Banorët e Unazës së Re, vijojnë protestën: Duam shtëpitë tona

DITA Online

Banorët e zonës së “Unazës së Re” në kryeqytet kanë dalë sërish në protestë këtë pasdite. Ata shprehen kundër prishjes së banesave të tyre, siç e parashikon plani për ndërtimin e projektit të “Unazës së Madhe”.

Me një pankartë të shpalosur me mbishkrimin “duam dëmshpërblim”, apo me thirrjet “duam shtëpitë tona”, banorët kanë vijuar edhe këtë të mërkurë protestën e tyre, për të disfatën ditë radhazi.

Banorët kanë paralajmëruar vazhdimësi të protestës nëse problemi i tyre nuk merr zgjidhje. Disa syresh kanë paralajmëruar edhe veprime ekstreme.

Nga bllokimi i të dyja akseve të rrugës kryesore në zonë, është krijuar një trafik i rënduar.

v.l/ Dita

Share This Article
5 Comments
  • Pergezime ketyre banoreve, po e kuptojne se kush eshte ky peshkaqeni EDI KRISTAQ ANETA RAMA nje derdimen, kapo i oligarkeve te sotem qe duan ta varferojne kete popull ne te gjitha drejtimet duke u tallur me mundin dhe djersen e ketij populli.
    Ky eshte EDI RAMA qe din te beje vetem zhgarravina dhe konçesione.

  • Protesta duhet te arrije zgjidhjen perfundimtare duke i strehue te gjithe ne shtepit te perfituara nga shdamtimi i shtepijave ekzistuese.
    Njikohesisht protestuesit te mos pranojne nderhyrje te asnji partie politike.Suksesi dhe rrezultati asht ma i arritshem.
    Jo vetem proteste ne rruge.Por edhe ne banesa te mos levizin asnjeri nga votra.Deri ne plotesimin e kushtit ne banes te garantume.Le ti nxjerrin me detyrim.Athere i bie qe ceshtjen ta kalojne ne Strasburg.Sepse ekzistojne fakte qe qeveria kercnon protestuesit dhe nuk i shdamton pronaret dhe nuk garanton strehim per qiragjite.Keshilloje qe protestuesit te regjistroi me kamera ze dhe figur te gjithe levizjet dhe nderhyrjet kunder protestuesve.

  • Tek unaza e madhe nuk kishte shpija. Atje kishte toka që kafshët i zunë dhe ndërtuan pa lije. Qeveria të shlyej pronarët kurse të tjerët të shkojnë nga erdhën dhe të bëhen mësim për të gjithë se nuk zaptohet toka e pronarit apo shtetit. Këto janë ligjet e demokracisë edhe pse nuk ju pëlqejnë.

  • Kam pershtypjen se problemi eshte pak i nderlikuar,sepse mendoje se kemi te bejme me 1 banesa te ndertuara me hipotek, 2 banesa pa leje ne toke te tyre dhe 3 banesa pa leje ne toke te tjetrit.Per rastin e pare ata do ta marin demshperblimin sipas ligjit problemi eshte rasti i dyte e sidomose rasti i trete qe ndertimi eshte ne toke te tjetrit dhe demshperblimin e tokes do ta mari ai qe ka token se nuk ka Strasburg qe tu japi te drejte uzurpusve ,por nje gje u them banorve te luftojne fort qe te marin demshperblim per banesat si te ishin te legalizuara te gjitha ose te kompesohen me po aq metro ndertim sa kane se jemi te barabarte para ligjit kjo eshte A-ja e drejtesise kur dy njerez kan bere te njejtin gabim trajtohen te dy njesoj jo njerin e legalizon e mer hipoteken e tjetrin jo se ligji i legalizimeve eshte perzgjedhes e nuk i trajtone qytetaret si te barabarte. Banoret veç protestes ta çojne çeshtjen ne gjykate per mos barazi para ligjit e jam i sigurt se do te gjejne zgjidhje o te gjithe qe kane ndertuar pa leje legalizohen o asnje. Une jam pro banorve ne protesten e tyre e mirkuptoje çdo veprim te tyre qofte dhe i paligjeshem pa cenuar jeten e asnje te pafajshmi , unaza nuk vlen fare nese lihet ne rruge te madhe qofte edhe nje njeri i vetem shtetaret ti vene gishtin kokes e ti lene pradhat me qirate nje vjeçare po tu japi shtepi njerzve se jan ber me gjak se me 10mije leke dita e punes nuk behet shtepija mezi mbahet fryma gjadh. Dal nga puna nga ora 5 mbasdite e do ti bashkohem protestes. Me respekt Ilir Alilaj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *