Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Barak Obama rizgjidhet president i SHBA-së
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajmi i fundit > Barak Obama rizgjidhet president i SHBA-së
Lajmi i fundit

Barak Obama rizgjidhet president i SHBA-së

editor
Published November 7, 2012
Share
Barak Obama
SHARE

Barak Obama fiton mandatin e tij të dytë në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke mposhtur kështu kundërshtarin e tij republikan Mit Romni.

Presidenti i parë me ngjyrë në historinë e Amerikës fitoi 303 vota, mese te mjaftueshme për të fituar garën në kolegjin zgjedhor.

Në fjalimin e mbajtur në Çikago para mbështetësve të tij ai u shpreh se do të vijonte bisedimet me kundërshtarin e tij për një bashkëpunim në mënyrë që vendi të mund të ecë përpara.

Demokratët fituan gjithashtu edhe shumicën në Senat.

Pasi falënderoi mbështetësit e tij, Obama përshëndeti edhe kundërshtarin republikan duke i përgëzuar për fushatën shumë të fortë.

Obama tha se po kthehej në Shtëpinë e Bardhë edhe më i vendosur se më parë dhe më i frymëzuar për punën qëduhet kryer dhe për të ardhmen që shtrihet përpara. “Ne jemi një familje amerikane dhe ne ngrihemi dhe biem së bashku”, deklaroi ai.

Ndërkaq, nga Bostoni, ku ishte dhe qendra e fushatës së tij, kandidati republikan Mit Romni, i cili humbi zgjedhjet, tha se ai kishte dhënë gjithçka në këtë fushatë. Por lidhur me problemet aktuale ekonomike, ai tha se nuk është koha për t’iu kundërvënë njëri-tjetrit, por republikanët dhe demokratët duhet të bëheshin bashkë “për të vënë njerëzit mbi politikën”.

 

editor November 7, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?