Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama ka suprizuar me prezencën e tij çiftin Stephanie dhe Brian Tob ditën e tyre të dasmës në fushën e golfit “The Lodge at Torrey Pines” .
Obama ishte duke luajtur golf në raundin e tij të fundit kur zbuloi se në po të njejtën fushë të San Diegos po zhvillohej një ceremoni martesore.
Video tregon momentin befasues kur Presidenti i bashkohet turmës së dasmorëve dhe përshëndet nusen me dhëndrin.
Ngjarja padyshim që e ka zbukuruar ditën e tyre të dasmës teksa çifti duket tepër i entuziazmuar ndërkohë që bëjnë foto me liderin amerikan.
https://youtu.be/zy3iG1NkkvY
