FOTOT: “Françesko i Agonit” dhe Kalivaçi, historia e një hidrocentrali fantazëm

redaktor

EKSKLUZIVE DITA – Përpara hapjes së televizionit Agon CH emri i Françesko Beketit (Francesco Becchetti) shumë shqiptarëve u kujtonte tentativën e parë për importin e plehrave italiane në Shqipëri.

Projekti u firmos fillimisht nga Fatos Nano, u kundërshtua fort nga Berisha në opozitë, por u miratua nga vetë Berisha kur erdhi në qeverisje.

Por Beketin, bankat dhe biznesmenët shqiptarë, e njohin më së shumti për një tjetër projekt: të famshmin hidrocentral të Kalivaçit.

Me licensën e Kalivaçit në dorë, Beketi ka arritur të thithë përgjatë 15 viteve, miliona për ndërtimin e një hidrocentrali që nuk është ndërtuar ende.

Në listë mund të gjenden emra prestigjozë si Dojçe Bank dhe Enel, e pastaj, nga banorët e zonës pranë hidrocentralit fantazmë e deri te biznesmenë të mëdhenj shqiptarë të futur në lojë si nënkontraktorë.

Si nisi historia e Kalivaçit

Historia e hidrocentralit të Kalivaçit ka nisur në 1997-n me Vendimin e këshillit të Ministrave nr.222 datë 24.05.1997 “Për miratimin e marrëveshjes së koncesionit të formës BOT për hidrocentralin e Kalivaçit”. Projekti në pamje të parë ishte shumë i madh, më i madhi i kohës – 350 GW energji e pastër në vit, brenda 5 viteve.

Askush nuk u thellua fillimisht tek një problem i madh: koncesionari, BEG S.P.A ishte një kompani e themeluar rreth dy vite më parë, në 1995, dhe kishte kapital themeltar të deklaruar 1 milionë euro dhe të paguar 340 mijë euro, ndërkohë që sipërmarrja që iu besua vlerësohej në atë kohë në rreth 100 milionë USD!

Për më shumë se tre vjet, deri në nëntor 2000, askush nuk u kujtua më për Kalivaçin, as vetë koncensionari.

Pamje nga lart e botuar në DITA në dhjetor 2012
Pamje nga lart e botuar në DITA në dhjetor 2012

Ndryshime të shpeshta në kontratë

Këshilli i Ministrave në 02.11.2000 me VKM nr.590 miratoi disa ndryshime të rëndësishme në kontratën fillestare të koncensionit te një kompani tjetër e kontrolluar prej tij. Në të vërtetë bëhet fjalë për pranim nga ana e koncensionarit, që nuk është i aftë të ndërtojë vetë apo i vetëm veprën e marrë në koncension.

Sidoqoftë, ky vendim i hapi rrugë Françesko Beketit (Francesco Becchetti) për të kërkuar nëpër botë investitorë të aftë për të ndërtuar Kalivaçin, për t’i përfshirë në skemën e tij të mashtrimit.

Nga 2000 deri në 2007 përsëri askush nuk u kujtua për Kalivaçin.

Koncensionari, arriti ndërkohë të gjejë partnerin (apo viktimën?) e radhës, gjiganti gjerman “Deutsche Bank AG”.

Me vendimin nr.363, datë 06.06.2007 Këshilli i Ministrave miratoi sërish ndryshime shumë të rëndësishme në kontratën fillestare të koncensionit, të ndryshuar.

Këtë herë u legjitimua pjesëmarrja e një partneri të ri në koncension pikërisht “Deutsche Bank AG”, nëpërmjet krijimit të një shoqërie të përbashkët me BEG (ku BEG do të kishte 55% të aksioneve dhe “Deutsche Bank AG” 45%, me kapital total 15 milionë euro).

Investimi i parashikuar u shtua në 129 milionë euro dhe u la në diskrecion të koncensionarit përzgjedhja e nënkontraktorëve.

Beketi në kantier
Beketi në kantier

Kronologjia e një Hidrocentrali që nuk dukej dhe gjyqet pa fund

Sipas kontratës së vitit 1997 prodhimi i energjisë duhet të fillonte në 2002. Sipas kontratës së vitit 2000 është nënkuptuar që prodhimi do të fillojë në 2005, duke marrë të mirëqenë që punimet ende nuk kishin filluar. Sipas kontratës së vitit 2007, prodhimi do të fillonte në vitin 2011.

Sot jemi në mes të 201s-s. Hidrocentrali nuk ekziston. “Deutsche Bank AG” u tërhoq nga bashkëpunimi 4 vjet më parë.

Mjafton të ndjekësh në mënyrë kronologjike çfarë ka ndodhur në Kalivaç dhe konkluzioni del vetë.

Nga 1997 deri në 2007 BEG, pa filluar për asnjë moment punimet, ka përdorur kontratën koncesionare me shtetin shqiptar për të gjetur një investitor, “të majmë” financiarisht, aq sa për të mbuluar në masën 100% koston e ndërtimit të hidrocentralit të Kalivaçit.

Në vitin 2007 ky investitor u gjet, ishte “Deutsche Bank AG”, ishte “i majmë” më shumë se duhej dhe mbi të gjitha u bind që kjo ishte një “punë e madhe”

Në vitin 2007 BEG krijon “Hydro” S.r.l në Itali me kapital themeltar 17,850,000 euro, mbi të gjitha TË PAGUAR NË NATYRË në masën 16,500,000 euro, dhe të përbërë nga kontrata e koncensionit për Kalivaçin, disa studime të ndryshme për Kalivaçin, projekti i papërfunduar i këtij koncensioni, një autoveturë “Nissan Patrol”, një PC Optiplax, një printer HP duke zbritur disa borxhe të maturuara ndaj një personi të tretë!

Po në 2007 BEG krijon “Kalivaç Green Energy” sh.p.k në Shqipëri me NIPT K72326018B, me kapital themeltar 500,000 lekë dhe i kalon kësaj koncensionin, pa asnjë miratim dhe në kundërshtim me kushtet e vendosura nga shteti shqiptar.

Pak ditë më vonë “Kalivaç Green Energy” sh.p.k i shitet 100% “Hydro” S.r. dhe kjo e fundit bëhet gati kështu për të futur në lojë “Deutsche Bank” .

Pak muaj më vonë “Deutsche Bank” blen 45% të 500,000 lekëve për më shumë se 8 milionë euro dhe merr përsipër detyrimin për të financuar në vazhdimësi punimet në Kalivaç.

Deri në 2009 BEG financon punimet në Kalivaç duke paguar nënkotraktorët si “Salillari” sh.p.k, “Arti” sh.p.k, “C.A.E” sh.p.k dhe të tjerë me milionat e paguara nga “Deutsche Bank”.

Pagesat u ndërprenë kur “Deutsche Bank”  ndërpreu financimin, u tërhoq nga Hydro dhe nisi procedurat ligjore kundër BEG.

Në fundit të vitit 2009 nga punimet u tërhoq edhe kallëzuesi “C.A.E” sh.p.k, pasi punimet e papaguara arritën në vlerën mbi 2 milionë euro, shumë kjo e dokumentuar në situacionet.

Beketi me nënën (gjithashtu e akuzuar) dhe bashkëshorten
Beketi me nënën (gjithashtu e akuzuar) dhe bashkëshorten

Beketi në mbrëmjet e Liri Berishës (dhe i ruajtur nga ish-truprojat e Nanos)

Francesko, që më vonë trazoi keqazi me pagesa multimialiardare disa nga emrat më të njohur të gazetarisë shqiptare, më herët  shihej herë me opinga duke kaluar lumin si fermer fshati dhe herë me kostume në mbrëmjet gala të bashkëshortes së kryeministrit Liri Berisha, ku shiteshin piktura nga 100 deri në 200 mijë euro.

Në mbrëmjen e fundit gala të Berishës ai bleu 150 mijë euro piktura.

Por qershia mbi tortë e Beketit janë banorët e zonës. Dikur aty kishte një kavo të cilën ata e përdornin për të kaluar lumin në formë teleferiku. Beketi u premtoi se do ndërtonte një urë gjigande. Hoqi kavon dhe ndërtoi një urë. Ishte aq e dobët sa e mori lumi për pak kohë. Banorët e zonës mbetën edhe pa kavo, edhe pa urë.

Nënkontraktorët që donin para prej tij, e kishin thuajse të pamundur t’i afroheshin.

Zyrat e tij janë në Romë në në një nga sheshet më të njohura të kryeqytetit italian. Përpara hapjes së Televizionit, sa herë vinte në Shqipëri përpjekjet e nënkontraktorëve që donin ta kontaktonin për të marrë paratë hasnin në një mur truprojash. Ishin së paku nëntë, shumica janë ish-gardistë, dhe ish-truproja të Fatos Nanos në kohën që ka qenë kryeministër.

Edhe përfaqësuesi i tij në Tiranë ishte një ish-këshilltar i stafit të ish-kryeministrit socialist.

Foto nga hetimi për Kalivaçin, botuar në DITA në dhjetor 2012
Foto nga hetimi për Kalivaçin, botuar në DITA në dhjetor 2012

Relacioni zyrtar për Kalivaçin

“Për këtë HEC kemi në dispozicion një kopje të projekt zbatimit, por kjo kopje nuk është e firmosur nga projektuesi” – thotë raporti

DITA botoi në dhjetor 2012 një relacion teknik zyrtar, që ka dalë nga kontrolli i kryer në objekt (hidrocentrali i supozuar i Kalivaçit) në datë 13.03.2012. Ky dokument i drejtorisë përkatëse pranë Ministrisë së Ekonomisë  thotë që nga kontrolli rezultoi që:

“Punimet janë po ato të fazave të mëparshme të rezultuar nga monitorimi në terren.. – Dy fashat e digës janë dëmtuar në pjesën e brendshme të lumit, për shkak të prurjeve të mëdha.  – Betonimet nuk kanë nisur ende. – thuhet se po punohet për riprofilimin e skarpatave, të cilat kanë rrëshqitur në krahun e tunelit të devijimit, por në momentin e monitorimit nuk po punohej. – Është ende duke u diskutuar zgjidhja përfundimtare e rindërtimit të urës për të kaluar në krahun tjetër të lumit. Pasi urën e parë e kanë dëmtuar prurjet e mëdha të lumit, duke u nxjerrë jashtë funksionit. Ura ishte me ujë dhe nuk ishte e dallueshme vendndodhja e saktë.

Raporti i qeverisë shqiptare numëron më pas plot 12 pika që janë të parealizuara, mes të cilave: “Për këtë HEC kemi në dispozicion një kopje të projekt zbatimit, por kjo kopje nuk është e firmosur nga projektuesi. Projekt zbatimi i është kërkuar METE nga ana jonë, këtyre shkresave METE nuk iu është përgjigjur. Për këtë HEC nuk kemi në dispozicion asnjë fletë projekti në lidhje me ujësjellësin dhe me vendosjen e fibrave optike”.

Beketi në zonën e Kalivaçit
Beketi në zonën e Kalivaçit

Konkluzionet vijojnë:  – Koncesionari nuk ka sjellë aktin e fillimit të punimeve. – Shoqëria koncesionare ka dërguar procesverbalin e përfundimit të piketimit, por ky procesverbal nuk është firmosur nga mbikëqyrësi i punimeve.  – Shoqëria koncesionare nuk na ka dërguar kontratën e lidhur me mbikëqyrësin e punimeve.  – Në situacionet e punimeve kemi dhe një situacion për ndërtimin e ujësjellësit të fshatit Kalivaç. Situacioni është firmosur nga mbikëqyrësi i punimeve. Situacioni nuk është i detajuar (është dhënë vetëm si copë, pa volume), etj, etj

Grupi i monitorimit që ka hartuar dokumentin që posedon DITA përbëhej nga: Entiol Laço, Elisabeta Hoxha, Klejdi Ngjela, Sokol Koçi, Fetah Dervishi.

 

Share This Article
26 Comments
  • Emri ka Françesko
    Mbiemrin Beketi
    Nuk e dimë akoma
    Nanua ku e gjeti?!

    E nxorri nga mënga
    Porsi asin maç
    E shpuri në Vjosë
    Dhe në Kalivaç

    Shiritin e prenë
    Nano e Beket
    Se Nanua do bëhej
    Aty deputet

    Nanua ka dy shekuj
    që është harruar
    Ndaj për Kalivaçin
    Njeri s’është kujtuar

    As Sali Berisha
    S’e ka zënë me gojë
    Kur “superfuqi”
    Vendin prezantojë

    Jo në çdo drejtim
    Më kupto or mik
    Vetëm me prodhimet
    “në Energjitikë”

    Kalivaçi mbeti
    Një mashtrim zgjedhor
    Ndaj nuk thamë më kot
    Mashtrim shekullor

    Krejt më ka habitur
    Ky veprim i hershëm
    sepse Nanua njihet
    si ”zotni i ndershëm” 🙂

    Dhe këtë binom
    E plotëson Beketi
    Që u dogj për vete
    Të bëj dritë i shkreti

    “Unë – thotë Beketi
    Aty punën sosa
    Po hidrocentralin
    Ma rrëmbeu Vjosa…

    …pamvarësisht se ndodhi
    kjo ngjarje tragjike
    aty prapë prodhohet
    dritë elektrike”!

    Le të thonë të gjithë
    Nuk ka dritë në male
    Kjo dritë e Beketit
    Është… virtuale!

    • Hidrocentrali i Kalivaçit eshte nje Piramide si ato te Sudes, ne mos me keq, por ne nje plan tjeter.
      Do ti lutesha stafit te DITA-s te ndermerrte nje investigim te shpejt mbi Hidrocentralin ne fjale.Atje ka VJ E D H J E ,
      K O R R U P S I O N,
      L A R J E P A R A SH….RRYSHFETE ,
      NJE MAFJE E VERTETE QE I KA RRENJET NE SHQIPERI DHE NE ITALI…
      Shikojeni se eshte nje Miniere Floriri per nje gazetari investigative….
      Hidrocentrali u fillua shume vjet me pare, genjeu Nano Bixhozi me Mafjen italiane!…
      E mori ne dore Sali Hajduti,
      genjeu dhe ai sa deshi dhe i dha Hidrocentralit Fytyren e vertete te Tano Karridit
      shqiptar, ose e thene me sakt, ne Hidrocentralin e Kalivacit, do gjeni ne miniature,
      R r u m p a l l h a n e n shqiptare ,
      Kaosin dhe Mashtrimin, larjen e parave,
      pra me nje fjale, Fytyren e vertete te Mafjes….
      Nje Hetuesi e sakte do nxjerre nga kjo Katrahure persona pergjegjes, hajdute dhe kriminele ordinere!…
      Shpresoj shume qe Qeveria Rama-Meta te mos mbetet ne konstatime, por te
      nxjerre pergjegjesit dhe te denoj fajtoret!…
      Apo do te ndodh edhe me kete K r i m ekonomik si me te tjeret, sipas motos
      ÇUDIA ME E MADHE NE SHQIPERI, ZGJAT VETEM TRE DITĔ !?…

    • Historia ka perfunduar me faktin qe nuk e di sepse nuk e permend ky shkrim, se perfaqesues ligjor i Beketit ne Shqiperi, eshte ish prokurori i pergjithshem Th.Sollaku, antar i asamblese socialiste.

    • Shume e bukur strofa e fundit. Sidomos vargu “Drite virtuale ”
      Shume e goditur, sepse nenkupton driten dhe shkelqimin e rreme te tv “Agon Chanel”.

  • Ky hidrocentral mesa mbaj mend unë ka nisur në vitin 1 pas lindjes se Krishtit dhe do të përfundojë në vitin 2 pas ngordhjes së xhin sali xhonit!? Bëni ashtu si ju këshillòn “fat man ” dhe mos u merni me “e lagu,s’e lagu”? Dy duar për një kokë janë. Goja është për të llapur…!

    • Hej po shume mire i meson ti zoteri, ndaj degjojme cdo dite vrasje e therrje sepse dy duar per nje koke jane.
      E kam thene dhe here te tjera neper komente qe ne i paragjykojme investitoret packa se cfare backgroundi gri mund te kene nga pas, ndersa banoret ku ndodh investimi mundohen te perfitojne me shume se c’meritojne.
      Realiteti eshte qe ne keto fshatra ku ndodhin investime te tilla s’ka patur rruge per gomere, jo me te kete patur kanale vaditje. Kompanite investitore nje pjese te investimit e bejne ne hapjen e rrugeve te reja dytesore per te shkuar ne objektin e ndertimit, krejt e kunderta nga c’jane pretendimet e banoreve te ketyre zonave per prishje rruge.
      Per tokat keta njerez kerkojne vlere shpronesimi sikur t’i kene buze autostrades Tirane-Durres, nderkohe qe ato toka jane ca shpate mali qe edhe dhite nuk rrine se u merren mend e bien poshte neper repira. Dhe per me teper qe s’i kane me certifikata pronesie, por thjesht pllaje e xanun.
      Nuk dua t’i hyj ne hak, por keta njerez qe ankohen ne me te shumten e rasteve jane njerez te deshperuar qe kane humbur punen ne keto objekte dhe mundohen si e si te fusin shkopinj ne rrota investitoreve per te perfituar sa me shume nga keto marreveshjet na kaq para dhe hiqmu qafe.
      Boll me keto sulme flete-rrufesh, nuk e ndihmojne klimen e biznesit ne vend.

      • Eh more Eri, more Eri…
        Ti nuk e njeh aspak problemin ne fjale, por flet , SA ME U GJET KOLA NE PUNE….siç thone shkodranet!
        Te vetmin problem te drejt qe ngre, eshte ai i mosnxitjes se dhunes!
        Te tjerat i ke gabim.
        Kur nenshkruhet nje kontrate, more zotri, ka detyrime kontraktore te percaktuara qarte:
        – Per investitorin,
        -Per koncensionarin,
        -Per shtetin dhe komunitetin
        – per firmat ndertuese….
        Ka afate dhe sanksione nëse vepra nuk ndertohet ne afat!
        DHE ATA QE NUK ZBATOJNE AFATIN, KANE DETYRIME LIGJORE TE ZHDEMTOJNE NE SE PREKEN INTERESAT SI TE NDERTUESIT, TE INVESTITORIT APO TE VET SHTETIT…
        Ne rastin konkret rruga eshte ndertuar dhe asfaltuar, punimet jane kryer ne nje pjese te konsiderueshme, eshte ne perfundim devijimi Lumit, ka filluar ndertimi Diges, eshte hedhur jo pak materjal….
        por jane shkelur,
        Jo me nje kembe, por me te dyja kembet detyrimet kontraktore!
        Shteti nuk ka kontrolluar zbatimin e kontrates dhe te veje para pergjegjesis shkelsit. Jane dhene tendera, jane dhene para, nuk eshte bere puna , krijohen zvarritje, shpesh here nuk jane paguar puntoret, jane shtyre afatet….
        …me nje fjalë , nje Katrahure qe nuk e merr vesh Qeni te Zotin…Njera qeveri ja faturon tjetres….Nuk del pergjegjsia e askujt dhe keshtu vetem ne nje drejtim lulezojne punet:
        MAFJA PERFITON DHE PARAT SHKOJNE TEK MAFJOZET…
        Prandaj ka vend te nderhyje shpejt Shteti, Prokuroria, Arbitrazhi …
        E te tjera e te tjera.
        Nuk e kane fajin banoret , o Zotri!
        Banoreve jepu ate qe u takon!
        Ne se u prish Ujsjellsin, ndertou Ujsjellsin e ri!…
        Ne se do u shpronesosh tokat, sipas kategoris se tokes, jepu parate!
        Ne se u ke prishur pompat e vaditjes, kompensoji !
        Llogarit e mira, bejne miq te mire!
        Nuk vjen e keqja nga banoret!
        Perkundrazi, ata jane te gezuar qe vepra te mbaroje sa me shpejt, te kete punesime dhe te perfitojne dhe ata nga investimet ne token e tyre!
        Keto perrallat “….se nuk ka patur as rruge per gomere dhe pllajat e xanuna…”,
        tregoja Sali Rrumpalles dhe Tos Bixhozit, sepse eshte pergjegjesia e tyre dhe e ministrive qe kane drejtuar, qe Hidrocentrali i Kalivaçit, ne vend qe ti jape Shqiperise energji, prodhon vetem Korrupsion, larje parash, sipas parimit mafjoz:
        NJË PER TYJA , NJE PER MUA….
        Ose, qe ta kuptosh zotrote, akoma më qarte, puna ne objektin ne fjale i ngjan afersisht asaj barsaletes qe tregojne:
        …Tre inxhiniere, nje amerikan, nje italian dhe nje shqiptar, u mblodhen te diskutojne se si mund te kursejne ne ndertimin e nje Ure…
        Thote Amerikani:
        – Une e ndertoj Uren, duke kursyer me kembat e saj, ne vend te ndertoj tre kemba, ndertoj dy…
        Hidhet Italiani:
        – Une kursej, duke perdorur kete lloj konstruksioni ne vend te ketij tjetrit qe eshte me i shtrenjte!…
        Hidhet ky yni, shqiptari dhe thote me mburrje:
        – UNE NUK E NDERTOJ FARE UREN DHE PARET I MARR DHE I FUS NE XHEP….
        A me kupton Eri?!…
        Afersisht keshtu eshte dhe puna e Hidrocentralit mbi Vjosë!…
        Mafja perfiton, merr parat dhe shqiptaret demtohen me nje zvarritje qe kadale kadale po e kalon nje dhjetvjeçar, dhe ka rrezik te mos mbaroje kurre!…
        Keshtu eshte kur Shteti drejtohet nga Mafjoze qe i hapin rruge vet Mafjes…
        Ja, sa shpejt e ndertuan austriaket hidrocentralin e Bushatit!
        Megjithse edhe ne kete rast qeveria shqiptare e Rrufjanit e dha me koncension disa dhjetvjeçare, vetem e vetem që shqiptaret te mos
        perfitojne! …Ashtu sic kane shitur ne keto vite mbare Shqiperine!!!!…
        A do te vazhdoje dhe qeveria Rama-Meta ne kete rruge, apo do te punojne vertet per shqiptaret!?…
        Deri tani ka shume zhurme, por pak pune!…Vetem llafet ne Parlament i kemi me bollek, duke u marre me shume me budallallepsjen e Sali Paranojakut, se sa me qeverisjen dhe Malin e puneve , per ta nxjerre Shqiperine nga K a t r a h u r a !…

        • O zoteri mos mbaj kaq referate te gjata shabllone se behesh bajat. Nje pyetje kam per ty, a e di c’do te thote ndertim me koncension dhe kush eshte investitori ne ndertimet e veprave koncensionare?
          Shteti nuk hedh kokerr leku nga buxheti i vet per ndertimin e ketyre veprave, nderkohe qe gjithe investimi behet nga kompania koncesionare. Kur Bechetit nuk i dhemb ajo pare qe ka harxhuar deri me tani pa e vene ne shfrytezim HEC-in, pse po u dhemb banoreve te zones dhe ty? Ne baze te kontrates shteti pas 30 vjetesh e shtetezon ate veper dhe hajde tungjatjeta, humbes eshte vetem investitori.
          Sa per rruget e fshatrave sidomos ato te jugut mos me thuaj qe kane qene te shtruara me asfalt ndonjehere se do i besh komplimentin me te madh Berishes nese do e thoshe. Po ashtu dhe per kanalet vaditese qe kane 20 e kusur vjet qe nuk funksionojne ne Shqiperi.
          Ndersa te tille njerez qe ankohen i njoh mire nga eksperienca personale. Jane prototipet e fshatit qe u eshte dhene mundesia te punojne ne keto investime, por diten rrine tape neper lokale e s’punojne hic, ndersa naten shkojne e vjedhin c’te mundin ne kantieret e ndertimit qe nga nafta deri tek baterite e makinave apo kabujt elektrike. Kur i heq nga puna kercenojne me jete stafin e kompanise dhe pershkallezojne “planin” e tyre me takime te tilla sikur ne fshatin e tyre ka rene damllaja dhe jo sikur te jete shanc i madh nje investim i ketij lloji. Ne mos do rrjedh dicka do pikoje per ekonomite e tyre te brishta, por thuaj qe jemi mesuar te marrim paret qyl me presione dhe dhune ndaj te dali ku te dali.

          Ndersa ti vazhdo mbaj te njejtin qendrim ndaj investitoreve te huaj si dikur partia ndaj kulakeve. Per investitoret e huaj eshte risk i madh te vijne te investojne ketu dhe nje nga shkaqet pervec korrupsionit shteteror eshte edhe mendesia primitive e shqiptareve qe i quan ata hajdute, gjakpires.
          Nderkohe qe hajdutin dhe vrasesin ordiner ne burgjet e vendeve te tyre ne e bejme shume lehte hero nese valvit nje flamur kuqezi ne qeli dhe mban nje fjalim “prekes” kunder racizmit edhe pse ka 2-3 vrasje mbi shpine.
          Reformohu zoteri se nuk je vone edhe pse mund te jesh i moshes se trete.

          • Eri,
            Nga ky komenti dyte yti mora vesh se qenke nje teknokrat me brire!..
            Si ore nuk ju beka vone shtetit dhe shqiptareve se nuk ndertohet Hidrocentrali?!…
            Ku ndertohet ky Hidrocentral, ne Hënë, apo ne Mars?!…
            Ai ndertohet ne token shqiptare dhe ne interes te shqiptareve dhe cdo vonese, korrupsion dhe thyerje disipline eshte ne dem te shqiptareve!!!
            Rruga ne fnale eshte e asfaltuar nga firma ndertuese dhe demet qe jane bere me ujsjellsin , u rendojne kalivaçiotve dhe jo ty…Pa uje jane ata dhe jo ti…Rri dot ti pa uje me muaj te tere, apo si teknokrat qe je , nuk te hyn fare ne vesh…
            Po kujt i shkruaj dhe une….ti nuk hake pyka fare!…Investoret e huaj me njerez si ty, mund te bej e si tu doje Tezja, se ti dashke shtate kobure te hapesh kapakun e kokes….

          • O Eri, top-sheqeri, ku e ke perfunduar shkollen e idiot me lecka, tek UFO University apo Vitrina… Sa me deshire e shpalos injorancen tende o derdimen…..

  • Hidrocentrali i Kalivacit eshte nje veper gjigande e projektuar shume vite me pare. Pra nje veper Strategjike. Si e tille nje zvarritje kaq e gjate dhe e (Kokolepsur) sic i themi nga anet tona ka qellime e interesa jo te ndershme dhe ata qe kane qeverisur e dine sakte kete. Qeveria Rama mendoj se e ka te lehte te beje arithmetiken e shpenzimeve dhe te nxjere pergjegjesite e pergjegjesit ti veje para ligjit. Qeverine lokale, deputetet e nderuar te zones dhe Qeveria Qendrore i kane te gjitha faktet gati por nuk e kuptojme cfare presin? Institucionet dhe levat e Shtetit duhet te veprojne ne menyren me te menjehershme per nxjere xhevahiret e ketij ndertimi qe po kthehet ne nje legjende. Sistemi i ujitjes i ndertuar me aq mund e djerse vajti vite i paralizuar me te cilin mbahet ekonomia modeste e kesaj krahine. Ne tubacionet e ujesjellsit te pijshem nuk rrjedh me uje? Cfare ndodh? Kush do te pergjigjet??????????? Banoret me sy nga Qeveria Rama per ndonje pike uje!!!!!!!!!!! .

    • HC e KALIVACJOTEVE qe jane te gjithe kerrica gomari qe nga me i vogli deri tek me i madhi e ka patur ne projekt qeverria komuniste ne planin 5 vjecar 1986-1990.
      Mirepo qofte-largu ENVER vdiq dhe RAMIZ U.D.B -isti dhe Boshnjaku nuk kishte kellqe .
      Bashke me KALIVACIN ne te njejten plan ishte parashikuar te ndertohej dhe HC i BUSHATIT dhe ai i SKAVICES .
      E shani XHAXHIN o i hengshi mu…..in …Kalivacjotet jane mjerez qe nuk bejne jane kriminele te lindur ,fjalen e fundit e thone te paret .
      kUSH E KA NJOHUR NJE FARE CAUSHI NJE MUT-MUTI qe voziste gjemine perballe Shkembit te Lynecit .
      te gjithe jane kalivacjotet si CAUSHI ,te gjithe e mbajne SOPATEN ne QAFE te dores .
      Kalivacjoteve me mire tu hash Menderin se sa buken .
      Te gjithe ,vaza ,djem femije gra ,burra ,pleq e plaka flasin me ZVERK !

      • Totila, o Kërriç i lindur,
        Po çfare te kam bere une ty, qe me shan keshtu?
        Edhe te gjitha vrimat e kokes ti kisha leruar, nuk do flisje keshtu, o derman!
        Pa le qe , edhe sikur une te jem i keq, te gjithe nje fshati, nuk mund ti drejtohesh keshtu. kalivaçiotet e mi jane njerez te nderuar e te respektuar, si gjithe fashataret e tjere te Shqiperise.Shqiperia eshte nje vend fshatar dhe ti o Kerriçi Xhaxhait, mos i fut te gjithe me nje thes.
        Me siguri qe nuk do te kem hedhur ndonjehere tek Lundra ,se kur fryhej lumi, nuk nuk e hidhja Lundren , se shkoje në të Satëme…., prandaj me paske marre inat.
        Ndersa Sopaten e mbaj gjithnje me vehte qe tipa si ty , ku u shpeton mendja, ti sjell ne vehte…merr shpejt ilaçet se paske ikur per lesh, o qafleshi xha Caushit.

    • Nuk e ve ne dyshim lajmin dhe cdo fjale tuajen,Rexhep Mehmeti.
      Por rrevoltohem me durimin kaq te gjate te ketyre banoreve.
      Te shohesh prishjen e sistemit te vaditjes,te durosh mungesen e ujit te pijshem per nje muaj,te shohesh parregullsi ne shpronesime,,,etj,,,etj,,une kesaj i them vetem nje pergjegjesi personale te banoreve te Kalivacit ,qe nuk jane kader t’i dalin zot vetes.
      Te isha ne vendin e tyre,nuk do ta merrja rrugen tek Ministrija e Energjitikes e cila paguhet te jete ne mbrojtje dhe garantim te interesit publik,por do t’i bija shume me shkurt ,atje ne fshat,me parimin e vjeter sa bota,,,ate te dy duarve per nje koke.Ne Shqiperine tone ,me shtet 23 vjecar gangsteresh,kjo ka mbetur i vetmi opsion imunitar per njerzit ,ne mbrojtje te jetes dhe prones se tyre.TUNG.

  • Ka te drejte fat man dhe Pellumb Zaimi dy duar per nje koke jane, nuk behet ndryshe, na kenaqi PD/ja, por po del me keq Rilindja. Mjere ky popull qe ka ne kurriz qeveri qe nuk njohin as ligjet e as vendimet e gjykatave dhe vetem marrin rrogen. Keshtu ngjet ne Tirane e ne qytete e medha, pa me tutje eshte xhungel. Ne sekretarine e gjykates se larte kur i tregon ligjin, per te marre nje vendim, te thone shpesh qe keshtu eshte bere praktike. Eshte bere praktike, ligjet jane kot..Ne Gjykaten e Larte e ne Tirane, pa le andej tutje.

  • Faleminderit per konsideracionin ” Mimoza”? Vlerësoj komentin tuaj te mëpastajmë. Sa për gjykatën e lartë është ashtu si thoni ju. Nuk mund te jape drejtesi nje gjykatë qe drejtohet nga jesmeni i perjetshem politik xhezahir zagar zaganjori. Eshte thjesht nje “kobure juridike” e konvertuar në kobure politike!? Nderime “mimoza”!

  • Me ben pershtypje ky Eri qe shkruan keshtu. Mesa duket eshte brenda taves se atyre qe hane parate e HC te Kalivacit. Eshte e drejta e tij te shkruaje si te doje, qofte edhe per ato interesa qe perfaqeson. Por kalivaciotet nuk mund t’ia lejojne qe ai t’i fyeje ata. Dhe, nese e ben perseri te njejten gje dhe eshte i zoti, le te dale me emrin e tij te vertete, qe ta marin vesh se kush eshte. Pastaj ja leme kohes gjykimin.

  • Mos merni zjarr kot se koti sa here ju ndersejne kunder “korrupsionit”.
    Ne se doni te dini si qendron e verteta hyni me google dhe kerkoni “Portali energjitik Kalivac”
    Eshte nje shkrim I 2014 dhe ka dicka te botuar dhe nga gazeta Dita.
    KUPTOJENI,
    DALJA E KETYRE AKUZAVE NE KETO DITE BEHET QE TE HARONI SKANDALIN E AJOLA XOXES TE ERION VELISE.
    Te gjithe tani do t’i sulen italianit te Kalivacit, I cili nuk eshte aqI mire sa duhet te jete, por as dhe aq I keq sa e bejne.
    Ne fund te hetimeve do dale se akuza ishte vecse nje flluske elektorale. Italiani I Kalivacit ka faj vetem per vonimin ne maksimum te perfundimit te HEC te Kalivacit. Asgje tjeter me shume.
    Ja a nuk eshte e vertete se e haruat Ajolen?

  • Edhe per kete Kalivacin e ka fajin Enver Hoxha. Eshte ai diktatori qe na la ne kete dite , sa vijne e tallen investitoret e huaj. Eshte faj i tij ,se po te ishte per Nanon E Berishen i kishte marr izrin ketIJ Beketit……. PO nje gje te mire e ka bere Breketi .paska blere piktura te shitsja Liri Berisha. Ndaj dhe Shkelzeni paska te drejte te rrevoltohet per klientin e pikturave qe shiste mamaja , sigurisht …leket shkoninper fondacionin e femijeve ……. ku kujdestar i pare ishte SHKELZENI E ARGITA. Votoni ,o poull per partine e Saliut qe t’na vije ne pushtet e t;na ndertoi kete Kalivacin se Skavica e Bushati perfunduan…. Ndaj do ulin taksat keta dhe energjine do ta japin po thuaj falas….. Mos harroni votoni ….. per Lulin …. qe ngeli dyqaneve ,ashtu si 4 vjet me pare dyqaneve te Tiranes,i cili i shduku fletoret dhe me rritjen e mireqenies ,fletoret u shendoshen e u ben blloqe ,ku shenohen emrat……. POull mblidhe mendjen !

  • Ndoshta shume gjera nuk i kuptojme mire se nuk marim vesh nga menyra e lidhjes se kontrateve por nuk ka mundesi qe dikush lidh nje kontrate ka detyrime ndaj kesaj kontrate te lidhur por cuditerisht jo vetem qe nuk zbaton kontraten por luan me shtetin A ndodh rendom ne vende te tjera kjoi gje Si ka mundnesi qe nje kontrate te lidhur nga Fatos Nano e vazhdoi per tete vjet Berisha natyrisht qe heshtja dhe e bertitura e Zenit sot tregon se ai eshte i lidhur me te duke e mjele.

    • Po e ke gabim o Emigranti e ke gabim. Lexo demons dining me lart “Portali energjitik Kalivac” Aty I ke te gjitha; ke dhe se si e ka denuar ministrija e financave te qeverise Berisha dhe plot e plot te tjera. Ka shume raste qe gazetat nje mase te bardhe na thone qe eshte djathe kur ne te vertete ai eshte sapun.

  • U mbytem duke komentuar komentet,sa here nuk shohim seriozisht eventet dhe perkedhelim paditurisht veteveten, duke dashur te mos e njohim siç eshte te verteten.Becheti eshte akuzuar per aferat me plehrat ne Rome,bashkepunetor i tij eshte dhe pronari tv “agon”,dhe pranohen si investore te besueshem ne vendin tone,pasi ua paguan ryshfetet Tosit e Sales nen dore. Mjaft te kujtoni sherrin e plehrave midis Nano-Berishes, duke pohuar ato qe kishin mohuar,dhe pasi moren ryshfetet e kontrabandes tines,bene ate çfar kishin kundershtuar. Kalivaçi e qindra HC te tjere nuk jane seriozisht ne sherbim te vendit, jane menyre per te vjedhur e mashtruar, fantazite berishiste se do te jemi “superfuqia e korentit”,jane menyrat primitive shpellarake per te sunduar.Kalivaçi eshte aventura e nje Tos-xhuxh-rrugaçi, eshte katraura e nje Sal-uk-ari shkaterraçi,”filozofia”e Nano-shqupisteve eshte kthimi i Albanistanit ne nje pleherishte te kontrabandisteve.

  • Po sa bukur komentoni me fjale vec fjal.Sepse veprat i bejne kriminelat e politikes tone te felliqur.Mos u shqetesoni kot me fjal.Ne historine tone gjithmon kan ngren te ngopurit me para por te pangopur per pushtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *