Banorët e Mënikut në protestë për urën e dëmtuar

redaktor

Jetesa e banorëve të fshatit Mënik, i cili ndodhet vetëm 8 km larg kryeqytetit, është në vështirësi jo vetëm nga mungesa e infrastukturës, kushteve të higjenës, por i ëhstë shtuar kësaj edhe shqetësimi i urës lidhëse midis dy anëve të fshatit.

Pas peticionit drejtuar kreut të qeverisë dy muaj më parë, banorët e zonës zhvilluan një protestë paqësore, për të kërkuar zgjidhjen e problemit. Gjëndja në të cilën ndodhet ura lidhëse, vështirëson kalimin e banorëve, sidomos në mot të keq, duke e bërë shpesh të pamundur.

Gjithashtu edhe vetë komuna ka bërë disa herë kërkesë qeverisë për të zgjidhur sa më parë problemin e banorëve, për vendosjen e një urë e cila do u shërbejë kalimtarëve dhe shoferëve. Kryetari i komunës së Ndroqit, Pëllumb Curri dhe deputeti i zonës Artan Gaçi, kanë pohuar se deri më tani nuk ka patur asnjë përgjigje.

Banorët paralajmëruan se nëqoftëse nuk gjendet një zgjidhje sa më shpejt do të bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *