Banorët e Astirit kanë dalë sot në ditën e 69-të të protestës tek Unaza e Re.
Njësoj si në ditët e shkuara edhe sot, banorët e Astirit kanë bllokuar rrugën duke mos lejuar që të kalojnë makinat.
Kjo ka shkaktuar irritimin e shoferëve të cilët kanë kërkuar që të hapet rruga. Disa nga banorët kanë replikuar.
Efektivët e Policisë së Shtetit kanë ndërhyrë për të normalizuar situatën. Policia iu ka bërë me dije banorëve se protesta është e paligjshme, ndërkohë që ata kanë akuzuar uniformat blu si të komanduara nga qeveria.
l.h/ dita
