Mashtrimi publik i PD me fletën konfidenciale të Deklarimit të Pasurisë: Nuk ka asnjë “hua nga persona anonim 100 milionë lekë”. “Kur prishëm shtëpinë e vjetër për të bërë të renë, familja më thoshte “edhe po nuk na i dha ai i gjati kemi ata tanët në KRT” – rrëfen Linda Rama dhe flet për “tre cilësi të tiranasve”
Sokol Balla (TCH)
Një personazh i panjohur për opinionin publik deri në vitin 2010, sot është vendosur në qendër të lojës politike dhe akuzave të konfliktit të interesit të liderit të opozitës, në funksionin e bashkëshortes së njeriut kërkon të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë. Emri i Linda Bashës, në javët e fundit është përfolur shumë për konflikte interesi, qindra miliona lekë të pajustifikuara, akuza të ardhura në fillim nga familja e kryeministrit e më pas të shndërruara në një listë prej shtatë pyetjesh të formuluara nga Partia Demokratike.
Sokol Balla
Po e nis me pyetjen e parë, përse e pranuat këtë ftesë?
Arsyeja lidhet me nevojën për të komunikuar direkt me publikun, pasi në dy javë është bombarduar me informacion dhe akuza të drejtuara ndaj meje dhe familjes sime. Për të qenë e sinqertë, fillimisht prita që një media apo aktor tjetër të hetonte përtej deklaratave publike vërtetësinë e akuzave, gjë që në fakt nuk ndodhi. Prita që këta ta bënte edhe Instituti i Deklarimit të Pasurive, por as kjo nuk ndodhi. Për këtë arsye, pashë të udhës që të jepja personalisht shpjegimet e përshtatshme.
Kur ju intervistuam në momentin kur lidhët martesë me zotin Rama, deklaruat se do të qëndronit e tërhequr nga intervistat, por duket e vështirë t’i rezistosh këtij betimi përballë pushtetit të partnerit tuaj…
E para, Edi sot nuk ka pushtet. Unë, për vetë natyrën time, gjithmonë kam preferuar që të jem në distancë të caktuar dhe të merrem me punët e mia. Unë e kam shumë të lehtë të rezistoj dhe këtë e bëj çdo ditë shumë lehtë, por në 2-3 raste ka qenë shumë e vështirë të refuzoja dhe kështu shpjegohen daljet e mia në media.
Ndryshe nga sa pretendoni, këtu nuk jam dakord, bashkëshorti juaj është një prej njerëzve më me pushtet në këto vite, përfshi 11 vitet e drejtimit të Bashkisë së Tiranës. Si u ndjetë pikërisht në momentin kur u humb lufta për një mandat të katërt si kryebashkiak?
Mendoj se u ndjeva si çdo njeri që ndoqi atë histori, atë vjedhje publike, por duke qenë pranë Edit, u ndjeva edhe më ndryshe, edhe më pranë asaj ngjarje. Besoj se Edi i ka kushtuar shumë rëndësi këtij momenti tek libri i tij “Kurban”.
Si e përjetuat 21 janarin dhe 28 janarin?
Secili prej këtyre momenteve ishte shumë i vështirë. Janë këto momente të rënda dhe përcaktuese në jetën e një politikani dhe si bashkëshorte, më duhet të jem pranë e t’i përjetoj pak më ndryshe nga sa i përjeton pjesa tjetër e popullsisë.
Si u ndjetë ndaj akuzave të para direkte ndaj jush?
Jam ndierë sikur po ecja në rrugë dhe sikur papritur dikush më doli përpara dhe më bëri një agresion verbal. Nuk më kishte ndodhur asnjëherë më parë.
Kur ishit atë ditë kur u bë kjo akuzë?
Atë ditë ka qenë e diel. Unë isha duke ndjekur ne faqet online konferencën e Edit në “Tuitter”. Për hir të së vërtetës, kam qenë pjesë e njerëzve skeptikë të përdorimit të “Tuitter”-it nga Edi, pasi mendoja që kjo do të ishte e parakohshme, por me gjithë skepticizmin që e rrethonte Edin për këtë komunikim, nuk i mori parasysh skeptikët dhe filloi ta zhvillonte atë mjet komunikimi gradualisht. Duke iu rikthyer pyetjes, në atë moment pashë akuzat dhe për herë të parë u hutova, e më pas fillova të befasohem gradualisht me atë që thuhej, sepse e kuptova që ishin sigurisht të pavërteta dhe u ndjeva e dhunuar nga të pavërtetat që dilnin dhe që reflektoheshin në faqen online. Sigurisht, më pas prita të kuptoja deri ku shtrihej thellësia e këtyre akuzave.
Megjithatë, një ndër argumentet e përdorur për t’iu sulmuar është shndërruar edhe koha e marrë për të kthyer përgjigje. Përse kaloi kjo kohë e gjatë deri në një reagim tuajin zyrtar?
Unë nuk e di se çfarë mase keni ju për kohën, por siç e thashë, fillimisht kërkova vetë unë që të kuptoja se cili ishte thelbi i atyre që thuheshin, gjithmonë duke menduar se ose po i kuptoja gabim ose që media nuk po i transmetonte në mënyrën e duhur. Kur akuzat u bënë fare të qarta, siç ju thashë edhe më parë, prita që dikush tjetër të merrte përsipër të shkonte më përtej asaj që thuhej nga palët. Vendosa të dal vetë publikisht tani, pasi mora kohën e nevojshme për të absorbuar këtë lumë akuzash dhe pasi prita reagimet që nuk erdhën.
Ju ose sulmi ndaj jush ka krijuar një precedent të ri në politikën shqiptare. Që nga koha e kabinetit Meksi, janë abuzuar familjarët e kryeministrave e ministrave të ndryshëm, por kjo është hera e parë që përflitet familjari i një pretendenti për kryeministër. Përse ndodh kjo në gjykimin tuaj?
Hera e parë? Kjo nuk është aspak e vërtetë. Edi është kryetar i opozitës nga 2005-sa, unë jam gruaja e tij nga fundi i 2010-s dhe gjatë të gjithë kohës që Edi ka qenë në këtë detyrë, të gjithë shqiptarët e dinë që nuk ka mbetur njeri ndër të gjallët dhe të vdekurit e familjes Rama pa u goditur. Gjyshërit e Edit janë goditur. Nuk ka munguar përbaltja kundër të ndjerit dhe shumë të respektuarit Kristaq Rama. Nuk ka munguar ndaj nënës Anetës, as ndaj mamasë së djalit të Edit. As ndaj kushërinjve, qofshin të vërtetë e të sajuar dhe nga ana tjetër, unë mendoj se nuk është vetëm familja Rama që është ballafaquar në opozitë me shpifjen. Janë edhe shumë opozitarë të tjerë, kolegë të Edit, që janë përfolur në të njëjtën mënyrë nga kundërshtarët politikë, pa pasur asnjë lloj lidhje me luftën politike. Personalisht e gjykoj këtë fenomen tepër të dëmshëm për shoqërinë shqiptare, që është lufta me çdo çmim e mjet ndaj kundërshtarit politik.
Në rrjetet sociale, ju kanë sulmuar juve personalisht posaçërisht kryeministri Berisha, kryetarja e Kuvendit, Topalli, ministrja e Integrimit Bregu dhe të tjerë. A është një kosto kjo që e kishit parashikuar kur u lidhët me Ramën?
Nuk është e rëndësishme si ndihem unë, kjo ka rëndësi personale, por jo ndonjë rëndësi të veçantë. Unë mendoj si si ndihen njerëzit kur shohin këto deklarata dhe mendoj se është detyrë e drejtuesve publike, që të shprehen në mënyrë të përmbajtur dhe me një etikë të përshtatshme për postin e tyre. Të gjithë shqiptarët investojnë çdo ditë për t’i dhënë kulturë fëmijëve, por kush janë përdoruesit e rrjeteve sociale? Rinia dhe nëse drejtuesit e lartë publike shprehen në mënyrë agresive dhe ofenduese, ky është një element që dëmton, në opinionin tim, në edukimin e të rinjve.
A po ju bën kjo fushatë akuzash ndaj jush të paguani një kosto personale për karrierën e bashkëshortit tuaj politikan?
Njeriu ka dy kosto personale, e para për të gjithë veprimet dhe të gjitha ato që thotë vetë, ndërkohë që ka edhe një kosto që i imponohet arbitrarisht nga të tjerët. Unë mendoj se në rastin konkret, po flasim për këtë rastin e dytë, për një kosto personale që tentohet të imponohet nga të tjerët pasi unë jam gruaja e Edi Ramës dhe bëhet që njerëzit të mos merren me atë që i shqetëson çdo ditë dhe jo vetëm njerëzit, por që edhe politikanët të mos merren me detyrat e tyre dhe ato që njerëzit e thjeshtë shqetëson çdo ditë.
Megjithatë, akuzat e ardhura ndaj jush janë formuluar në shtatë pyetje zyrtare konkrete. Pyetja e parë, sa projekte keni ndarë ju me zotin Bajraba. 2. Cili është historiku i vërtetë i pallatit 5-katësh dhe një kati nëntokë. 3. A keni qenë në konflikt interesi në ndërtimin e këtij pallati, në një truall midis sheshpushimeve të pallateve, ku ndalohet me ligj çdo lloj ndërtimi. 4. A ndiheni përgjegjës se për interesa familjare keni shkelur ligjin? 5. Si është paguar firma e ndërtimit apo janë shpërblyer me leje ndërtimi? 6. Përse nuk është deklaruar as sot origjina e 100 mln lekëve kredi pa interes, përse nuk deklarohet marrësi ose dhënësi i këtyre lekëve? 7. A janë deklaruar në organet tatimore këto 100 milionë hua dhe a janë paguar taksat që i korrespondojnë shtetit. Pra, po e nisim nga pyetja e parë, sa projekte ka ndarë zonja Basha me Kosta Bajrabën gjatë viteve të bashkëpunimit të ngushtë të tyre?
Më lejoni të bëj një parashtrim të shkurtër para se të përgjigjem. Unë jam akuzuar, jo nga PD fillimisht, me çështje që janë lehtësisht të verifikueshme dhe të identifikueshme për çdo njeri që do ta kishte marrë përsipër diçka të tillë. Fatkeqësisht, kjo nuk ndodhi, por dua të falënderoj ato media që shkuan përtej këtij ping-pongu dhe zbuluan pjesërisht diçka që ndodhte lidhur me këtë rast. Ndërkohë, dua të falënderoj posaçërisht prindërit e mi, xhaxhain tim, të cilët kokulur dhe me bindjen e tyre kanë investuar për atë shtëpi dhe ju desh në një moment të caktuar të tërhiqeshin në një vorbull agresioni të paprecedent, duke parë se si njollosej në media investimi i bërë prej tyre me djersën e ballit. Dua të falënderoj posaçërisht xhaxhain dhe vëllain, sepse mua më bënë që të mos ndihem tërësisht keq teksa shihja që xhaxhai, i cili ndonëse pensionist nuk e ka ndërprerë punën, për shkak të telefonatës së një fqinji i duhet të lerë punë dhe të shkojë në shtëpi, pasi tek dera kishte njerëz që nuk ishin dashamirës. Vëllai, pas dhjetë vitesh në emigracion, u kthye me dëshirën për të investuar të gjithë kursimet e veta në atë shtëpi në tokën e të parëve tanë. Ndërkohë, shikoja edhe nënën time, e cila është prej kohësh e sëmurë, e shikoja ashtu të trishtuar dhe ndërkohë përpiqesha që ta qetësoja e shikoja babain që vuante ndërkohë që të gjithë familjet e vjetra tiranase dhe qytetarët e vjetër e njohin si një njeri të urtë dhe të virtytshëm.
Duke iu mirëkuptuar në këtë parantezë, le të kthejmë disa përgjigje. Sa projekte keni ndarë me zotin Bajraba?
E kuptoni se çfarë ndodh? Merren emra, merren fjalë, merren ngjarje që korkolepsen me njëra-tjetrën, fillojnë krijohen fjali, përfitime dhe bashkëpunime e kjo bëhet thjesht për të tërhequr njerëzit në një rrugë gjykimi që është e çoroditur dhe e imponuar për të shkuar në një drejtim që këtyre njerëzve u intereson.
Mbi bashkëpunimin me Bajrabën?
Unë nuk kam bashkëpunuar me Kosta Bajrabën në asnjë projekt institucional. Jam përpjekur shumë të kujtoj se kur mund të kem pasur bashkëpunim me të, përveçse kujtoj që ka qenë një bashkëpunim në përgatitjen e raportit të zhvillimit njerëzor në 2002-n, kur Bajraba mori pjesë së bashku me shumë ekspertë të tjerë në përgatitjen e atij raporti. Disa prej atyre ekspertëve janë në funksione drejtuese në ekzekutivin e sotëm, ndaj është njësoj sikur opozita sot të më akuzojë përse kam punuar me figura të mazhorancës. Zotin Bajraba e njoh si një ekspert të çështjeve sociale dhe një njeri të angazhuar në mësimdhënie, por kjo nuk do të thotë që një njeri që ka bashkëpunuar me të, të shihet sot si një njeri që duhet sulmuar nga qeveria apo institucionet e tjera.
Cila është natyra e zyrës që punoni ju?
Unë punoj në një OJF. Kam ofruar ekspertizë për institucionet ndërkombëtare.
Sa fonde publike keni marrë?
Zero fonde publike. Organizata e ka që në zanafillë që e ka të ndaluar për të marr fonde publike.
Si e keni njohur Edi Ramën?
Unë Edin Ramën e kam njohur kur filloi ndryshimin e Tiranës. Përherë të parë e kam takuar në vitin 2002. Marrëdhënia me të ka ndryshuar shumë vite më vonë pas një marrëdhënie shoqërore.
Pyetje e PD: Cili është historiku i vërtetë i pallatit 5 katësh dhe një kat nën tokë i bashkëshortes dhe familjarëve të saj, ndërtuar në lulishten e pallateve me firmën tuaj?
Unë do të doja shumë që nëse keni një foto të banesës që mund të shohim se sa kate ka. Po t’i numërosh kjo është një godinë/shtëpi banimi për dy familje. Ka tre-kate dhe ka një bodrum. Është bërë në pronën e të parëve tanë. Kjo është ndërtuar për nevojën vetjake e ndërtuar në pronën e familjes Basha. Në këtë shtëpi ka lindur babai im, vëllai im, kam lindur unë dhe të gjithë pasardhësit e familjes time. E vërteta është ajo shtëpi u rrënua dhe u bë e pabanueshme. Në vitin 1995 kjo tokë iu kthye trashëgimtarëve dhe ka qenë e rrethuar gjithë kohën dhe është përdorur nga babai dhe xhaxhai im. Aty është dhe një shtëpi tjetër ngjitur dhe nuk është përdorur kurrë për shesh mes pallateve. Të gjitha hallat e mia kanë marrë me dëshirën e tyre vendimin që këtë t’ia trashëgojnë xhaxhait dhe babait tim për të pasur ruajtje të trashëgimisë së gjyshit tim. Ky ndërtim është bërë për dy familje, një për xhaxhain tim, dhe një tjetër për vëllain tim. Kjo nuk është bërë për arsye shitje apo përfitimi. Është për bërë të jetuar nga ata që e kanë ndërtuar. Unë s’kam asnjë përfitim.
A keni pasur kontakte pune me bashkinë nga viti 2005 dhe 2006 kur është marrë leja?
Unë s’kam pas asnjë kontakt me Edin për të kërkuar një favor.Aq e vërtet ështëkjo sa kur po merreshin letrat familjarët e mi thoshin se “edhe po nuk na i dha ai i gjati kemi ata tanët në KRT”. Në përgjithësi tiransit autokton kanë një prirje për të qenë më afër të djathtës.
Bashkia e Tiranës e ka çuar çështjen në prokurori ku është bërë dhe një protestë…
Dua të falënderoj xhaxhain që më bëri të ndihem jo aq keq sepse ai dhe vëllai ime kanë për të ndërtuar me kursimet e tyre atë banesë. Më lejo të them se xhaxhai dhe vëllai im janë në punët e tyre, pa i hyrë në hak askujt.
Pyetje e PD: A keni qenë ju në konflikt interesi në rastin e lëshimit të dy lejeve të ndërtimit për këtë pallat të bashkëshortes suaj dhe familjarëve të saj?
Dua t’u them tre cilësi të tiransëve. E para ata merren vetëm me punët e tyre. E dyta respektojnë ligjin dhe shtetin. Kjo u merret edhe si dobësi edhe si frikë dhe me këtë është abuzuar. E treta gjërat i zgjidhin me tolerancë. Unë duke ditur këto cilësi xhaxhai dhe vëllai kanë ndjekur të gjitha rrugët ligjore për të marrë atë që u takon.
Pyetje e PD: Çfarë duhet të mendoj dikush kur sheh atë pallat të ndërtuar në kohën kur burri juaj ka qenë kryetar bashkie?
E para ai nuk është pallat pesë katësh. Aty janë vetëm tre kate dhe një papafingo.
Pyetje e PD: A ndjeheni përgjegjës, se ju për interesa familjare, keni shkelur ligjin me lëshimin e këtyre lejeve të ndërtimit?
Më duhet ti bëj një pyetje kryeministrit që e ka artikuluar këtë akuzë duke thënë se kjo shtëpi kushton 2 milionë euro. Me çfarë parash janë ndërtuar ato dhjetëra shtëpi ane mban vendit? Unë nuk pres që ai të bëj ekonomistin dhe të tregoj këtë. Pres që ai të qëndroj në misionin e tij kushtetues të mos abuzoj me asnjë qytetar dhe kur janë familjar të kundërshtarit politik. Ato janë para gjaku për të ndërtuar një shtëpi banimi.
Pyetje e PD: Si është paguar firma e ndërtimit të pallatit të gruas suaj Linda Basha, me para, apo mos ndoshta firmat e ndërtimit janë shpërblyer me leje ndërtimi, kontrata të tjera të favorshme nga bashkia? Apo pallati është ndërtuar me para të gjobave 20%-she që të kanë paguar kompanitë e ndërtimit sipas akuzave të tyre publike?
E kupton se si përfshihen në këtë vorbull gjithë këta persona. Unë s’e di ca ka bërë firma. Atë firmë s’e kam zgjedhur unë. Unë dua të ripërsëris se kryeministri duhet të mbroj çdo qytetar duke përfshirë dhe sipërmarrësit.
Pyetje e PD: Pse nuk është deklaruar as sot origjina e 100 milionë lekëve kredi pa interes që gruaja juaj Linda Basha ka dhënë apo marrë? Pse nuk deklarohet marrësi apo dhënësi i kredisë pa interes në ILDKP si ç’kërkon ligji i këtij institucioni?
Unë dua të formuloj akuzën siç më është bërë atë ditë. Është thënë se Linda ka marrë hua nga persona anonim 100 milionë lekë. Unë në jetën time nuk kam marrë asnjëherë lekë hua. Kjo punë është si historia e njerëzve që shkuan në fshat dhe nuk dëgjuan kambanën dhe shkuan të pyesin. U thanë se janë 13 arsye. E para thanë nuk ka kambanë. E dyta… lëre thanë se e kuptuam arsyen…Unë kam dhënë një hua 70 mijë euro motrës time pa interes. Nuk është e vërtet që personi është anonim. Aty shkruhet me emër dhe me mbiemër dhe është shkruar te pjesa konfidenciale. Ju e kuptoni se si mbarset një mal dhe nuk lind dot asnjë mi. Këto janë para nga kursimet e mia.
A ju ka kthyer motra paratë?
Jo ende nuk ma ka dhënë. Kur të kthehen do të bëj dhe deklaratën te ILDKP.
Sa e pasur jeni ju?
Unë jam profesioniste prej 25 vitesh karrierë. Kam punuar pa orar dhe pa të diela për të përmirësuar jetesën. Ata që njohin mua dhe babanë e Reas e dinë se ne kishim krijuar një mirëqenie të caktuar.
Pyetje e PD: A janë deklaruar në organet tatimore dhe a janë paguar taksat nga gruaja juaj për 100 milionë të kredisë pa interes?
Këto janë pjesë e kursimeve të mia. Kjo është një përgjigje fare e qartë.
Jeni duke ndërtuar një shtëpi e re në periferi.. me çfarë parash po ndërtohet?
Kjo po ndërtohet me kursimet tona.
TCH
Nje moment qe e prisnim, nga zonja Rama, jo se nuk e dinim, por se duhej ti pergjigjej atij publiku qe eshte jashte realitetit shqiptar, ose politik.
Ky sqarim, i ka dhene familjes Berisha nje grusht turiinjve, ku 100 miljonshi me kast thuhej ne ate shume qe shqiptaret ta merrnin per 1-miljard, sishte gje tjeter vecse nje flluske sapuni prej 70,000 eurosh ose 10,000 lekesh te dhena borxh motres se vet qe edhe mos tja kthej borxhin, kane ate kulture, sa ti thote motres se vet mbaji ti kam falur, gje qe tek monstra Argita, kjo gje eshte e panjohur.
Me kete kerkese per sqarim nga ana e monstres, se Berishes, Berisha gjuajti me grusht surratin e vet.
Kjo pune e shtepise se te afermve Linda Bashes eshte si puna e ujkut me qengjin.Leja per shtepine qe quhet pallat sipas Argita Sali Vucidolit eshte dhene ne 2006 pra 4 vjete para se ajo te martihej me Edi Ramen ,dhe saliu ulerin pse pi uje ne perrua 4 vjet me pare.Edhe masen e mashtrimit Sala e ka10 here me te madhe me leket evjetra,nga 10 miljon borxh te motra i bene 100,te motra jo te baxhanaku.E gjithe behet per te ndotur ambjentin qe tu thote shqiptarve njesoj jane si argita e Linda.Argita i jep hua motres,Argita i rjep klientet me firmen e babait,kurse fisnikja Linda Basha jeton me djersen e saj.
Linda e tregoj edhe nje here qe eshte nje intelektuale e mirefillte,nje njeri me diapazon te gjere ,nje njeri qe pa ofenduar di te shpegoj shpifjet dhe mashtrimet e sales dhe te pjelles se tij,tani ashtu si LINDA le te na shpegojne milinat zonja argita qe i ka nga djersa e ketij populli,,,,, kush i ka lene pasuri asaj fityre djegures ne Tirane qe nuk ka lene gje pa zaptuar.