Banorët heronj!

Ornela

Videot e gjarpërinjve që gëlltisin kafshë, e në rastet më të tmerrshme edhe njerëz po kthehen në diçka të shpeshtë në internet.

Këtë herë, një video e re tregon momentin kur ekspertë dhe banorë të një fshati në Indi arrijnë të shpëtojnë një dhi nga një piton 4.5 metra të gjatë.

Banorët e fshatit Jaitpur, në shtetin e Madhya e dalluan gjarprin teksa po përpiqej të gllabëronte “vaktin” e tij. Zvarraniku e kishte nisur aventurën më herët nëpër fshat duke sulmuar kafshë të tjera.

Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar dhinë në kohë, kur e nxorrën nga barku i pitonit ajo kishte kishte ngordhur.

Banorët dhe zyrtarë të pyjeve, të cilët morën pjesë në këtë operacion e liruan më pas gjarprin në pyll.

https://www.youtube.com/watch?v=JRXcoOwRpFw

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *