Unaza, protestuesit me parrulla të PD bllokojnë sërish rrugën

Ornela

Banorët e Astirit vijojnë protestën e tyre për 61 ditë radhazi.

Ata janë shprehur se do vijojnë të jenë në rrugë për të mbrojtur  banesat e tyre me çdo çmim.

Por parrulat janë politike dhe ngjajnë me apelet e PD.

“Burg për hajdutët” dhe “qeveri e krimit” ishin disa nga thirrjet e protestuesve.

“Pas 7 janarit do të ngrihet i gjithë populli” – sipas tyre

Bllokimi i rrugës tek zona e Astirit çdo ditë rreth orës 17.00 është kthyer në një stres të vërtetë për mijëra banorë të Tiranës që qarkullojnë në këtë aks.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Dita mos i shaj protestuesit merri ne mbrojtje sic more studentet. Merruni me Maskat ose me Ministrat e shkarkuar, kur ishin në kolltuqe nuk hapnin as telefonin, tani po “puthen” me popullin

    Pasi kanë “rënë nga fiku”, po shfaqen sikur deri tani, të mos kenë qenë këta, që me zullumet dhe shpërfilljen e tyre prej sundimtari, “ia plasën buzën” shqiptarëve prej mëse 5 vitesh

    Gjashtë ministrat ende në detyrë, po publikojnë video e mesazhe, nga takimet që kanë bërë me popullin pas shkarkimit, ku shfaqen me gota urimi, në familjet e zonave të tyre elektorale, duke shpëndarë pako. duke përkëdhelur e puthur fëmijë dhe njerëz të varfër.

    Janë pamje të pështira, që faktikisht, tregojnë hipokrizinë e kastës, mbasi fytyra e tyre e vërtetë, nuk është kjo që po ekspozojnë pas shkarkimit, por ajo e kohës, kur nuk donin t’ia dinin, nëse njerëzit ishin gjallë e kur nuk të hapnin as telefonin.

    Pas shkarkimit, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro shkoi në Gjirokastër, ku bëri takime me popullin dhe ndau ca dhurata për fëmijët e varfër, ndërkohë që deri para shkarkimit, nuk u hapte as telefonin banorëve e jo të shkonte të pinte kafe në “kasollet” e tyre.

    Këtë gjë bëri dhe ministri Arben Ahmteaj, i cili pas shkarkimit, vrapoi drejt zonës Kavajë-Rrogozhinë, me pako e urime për disa familje të varfëra, duke u hequr si popull e jo si ministër, por deri para 29 dhjetorit 2018, më lehtë takoje Edin, se sa Benin.

    Po kaq komik u shfaq pas shkarkimit edhe ministri “guru” Damian Gjiknuri, i cili vrapoi drejt Vlorës, për t’u “puthur” me popullin e zonës elektorale, por deri para shkarkimit, nuk i përfillte, u jepte numra telefoni që nuk hapeshin dhe sa herë shkonte atje, takohej vetëm me mafiozët tokave dhe shtetarët e zones, që bënin pazare tenderësh.

    Si të kishin maska e jo fytyra, po kaq “të dashur e të shkrirë me popullin”, u shfaqën me banorët në zonat e tyre, dhe ministri Ditmir Bushati në Shkodër, Lindita Nikolla në Lezhë e Mirditë dhe Niko Peleshi në Korçë, duke bërë, sikur deri tani, nuk kanë qenë po këta zullumqarë, që ishin mëse 5 vite në kolltuqe e nuk donin t’ia dinin për hallet e njerëzve.

  • Kam deshire te ngrene leckat ty o Edi Rama ,keta banoret te Astirit ,hajdute te trojeve ,ku ne populli i mjere ,qe nuk kemi zene as edhe nje m 2 toke pa leje ,te paguajme akoma me taksat e tona per keta rufjane .Coju o kryeminister jep urdher ,dhe tullat e ketyre banoreve ti paguajne me leket e tyre ,ata zyrtare dhe politikane , qe i lane ,dhe neve popullin e ndershem do na kesh pro teje . Dhe ne te kundert ,do na kesh edhe ne perkrah ketyre zaptueseve . Nuk je politikan ti o Rame . Jep doreheqje . Shko dhe shkel kushtetuten ,sic e ke shkelur deri tani dhe legalizo hajdutet e trojeve ,qofte ne trojet e privatit dhe po edhe trojet shteterore . Tani pergjigju ,dhe i lutem zotit te vijne ne Surrel dhe te marin bunkerin tend .I lutem Zotit .
    O Zot ndalo fukarallikun ,qe na i kane dhuruar keta neokomuniste te ketij tranzicioni post komunist ..Meshirona o Zot i madh , ndaj ketyre te papergjegjshmeve politikane.

  • Taras Bulba . @…………………………………………………. Mos e lexo me bythe komentin tim . Te keshilloj ,jepja mesueses tende te fillores qe ta sqaroj ,me qe nuk e kuptoke fare komentin tim . Besoj 100% mbasi te sqaroje mesuesja e jote e fillores ,do tme kerkosh te falur . ,,e pastaj me quaj cecen ,.Ti je idiot partiak i lindur .Mire te behet te hashe dynjane aty ku je ,por cfaje kemi ne te tjeret qe na ka puq zoti me nje tufe budallenjsh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *