Banorët e “5 Majit” protestë para Parlamentit, iu bashkohen deputetët e Berishës

J L

Deputetët demokratë, përkrahës të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe pjesë e komisionit të Rithemelimit të PD i janë bashkuar protestës së banorëve para Parlamentit.

Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Albana Vokshi i janë bashkuar protestës.

Ata kanë lënë seancën dhe i janë bashkuar protestuesve duke dëgjuar dhe ankesat e tyre.

Teksa mori fjalën para kamerave, Noka tha se do t’i mbështeste gjithmonë banorët.

Banorët e Paskuqanit, Laprakës, Kodrës së Priftit dhe ‘5 Majit’ kanë dalë sot në protestë para Parlamentit.

Ata preken nga projektet e rindërtimit dhe të infrastrukturës së Bashkisë dhe kanë kërkuar ndërmjetësim nga Parlamenti për transparencë për projektet si dhe kontratë të ligjshme me bashkinë për banesat e reja.

Ndërsa banorët thanë se kanë marrë kontratë të njëanshme nga bashkia dhe bonusi i qirasë është qesharak sipas tyre

“Jam banor i rrugës ‘5 maji’. Shtëpia ime është prishur ndër të parat. Parlamentit i kërkojmë që të bisedojë me bashkinë, të bëjë një ndërmjetësim dhe të na lidhë një kontratë të ligjshme, jo kontratë të njëanshme, që thotë na dhuro shtëpinë dhe unë të premtoj. Në kërkojmë që deputetët të ndërmjetësojnë për një kontratë të ligjshme. Bonusi i qirasë është qesharak. E kam marrë me qira 250 mijë lekë. Presim të reagojnë”, tha një banor.

 

 

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *