Barack Obama në vizitë zyrtare në Arabinë Saudite

Elton Tafaruci

Presidenti amerikan, Barack Obama mbërriti ditën e sotme në Arabinë Saudite për një vizitë dy ditore, në fokus të bisedimeve është zbutja e tensioneve me këtë aleat historik disi të zhgënjyer, pas një hapje të politikës së Uashingtonit drejt Teheranit.

Avioni presidencial “Air Force One” u ul pasditen e sotme në aeroportin ndërkombëtar “Mbreti Khaled i Riadit”.

Mbreti Salmane, i cili pritet të takohet gjatë pasdites, nuk ishte i pranishëm në pistën e aeroportit për pritjen zyrtare të Obamës.

Mbërritja e presidentit amerikan nuk u transmetua drejtpërdrejtë në televizionin kombëtar, siç ndodh zakonisht gjatë vizitave të udhëheqësve të huaj.

Kjo vizitë, sipas Uashingtonit do të ketë në qendër të bisedimeve luftën kundër grupeve xhihadiste dhe stabilizimit të konflikteve rajonale (Siri, Irak, Jemen) është e katërta në radhë për Obamën në Mbretërinë sunite prej ardhjes së tij në pushte

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *