Banorët e “Unazës së re” sërish në protestë, prezencë e madhe të forcave të policisë

Leda Hysa

Banorët e ‘’Unazës së Re’’ do të vazhdojnë me protestën kundër prishjes së banesave të tyre për të zbatimin e projektit ‘’Unaza e Madhe’’.

Nga informacionet e fundit mediatike, mësohet se janë shtuar forcat e policisë në zonë për t’u përballur me protestuesit. Protesta e ditës së sotme do të nisë në orën 18:30.

Përplasjet midis policisë dhe protestuesve janë rritur sërish në 3 ditët e fundit, ku janë shoqëruar disa prej banorëve të zonës së Astirit.

Ditën e sotme, PD-ja paditi disa punonjës të policisë së Tiranës për dhunimin e banorëve dhe disa gazetarëve gjatë protestës së ditës së djeshme. Ish-deputeti Klevis Balliu e quajti ‘’moslejimin e protestës si genocid’’.

l.h/ dita

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *