhërmiut, prej paradites së sotme kanë qëndruar pranë kishës së Shën Thanasit, në përpjekje për të mos lejuar shembjen e saj.
Banorët kanë deklaruar se janë lajmëruar për ardhjen e IKMT nga Tirana për të prishur kishën gjë që janë zotuar se nuk do ta lejojnë.
Ndërhyrja pak ditë më parë e inspektorëve të INUV për të mos lejuar restaurimin e kishës nga banorët ka nxitur një luftë të vërtetë mes kishës ortodokse dhe shtetit shqiptar çka është shoqëruar edhe me ndërhyrje nga qeveria greke.
Banorët pretendojnë se kishën aktuale e kanë rindërtuar vetë mbi rrënojat e kishës së vjetër të shembur nga komunizmi në vitin 1973.

Ka shtet Shqiperia ne Jug apo jo?
Ka o jihadist ka. Prandaj Jemi ne. Nuk do te leme gjurme mbi kete toke qe te tregoje se nuk ka qene arberore dikur.