Barak Obama dërgon një urim për Bajram

Elton Tafaruci

“Për të gjithë ata festojnë nga familja ime tek e juaja – Gëzuar!’

Presidenti Amerikan Barak Obama pas masakrës që i është bërë kryesisht popullsisë muslimane këtë muajt të shenjtë të Ramazanit, u ka uruar nga Shtëpia e Bardhë në emër të të gjithë amerikanëve, besimtarëve myslimanë, gëzuar Bajramin.

“Uroj që lutjet për paqe të besimtarëve myslimanë, por dhe të të gjitha besimeve, të dëgjohen dhe të marrin një përgjigje, – është shprehur ai – Për të gjithë ata që festojnë, nga familja ime tek e juaja – Gëzuar!”

Ky urim i ndier i Presidentit amerikan vjen pas dy masakrave në Bagdad që lanë rreth 200 të vdekur, sulmit në Bangladesh dhe një javë pas sulmit në aeroportin e Stambollit nga militantët e ISIS.

Share This Article
1 Comment
  • Aha, Presidenti Amerikan e ditka qe Shqiperia ështe nje vend musliman.
    Sado qe politicians t
    Dhe lakenjte mundohen ta fshehin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *