Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë, të akuzuar si shpërndarës të kokainës.
Policia u sinjalizua nga banorët e zonës dhe më pas organizuar operacionin nga ku ranë në pranga një 21 dhe 26 vjeçar.
Ndërkohë, një i tretë po hetohet në gjendje të lirë.
Të tre ishin rezidentë në Perugia dhe prej disa kohësh ishin në vëzhgim nga policia. Lëvizjet e çuditshme të tyre në zonën e rrugës “Cortonese” ishin vënë re nga banorët që kanë sinjalizuar forcat e rendit.
Mbrëmjen e djeshme filloi edhe operacioni i karabinierëve, të cilët hynë në apartamentin ku banonin shqiptarët.
Gjatë kontrollit janë gjetur 46 doza me rreth 56 gram kokainë si dhe 1040 euro cash të fshehura poshtë divanit.
l.h/ dita
