Banorët e Rinasit sërish në protestë, rruga bllokohet nesër në orën 10:00

J L

Banorët e Rinasit dhe të fshatrave përreth pritet që të mbajnë një tjetër protestë ditën e nesërme.

Për të tretën ditë, ata do të dalin në orën 10:00 për të bllokuar rrugën, e cila është bërë me një sens lëvizjeje kur nisesh për në aeroportin e Rinasit.

Ata i kanë dërguar sërish një kërkesë-njoftim policisë së Krujës, në të cilën shkruajnë se protesta do të zgjsë deri në orën 12:00.

Për dy orë me radhë, banorët e Rinasit e të fshatrave përreth u përplasën me policinë, pasi bllokuan rrugën për të kundërshtuar vendimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Banorët e shqetësuar thonë se nëse nuk ka zgjidhje do të vijojnë edhe ditët e tjera.

Disa ditë më parë, ARRSH vendosi se qarkullimi drejt Aeroportit do të realizohej me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq, deri në rehabilitimin e aksit rrugor. Mjetet që vijnë nga veriu për në Rinas duhet të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • BRAVO qytetareve te kerkojne te drejten e tyre dhe madje te kerkojne dhe te investohet per trotuare e rruge te sigurta se ate rrugen e Prezes as qe kane investuar ndonje lek prej dekadash.
    Dhe meqe ra fjala kur ishte Gjermani tek Aeroporti rruga ishte prone e aeroportit dhe financuar dhe perfunduar prej gjermaneve. Ne kete rruge prone te aeroportit nuk duhet te kishin akses subjekte te tjera pa lejen e Aeroportit por i paafte i qokatareve qeverisesa e beri han me shtat porta dhe kastrapi i vuri kapakur me menaxhimin alla shqiptarce – oligarcke, duke i kerkuar ARRSH ta beje me nje kalim.
    dhe cbejne DUM-DUMat e arrsh ate qe i kerkohet pavaresisht se eshte ideja me idiote.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *