Presidenti i SHBA, Barack Obama ka nxitur vendet e G7-ës, (Gjermania, Kanadaja, SHBA, Franca, Italia, Japonia dhe Mbretëria e Bashkuar) për t’i bërë ballë “agresionit rus” që po ndodh në Ukrainë.
Obama i ka bërë këto deklarata disa orë para se të fillonte samitit i G7-ës që mbahet në lokaliteti gjerman të Elmau.
Presidenti amerikan vizitoi lokalitetin alpin të Krun ku ka zhvilluar takime me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Në mungesë të presidentit rus, Vladimir Putin që u përjashtuar para dy vjetësh nga ky samit për pjesëmarrjen ruse në konfliktin ukrainas, ekzekutivi i Shteteve të Bashkuara insiston në mbetjen në fuqi të sanksioneve të vendosura kundër Moskës.
Në të njëjtën linjë është prononcuar edhe Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, që ka kërkuar të konfirmojë unitetin në sanksionet kundër Rusisë. “Qëllimi im sot është që të rikonfirmojmë unitetin tonë mbi politikën e sanksioneve”, tha ai.
“Në ditët e ardhshme në Elmau do të flasim për të ardhmen tonë, të ekonomisë globale që krijon punësim dhe mundësi, të mbajtjes së një Bashkimi Europian të fortë dhe të begatë, duke bërë aleanca të reja tregtare përmes Atlantikut, ballafaqimin me agresionin rus në Ukrainë, në luftën kundër kërcënimeve të ekstremizmit të dhunshëm”, tha Obama së bashku më Merkel gjatë vizitës së tij në Krun.
Nga ana e saj kancelarja gjermane ka theksuar se pavarësisht diferencave në opinion, SHBA-ja dhe Gjermania janë aleatë.
“Pavarësisht diferencave tona në mendime, SHBA është miku ynë, aleati ynë, një aleat esencial me të cilin bashkëpunojmë ngushtë për interesin e përbashkët”, theksoi Merkel në një fjalim të shkurtër ku priti Obamën në lokalitetin e vogël alpin të Krun në Bavari, para se të fillonte samitit i G7.
Zbulimet e Edward Snowden, në lidhje programet e spiunazhit të SHBA-së që në 2013-ën u përgjuan telefonatat e kancelares gjermane, shkaktuan një tension të konsiderueshëm mes dy vendeve.

“Pavarësisht diferencave tona në mendime,tha Merkel ne mbetemi aleate me ameriken.
Sigurisht ky konstatim shume diplomatik i Merkel dhe kuptohet. Me Rusine nuk mund te besh te fortin aq me keq kur e ke prane. Por mendoj se nuk eshte kjo zgjidhja,dialogu dhe aresyet pse e shtyjne Rusine te “ece” perpara,kjo duhet pare realisht. Ti(amerike) je e zgjuar por une sjam “budalla” thote rusi. Dikur aleate qe permbysen fashizmin tani “kundershtare” per influenca. Kujdes! “Lindja eshte e kuqe”(Kina,India) keto mjaftojne,apo jo. Lideret harojne se mungesa e respektit e dashurise,tolerances.dialogut, eshte si te mos njohesh njeritjetrin dhe aftesite e tyre. Uroj qe “bira” dhe “vodka” mos i zere deri ne delir,udheheqesit boteror!
Obama mos nderse Evropianet kunder Rusise. Ti e njeh mire potencen ushtarake Ruse dhe nuk ta mban ti dalesh perblle dhe me hile do te futesh te tjeret. Obama lere Evropen ne paqe se ajo qe ndodhi ne Ukraine ndodhi per faj te tuajin.
…………mençuria stupideska e amerikes ka shkuar ne piken e vlimit , ku po kerkon te marre reston e Hiroshimes dhe Nagasakit. Gjaku oqean i njerzimit nuk ka shkuar e as shkon kot, shpagohet prima a poi.