Fushata e lajmërimit të IKMT për prishjen e banesave në Unazën e Re është shoqëruar me tensione dhe përplasje.
Banoërt e Astirit kanë goditur me mjete të forta një prej punonjësve të IKMT gjatë kryerjes së detyreë.
” A.B, 50 vjeç, është goditur me mjete te forta nga banoret duke i shkaktuar frakturë të fortë në kokë dhe në duar. Ai është transportuar me urgjencë në spitalin ushtarak për të marrë mjekimin e duhur. Punonjesi i IKMT, ishte duke kryer detyrën, teksa lajmëronte poseduesit e disa objekteve në këtë zonë se janë pengesë e zbatimit të projektit të Unazës së Madhe” njofton IKMT.
IKMT denoncon fort këtë akt barbar mbi punonjësin e saj dhe kërkon nga organet përkatëse të shtetit të marrin masat e menjëhershme për venien para përgjegjësisë se autorëve.
Po ashtu IKMT u bën thirrje banorëve dhe qytetarëve, se punonjësit e saj janë në sherbim të ligjit dhe komunitetit dhe nuk do të tërhiqen për asnjë moment nga detyrat e tyre, pavarësisht sjelljeve rrugaçërore, barbare dhe te paligjshme.
o.j/dita

BARBARË!
Le që nuk njohin ligjet por nuk duan tja dinë as për njerzillëkun.
Tamam bisha mali.
Eh shpellar kriminel,zaptus tokash,beni qef kur ska shtet
I lumtë, herën tjetër të plagosin 5 a 6 të tjerë se 1 është pak. Shkelën ligjin kur zaptuan tokën me forcë e nuk u hyri gjemb në këmbë, shkelën ligjin kur ndërtuan pa leje e nuk u hyri gjemb në këmbë, shkelën ligjin kur korruptuan punonjës për të legalizuar shtëpitë pa leje e nuk u hyri gjembë në këmbë, kanë mbi 1 vit që shkelin ligjin duke bllokuar një nga arteriet rrugore më të rëndësishme të Tiranës duke shqetësuar 1 Milion banorët e tjerë që jetojnë në kryeqytet e nuk u hynë gjembë në këmbë. Tani rrahin edhe punonjësit e shtetit e kërkojnë të paguhen nga taksat tona për tokën e vjedhur po nga ne. Në vend që të paguajnë ata për tokën që vodhën me forcë nga pasuria jonë e përbashkët, kërkojnë që ti dëmshpërblejmë përsëri ne. Dmth, erdhi hajduti, vodhi lopën, u zbulua që vodhi e në vend që të dënohet, i thotë pronarit të lopës që po e deshe prapë lopën, duhet ta paguash me vlerën e tregut se pasi ta vodha e kam mbajtur me bar !!? Mirë që e vodhi, i mori qumështin e i shiti viçat gjithë këtë kohë, po tani kërkon edhe lekët e lopës hajduti !!? Prandaj mirë e bëjnë që i rrahin punonjësit e shtetit se janë ata që e lejuan këtë gjendje.
Edroga ne litar
O Glaukias;nuk ka pasuri te perbashket sepse 90% te tokave jane te privatit qe ti me nje shumice si puna jote bashke me merhumin Enver na i moret me force ndersa tani ankoheni se erdhen maloket dhe ju kane zaptuar token e perbashket.A nuk i keni bere ndonjehere pyetje vetes se po ato toka e shtepi qe prishi ai udheheqesi juaj largpames per te ndertuar hidrocentrale te kujt ishin ?A jane kompesuar ndonjehere keta njerez qe te kishin mundesi te blenin toke?Ato pallate ku ju jetoni ne cfar tokash jane ndertuar?
Tokat e përfituara nga bashkëpunimi me pushtuesit nuk quhen ! Në radhë të parë nuk duhet ti kërkoni ju sepse ju mbulojnë me turp nëse keni turp akoma ! Janë toka të marra nga tradhtia kundrejtë Shqipërisë e shqiptarëve e ndihma e dhënë nga familjet tuaja që turqit, austro-hungarëzet, francezët, grekët, serbët, bullgarët, italianët, gjermanët apo pushtuesit e radhës të mbanin të pushtuar e nënshtruar popullin shqiptar. Sipas teje duhet ti rikthehen çifligjet bejlerëve të vendosur nga Perandoria Osmane ?? Për tokat në kohën e komunizmit vendosi shumica e shqiptarëve që t’i merreshin tradhtarëve e t’i ndaheshin popullit, më pas filloi diktatura e tokat u shtetëzuan por edhe u zhvilluan, kënetat u thanë e u kthyen në toka bujqësore, malet djerrë u mbollën me pyje, kodrinat u brezuan me agrume e ullinj, në toka të pazhvilluara u ngritën qytete të rinj, etj. Ata që blen toka në kohën e Zogut e nuk bashkëpunuan me pushtuesin të dëmshpërblehen por jo me çmimet e tanishme se nuk ka kuptim që një popull i tërë punoi 50 vite për ta tharë kënetën e ta kthejë në tokë truall e tokë bujqësore e të vij ish-pronari e të dëmshpërblehet me vlerën e tanishme të tokës. Ndërsa në rastin e mësipërm, shumica e atyre banorëve tokat shtetërore i kanë marr me forcë, e tani kërkojnë të shpërblehen megjithëse kanë 30 vite që i shfrytëzojnë në mënyrë të jashtëligjshme ato prona e marrin përfitimet që ato prona gjenerojnë. Këto përfitime takojnë shtetit e me shtet nënkuptoj popullin se ato përfitime mund të hapnin një shkollë të re, një spital më të mirë, një kënd lojrash a një bibliotekë nga të cilat do përfitonin të gjithë e jo të blenin një makinë luksoze apo të ngrinin një kat të dytë shtëpie a të një magazine nga të cilat përfiton vetëm një familje.
zoti tori ai enveri ju prishi shtëpitë me thupra e të suvatuara me bajga lopësh që çfarë ere frynte jashtë hynte brënda dhe ju vdisnit nga të ftohtit dhe ju ndërtoi një qytet të tërë të ri dhe shumë më të ngrohtë nga çkishit menduar juqë as e kishit imagjinuar se ishit mësuar të flinit në mjë vënd me bagëtinë ai ju api sytë dhe ju sot e braktisni atë dhe kjo është e drejta juaj por që të zaptosh qoftë dhe pasurinë e tjetrit mos dhe kjo është e drejta juaj tori me pak fjalë guri i rëndë në vënd të vet smund të bëhesh pronar me pronën e tjetrit apo të shtetit thjesht i bën dëm vetes me kok fortësinë tënde sepse një shprehje popullore thotë qeveria e kap lepurin me qere por me një ndryshim ( tani lepuri ipën vet në qere )
Prona ti dorëzohet të zotit,
shpellarët ti dorezohen shpellës.
Tritolin e do edroga, edhe punonjesit qe prishin pronat, nuk mund te vazhdojne justufikimin me shprehjen “une I punesuar jam”, edhe I punesuar te jesh, nuk te mbron nga shkelja e ligjit.