Barazia gjinore, Kanadaja ndryshon tekstin e Himnit (në 2012-n e njëjta ide u trajtua si herezi në Shqipëri)

editor

Senati i Kanadasë ka aprovuar këtë 1 shkurt, ligjin për ndryshimin e tekstit të Himnit Kombëtar, duke zëvendësuar disa prej fjalëve të tij sepse konsiderohen diskriminuese nga pikëpamja gjinore.

Vargu i tretë ku flitet për “patriotizmin e të gjithë burrave” zëvendësohet në versionin e ri me “patriotizmin e të gjithëve ne”.

Vendimi i ligjvënësve kanadezë mbyll kësisoj një debat të hapur rreth 2 vjet më parë kur Mauril Bélanger, deputet i partisë së kryeministrit Justin Trudeau, prezantoi propozimin për të modifikuar tekstin e himnit “O Canada”.

Maurile Belanger

Himni kanadez u kompozua fillimisht në frëngjisht në 1880 nga poeti dhe juristi Adolphe Basile Routhier me muzikë të Calixa Lavallée.

Teksti anglisht u këndua për herë të parë në 1906 dhe “O Canada” u bë himni zyrtar i vendit në 1980.

Vendimi i fundit është pritur me entuziazëm nga pjesa më e madhe e opinionit publik dhe veçanërisht nga organizatat feministe, të cilat kishin ushtruar presion për modifikimin e himnit me mbështetjen edhe të shkrimtares së njohur Margaret Atwood.

Deputeti propozues Bélanger, për fat të keq nuk ka mundur të festojë: ai ndërroi jetë në gusht 2016 i prekur nga një sëmundje e rëndë.

Shembulli kanadez ka ngritur ndërkaq debate edhe në disa vende të tjera, mes të cilave edhe në Italinë fqinje.

Është interesant fakti që ndryshimi i tekstit të himnit u tentua edhe në Shqipëri, disa vite përpara Kanadasë dhe mbi të njëjtin argument: barazia gjinore.

Bëhet fjalë për një propozim të ish-Avokatit të Popullit, Igli Totozani në prillin e 2012-s. Ai propozoi asokohe ndryshimin e tekstit në strofën e dytë dhe të gjashtë të himnit.

Igli Totozani

U propozua që vargu “Kush është BURRË nuk frigohet / po vdes, po vdes si një dëshmor” të bëhej  “As gratë, as burrat nuk frigohen, por vdesin, vdesin si dëshmorë” dhe vargu “Trim BURRE quhet dhe nderohet / Atdheut kush i-u bë therror” të bëhej “GRA edhe BURRA do nderohen, Atdheut kush i-u bë therror”.

Por propozimi shkaktoi reagime të forta kundër dhe u trajtua gati si herezi, duke shkaktuar tërheqjen e Avokatit të Popullit nga një ide që nëse do avanconte, do ta kishte vendosur  Shqipërinë në pararojë të një ndryshimi që tashmë po e mendojnë të gjithë.

Për më shumë, mund të klikoni KËTU dhe KËTU.

b.m. / dita

 

Share This Article
7 Comments
    • Ike ore plehre … , ti as e ke idene e “Himnit Kombetar” ! Shqiperia , e rrethuar nga vampire , si Greket dhe sllavet , apo oreksi turk i rihapur , eshte vazhdimisht e kercenuar , dhe detyrimisht i duhet nje himn me tonalitete te larta , qe te mund te mbaje gjalle ndjenjen kombetare . Ne nuk e kemi luksin e sigurise , qe ka nje shtet i madh , i pa fund ne hapesire e ne potenciale te gjithaneshme si Kanadaja . Rilindesit tane te pa vdekshem , kane qene teper te mendshem dhe e kane njohur ne gen popullin tone , historine e tij dhe perspektiven ! Ndaj , kur nuk ke mend as per vete , mos u perpiq te çoroditesh edhe te tjeret ! Sa per mediat tona , ketyre kaq u ben ! Ata e kane biznes ate dhe as qe duan te dine per efektet qe sjell ne popull çfardo lloj marrezie . Mjafton te shtojne lexuesit dhe fitimet !

  • Hall i madh per Totozanin….
    Pasi i zgjidhi te gjitha hallet e popullit,iu fut edhe Himnit,ta restauronte…
    .
    Na rrofsh per dimer o avokat i madh…

  • mos mor mos!!
    të bëhemi dhe ne si kanadaja dhe pastaj shohim e bëjmë!!
    kanadaja,pavarsisht se nuk është një komb,por thjesht një vënd emigrantësh,prap ka kufijt e saj dhe ska P.. sëme që ja luan!kurse ne jemi një komb,i ndarë në copa dhe prapë duam ta coprojmë,ta zvogëlojmë atë “glas zogu” që na ka mbetur!!
    lëreni himinin rehat se i bukur është ashtu si është!!
    nuk ma merr mëndja se nënat,gratë dhe motrat tona janë të fyera prej tij!!
    ti barazojmë në jetën reale kjo ka vlerë!
    jo fjalë të bukura e gurë në trastë!!
    totozani para se të bëhej avokat i popullit pat shkrime të bukura,më pas!?
    përveç kësaj rrëmuje të pavlerë,nuk u morr vesh se ku përfundoi!!me siguri ka marrë lejen e zakonshme??
    apo thjeshtë rrogën se leja si hynte në punë!!asgjë sbëri!!se dëgjojmë askund zërin e avokatit të popullit!!asnjë lloj njoftimi në këto gati 6 vjet!!se harrova ishte njoftimi për pallatin e vjerrit të lul buzkuqit!!

  • Bukur avokati, por si nuk i vajti mendja se me ndyshimwt le jashte tenverset geyt lesbiket dhe soj e sorollop. Apo per ata do vleje himni i ylberit

    • Ore pse beheni kaq negative?
      Meqe nuk jane homoseksualet nuk duhet t jene as grate? Cfare logjike eshte kjo?
      E kur na u bete m t zgjuar se kanadezet ju shqipot aty n Kazanistan? Se po t ishte keshtu kanadezet do vinin ne Shqiperi jo shqiptaret do dyndeshin n Kanada

  • Pesha e këtyre krakteistikave është si më poshtë:– Politika (sistemi politik) me 50 për qind;– Gjinia (barazia gjinore në aspektin socio-ekonomik dhe arsimor) me 10 për qind;– Ekonomia (sistemi ekonomik) me 10 për qind;– Njohuritë (shoqëria e njohurive, hulumtimi dhe arsimi) me 10 për qind;– Shëndeti (sistemi shëndetësor dhe gjendja shëndetësore) me 10 për qind; dhe– Mjedisi (qëndrueshmëria mjedisore) me 10 për qind.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *